Home » Lajme, Opinione, Vendore » Dyfytyrësia politike realisht është poshtërsi dhe tradhëti kombëtare!

Dyfytyrësia politike realisht është poshtërsi dhe tradhëti kombëtare!

Shkruan: Nehat Hyseni

Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia derisa ishte Qeveria Kurti, ‘vajtuan m’ për popullin dhe në emër të dashurisë së madhe për te, ata shkelën ligjet dhe Kushtetutën për ta vendosur diktaturën paranojake dhe kufizimin e çmendur të lëvizjes së lirë të popullsisë, kinse për t’u mbrojtur kundër coronavirusit.

Kurse, më 12 qershor 2O2O ata nxorën në shesh mbi dhjetë mijë vetë, duke e rrezikuar rëndë sigurinë kombëtare nga coronavirusi, me qëllim që t’i keqpërdorë si gjakpirës antinjerëzor, për tu ringritur në pushtet.Pra, u pa puna se populli i Republikës së Kosovës i shërben atyre për të ushtruar pushtet e diktaturë, me qëllim që ta shuaj oreksin e pakufishëm për pushtet, sundim dhe për ta sakrifikuar për interesa të ngushta politike e pushtetore, sa herë që të ket nevojë.Kjo i bie se Albin Kurti vajton për popullin dhe derdhë lotë krokodili dhe kështu ka krijuar bindjen e rrejëshme tek një pjesë e konsiderueshme e militantëve të vet, që e konsiderojnë si ‘shpëtimtar’ nga hajnia dhe abuzimi me paranë dhe asetet publike.Por, problemi ësht se VV sapo të vijë në pushtet sërish, populli do të vuaj e do të vajtoj nga qeverisja e tyre e çoroditur dhe bolshevike, duke na kthyer mbrapa me dekada në një diktaturë ‘sui generis’ të neokomunizmit të shekullit XXI. Kurse, në planin ndërkombëtar do të rrënoj e do të prishë partneritetin me SHBA dhe BE-në, që Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova na ka lënë amanet që ta ruajmë si sytë e ballit!Realisht, VV me kryeministër Albin Kurtin qeverisi shkurt, vetëm 5O ditë, (nga data 3 shkurt-25 mars) si Qeveri Kurti me kompetenca të plota, si dhe 72 ditë (25 mars-3 qershor) si qeveri e rrëzuar apo siç po i thonë zyrtarisht, ‘Qeveri në detyrë’.Edhepse qeverisën shumë shkurt, madje disa po e quajnë me ironi dhe dashakeqësi politike, si Qeveri Shkurti, duke iu kundërpërgjigjur Vetëvendosjes që me mllef dhe inati të papërmbajtur po e quajnë Qeverinë Hoti me emërtim pezhorativ e dashakeqës, si ‘Qeveri Koti’. Megjithatë, pra shkurt qeverisën Vetëvendosja, por lanë pasoja afatgjata, duke dalur haptas dyfytyrësia ose më mirë me thënë pafytyrësi dhe poshtërsia politike e njerëzore dhe jomoraliteti apo mungesa e moralit politik për faqe të zezë. Sepse, Albin Kurtit dhe companisë së tij politike, Vetëvendosjes nuk i intereson asgjë tjetër përveç pushtetit dhe janë të gatshëm që ta rrezikojnë jo vetëm shtetin dhe sigurinë kombëtare e shtetërore të Republikës së Kosovës, por edhe popullin e pafajshëm, e në rend të parë shëndetin e militantëve të tyre partiakë dhe tërë popullin e Kosovës dhe rajonin nga infektimi me Covid 19, duke hedhur në ujë të gjitha masat shtetërore të deritanishme për mbrojtjen e popullatës nga coronavirusi.Vallë, a ekziston dikush i përgjegjshëm në këtë vend të bekuar që t’i thotë stop këtyre kokëkrisurve, në veprimtarinë e tyre të rrezikimit real jo vetëm të shëndetit popullor dhe sigurisë tonë kombëtare, por edhe ekzistencën tonë biologjike, për interesa të tyre politike dhe për qëllime të marrjes së pushtetit, pa i llogaritur fare dëmet kolaterale dhe pasojat e kësaj papërgjegjësie absurde?!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch