Home » Lajme, Vendore » “Dverit” po i djeg vizita e Nishanit në Bujanoc

“Dverit” po i djeg vizita e Nishanit në Bujanoc

Në lidhje me vizitën e presidentit shqiptar Bujar Nishani që do të vijë në Bujanoc me 7 mars ka reaguar edhe lëvizja serbe “Dveri” e cila përkujton kryeministrin Serb Aleksandar Vuçiq se Bujanoci është pjesë e shtetit serb dhe obligimi i tij është që të mbroj të drejtat e popullit serb që jetojnë në këtë komunë multietnike, transmeton rtvpresheva.com.

“E pyesim kryeministrin Vuçiq – a ka marrë leje presidenti shqiptar Bujar Nishani nga organet shtetërore që të vizitoj Bujanocin me 7 mars? Kjo vizitë është shqetësuese për popullin serb që frigohet se pozita e tyre do të përkeqësohet më shumë, raporton presheva.com.

Kjo është veçanërisht shtetësuese dhe e rrezikshme për interesat tona nacionale që qeveria e Vuçiq nuk ka bërë absolutisht asgjë për të mbrojtur të drejtat e popullit tonë dhe për të përmirësuar pozitën e tyre në jug të Serbisë.

Populli serb në jug është i frikësuar veçanërisht për shkak të spekulimeve të shpeshta për shkëmbimin e territoreve me Prishtinën.

/RTP/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch