Home » Opinione » Dukuri: KUR MBROHET E KEQJA ?!

Dukuri: KUR MBROHET E KEQJA ?!

Këshilli për të Drejtat e Njeriut , Këshilli Nacional  dhe Koalicioni i partive opozitare PVD, LPD e UDSH, kanë lëshuar një kumtesë për opinion, me të cilën janë vënë në mbrojtje të kryeredektorit të revistës artificiale “Nacional”, nga kinse sulmet verbale të gazetarit të RTV Bujanoci.

E pabesueshme, jologjike, madje edhe e pakuptimtë. Gazetari sulmon gazetarin me bisedë telefonike për ta shkelur kodin etik të veprimtarisë së tyre profesionale dhe kolegiale!

Këtë dukuri negative e besojnë vetëm reaguesit e larttheksuar, të cilët nuk e kanë hallin ta mbrojnë kryeredaktorin të “Nacionalit”, por për ta sulmuar pushtetin lokal i dalë nga vota e lirë e qytetarit, për kinse tentim disiplinimi të mediumeve dhe gazetarëve!

Harrojnë këta reagues kolektivë, të cilët e kanë marrë rolin e opozitarit, se deri dje ishin vet ata zëdhënës të shkeljeve flagrante të lirisë së fjalës dhe informimit, duke i bllokuar, ngulfatur dhe shuar mediumet e pavarura si dhe duke krijuar aso partiake sic është “Nacionali”, pjellë e PVD-së dhe të të ashtuquajturit Këshill Kombëtar Shqiptar.

Këto marifetllëqe të këtyre trumbetuesve të lirisë së shtypit, nuk i shërbejnë për nder aspak avancimit dhe afirmimit të mediumeve në këtë rajon, deri dje të përfshira nga flakët e luftës.

Nuk mbrohet informimi i drejtë, korrekt dhe efikas, duke krijuar probleme artificiale dhe duke ngatërruar gazetarët për qëllime të ulëta politike.

 

Tërnoci PRESS

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch