Home » Lajme, Vendore » Dy këshilltarë të Partisë përparimtare serbe (SNS) në Kuvendin komunal të Bujanocit së shpejti do të jenë pjesë e koalicionit qeverisës shqiptaro serb

Dy këshilltarë të Partisë përparimtare serbe (SNS) në Kuvendin komunal të Bujanocit së shpejti do të jenë pjesë e koalicionit qeverisës shqiptaro serb

Sipas Tanjug, deputeti popullor Dragan Nikoliq – shef regjional i përparimtarëve dhe kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi kanë biseduar rreth këti zgjerimi të koalicionit. “Informacioni është i saktë, bisedimet për hyrjen tonë në koalicion qeverisës ende është duke i zhvilluar” ka thënë Nikoliq. Ai thotë se ka shpresa që bisedimet ndërmjet dy palëve të ketë sukses, pasi SNS është “partner i të gjithëve”. “Të gjithë ata mendojnë në mënyrë racionale na duan ne si partnerë pasi vlersojnë se ne, me kapacitetet tona mund të kontribojmë në punë më kualitative të vetqeverisjes lokale, e kjo do të thotë për një jetë më të mirë të qytetarëve” ka thënë deputeti i SNS Dragan Nikoliq. Bisedimet për hyrjen në koalicion të dy këshilltarëve serb në qeverisjen lokale në Bujanoc e ka pohuar edhe Nexhat Behluli, nënkryetar i PD. “Hyrja e dy këshilltarëve në koalicionin tonë, para së gjithash do të thotë edhe një qeverisje lokale më stabile dhe më të fortë, e cila do të ketë tani 24 nga 41 këshilltarë” ka thënë Behluli. Koalicioni qeverisës në Bujanoc tani ka 22 këshiltarë nga 41 gjithsejt në të cilën marrin pjesë PD e Nagip Arifit me 12 këshilltarë, grupi i qytetarëve “Stojança Arsiq” me 5 këshilltarë, koalicioni serb “Për një Bujanoc më të mirë” me 4 këshilltarë dhe një këshilltarë i PDSH./A.B/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch