Home » Kulturë » Dy milionë albume të shitura nga Dua Lipa

Dy milionë albume të shitura nga Dua Lipa

Dua Lipa ka arritur shifrën 2 milionë përsa i përket albumeve të shitura në të gjithë botën.

Këngëtarja shqiptare, e cila po korr sukses të jashtëzakonshëm në muzikë, e ka bërë të ditur këtë arritje me anë të një postimi në Instagram.

“Dy milionë albume në të gjithë botën. I dua që të gjithë fansat dhe ekipin tim”, ka shkruar këngëtarja shqiptare.

Kënga e fundit e Dua Lipës, “One Kiss” në vetëm 3 javë ka arritur 39 milionë klikime në Youtube. Ky fakt tregon qartë se sa e pëlqyer është ajo në të gjithë botën.

Ajo gjithashtu ka shumë hite, dhe njëra nga këngëtaret më të kërkuara jo vetëm në Evropë, por edhe në Amerikë.

Dua Lipa gjithashtu në karrierën e saj ka fituar shumë çmime ndërkombëtare

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch