Home » Lajme » Dukuri: NDARJA ANTE PORTAS

Dukuri: NDARJA ANTE PORTAS

“Këshillit Nacional serb do ndarjen e Bujanocit”, ishte titulli i një shkrimi, i cili vërshoi web faqet e internetit, si një lajm senzacional.

Ky Këshill Nacional serb, i cili është krijuar para një muaji, pikërisht një javë pas paraqitjes së problemit të deponisë (bërllokut), siç thonë politikanët shqiptarë, lëre që kërkon ndarjen e qytetit të Bujanocit dhe bashkëngjitjen e pjesës serbe me Vranjën.

Liderët lokalë shqiptaro-serbë një iniciativë të tillë e konsiderojnë të dëmshme dhe kundërproduktive, duke lavdëruar funksionimin e qeverisjes multietnike, meqë siç vlerësojnë ata “është duke funksionuar mire”.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Grupimit qytetar “Lëvizja për Bujanocin”, Tomislav Stojanoviq, i cili njëherësh është edhe njëri nga themeluesit e Këshillit Nacional serb ka thënë se Komuna e Bujanocit është e ndarë në pjesën ku jetojnë shqiptarët dhe në pjesën ku jetojnë serbët.

“Nëse për shkak të numrit të vogël të banorëve nuk mund që Bujanoci të merr statusin e qytetin, atëherë duhet të rishikohet mundësia që Bujanoci t`i bashkëngjitet Vranjës, ku edhe serbët pastaj do të mund të kenë komunën e tyre”, ka thënë Stojanoviq.

Kjo ide nuk është e kahershme, ashtu siç kanë ekzistuar të tilla me Mitrovicën, Zubin Potokun a Shtërpcën, por është një ide që ka lindur kohëve të fundit pikërisht kur u formua Këshilli Nacional i shqiptarëve me seli në Bujanoc.

 

Formimi i njëanshëm i Këshillit Nacional të Shqiptarëve, i cili nuk gëzoi përkrahjen e spektrit të përgjithshëm të shqiptarëve në Kosovën Lindore, solli një varg problemesh jo vetëm te shqiptarët, por edhe te serbët lokalë. Ata të indinjuar si pandan formuan Këshillin e tyre nacional, ndonëse të palogjikshëm, por efektiv në bllokimin e shumë projekteve të shqiptarëve.

 

Këto dy këshilla nacionale shqiptaro-serbe, ashtu siç kanë filluar shumë shpejt do t’ia vejnë vijën e kuqe mbi baza etnike Komunës së Bujanocit, e që humbësit më të mëdhenj në këtë drejtim do të jenë shqiptarët.

Për ata që marrin pak erë në politikë, kjo iniciativë e serbëve lokal përmes Këshillit Nacional, po mundohen nga Bujanoci të krijojnë një Medvegjë te dytë. E Këshilli Nacional i Shqiptarëve hahet se kush ka më shumë kompetenca pushtetet lokale, apo, ai, i administruar nga Serbia?!

 

Veprimet e pakoordinuara të Këshillit Nacional të Shqiptarëve, e kanë sjellë në qorrsokak politikën shqiptare jo vetëm në Bujanoc, por edhe më gjerë. Në popull thuhet: “Qeni i keq ta bjen ujkun në torishtë”, apo më mirë: “Mos e prek arushën aty ku s’duhet…!”

 

Vlen të theksohet se ideja e ndarjes së qytetit të Bujanocit nuk ka rrjedh gjatë zgjedhjeve të para të 2002-shit, e as në zgjedhjet e dyta të 2006-shit, por në zgjedhjet e fundit të 2008-tës, kur doli në skenë edhe Këshilli Nacional i shqiptarëve, i formuar njëanshëm dhe me ngjyrime partiake.

 

Nga Tërnoci PRESS

4 Responses

  1. Gazetari thotë:

    Lexues dhe vizitor të nderuar të portalit kosovalindore.com. Të gjithë ju që i përcjillni mediumet e shkruara dhe ato elektronike, Lokale apo edhe ato regjionale, në gjuhën shqipe porë edhe ato në gjuhën sërbe, mesiguri keni mund të vëreni se me të ashtuquajturin “këshilli nacional serb nga Bujanoci” nuk miret më askush, as mediumet serbe, e as ata sërb që vet e morën iniciativën për themelimin e këtij grupacioni. Të gjithë e pan se kjo e nismë dështoi që në start dhe për një kohë shumë të shkurtër kaloi në harres. I vetmi që edhe më tej po miret me këtë këshill të paformuar dhe të harruar është ky far tërnoci.press (kuptoje Sevdail Hyseni, në shpindë të Mulla efendi Nexhmedin Saqipit. Më herët Sevdaili kur shkruajke për kso far tema përdorke emra të ndryshëm të shpifur, me kalimin e kohës të gjithë ata emra ju harxhuan sepse edhe u zbuluan, tashti i ka mbetur mshefja vetëm prapa tërnoci.press. Njëashtu lexuesit e [portalit kosovalindore.com duhet të jen të njohur se pse ky njeri i sëmuar nga kompleksit të marrjes nëpër goj e bënë këtë pun. Un personalishtë edhe pse e di por nuk do ta them kësaj here. Të vërtetën duhet ta thoje kryetari i këshillit nacional të shqipëtarve Z.Galip Beqiri. Opinjoni njëashtu duhet ta dije pse Galip Beqiri heshtë rreth kësaj cështjeje, pse ky njeri ju frigohet Sevdaiul Hysenit, apo pse me heshtjen e toj edhe e mbron këtë njeri. Gazetari.

  2. Sevdail Hyseni thotë:

    Kohëve të fundit një personi të njohur me nofkën Gazetari, ka mbetur të jap vlerësime për opinionet e shkruara jo vetëm në http://www.kosovalindore.com, është e drejtë etij të flas dhe të komentoj ç’të dojë, por më mirë le të angazhohet të shkruaj drejtë e me pak gabime ngase po e bastardhon gjuhën e nënës së vetë nëse e ka amtare e mos të flasim pë gazetari se kurrëkuned nuk është….

    Baci

  3. O gazetar, kush do që fshihet pas këtij iniciali jeni një kodosh që nuk merrni erë jo vetëm në gazetaeri, por asnë jetë. Kush po ju detyron të jepni komenti kur nuk merrni erë në këto punë e di se je nevojli për ndonjë përkrahje nga lart por më mirë heshtini….

    Baci

  4. luginaa thotë:

    LUGINAA PIT SEVDAILIN, A PASKE FILLUE EDHE HAVADYZE ISLAME NE RADIO bUJANOCI, LUGINAA THOTE ME PAK VEND HOXHES yLFI, ATIJ ME FUSTAN, E ME TEPER EMISIONE EDIKATIVE SHIPE. lUGINAA ME SHNET

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch