Home » Lajme » Dy qeveritë shqiptare harrojnë fondin e premtuar për Luginën

Dy qeveritë shqiptare harrojnë fondin e premtuar për Luginën

Në janar të 2014-tës, Qeveria e Kosovës bashkë me atë të Shqipërisë premtuan fonde mijëra euro për Luginën e Preshevës.

E sot tri vite pas dhënies së premtimit, Lugina ka pranuar vetëm 100 mijë euro nga fondi i premtuar, derisa një shumë më e madhe se kjo nuk i është dhënë akoma, shkruan Indeksonline.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë të Luginës së Preshevës, Jonuz Musliu ka thënë për Indeksonline se premtimet e dhëna nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama kanë mbetur vetëm fjalë.

“Përpos 100 mijë euro për maternitet që janë ndarë, tjera fonde nuk kemi marr pavarësisht deklaratave dhe premtimeve. Kanë mbet vetëm deklarata dhe diçka konkrete nuk kemi marr tjetër deri më sot”, ka thënë Musliu.

Ai bëri të ditur se atë kohë kishin një marrëveshje me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës për periudhën 2015-2016 por që nuk u realizua asnjëherë.

“Edhe pse kemi bërë marrëveshje me Ministrinë e Kulturës së Kosovës për 450 mijë euro në vitin 2015-2016, Këshilli kombëtar ia ka dërguar disa projekte MKRS-së, por nuk kemi ndihmesë nga Republika e Kosovës dhe Shqipërisë”, ka theksuar Musliu.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch