Home » Opinione » Dyshimet në paanësinë e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

Dyshimet në paanësinë e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

Nehat Hyseni12Shkruan: Nehat Hyseni

Gjithësesi, Koalicioni LDK-AAK-Nisma, edhepse janë të bindur se nuk ka nevojë që të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me kërkesën e PDK-së për ta kthyer procesin në “zero”, që do të thotë praktikisht anulimin e proçedimit të Mbledhjes konstituive të Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjen e Isa Mustafës për kryetar, si dhe të Glauk Konjufcës nga Lëvizja VV për nënkryetar të Kuvendit.

Megjithatë, poqese tregohet konstruktivitet dhe efikasitet nga ana e Gjykatës Kushtetuese, për të mos e zhagitur tepër përgjigjen, meqë afati është i kufizuar deri më 3 gusht dhe nuk ka mbetur shumë kohë, ky grupim politik do ta presë përgjigjen e Kushtetutueses.

Sepse, siç u pa edhe në Mbledhjen konstituive dhe pas saj, ata janë thellësisht të interesuar për rrugën institucianale dhe për rregullsinë e procesit., ashtu si ndoqën rrugën e qetësisë dhe mosrënies në provokime ekstreme të deputetëve të PDK-së dhe z.Brovina gjatë mbajtjes së Mbledhjes konstituive të Kuvendit të Kosovës, më 17 korrik 2014. që ka mundur shumë lehtë të eskaloj në konflikt fizik, meqë atyre u ishin zënë edhe ulëset e caktuara paraprakisht nga Kryesia e Kuvendit.

Shpresojmë se Gjykata Kushtetuese nuk do të bien në grackën e lojrave politike, duke e bërë rolin e argatit për një grupim politik dhe se do tē gjykoj drejtë procesin.

 

Dyshimet tona janë edhe më të mëdha nga shkaku se kjo Gjykatë në të kaluarën ka anuar mjaftë herë kah PDK, duke e dëmtuar rëndë imazhin e LDK-së lidhur me Presidentin e Kosovës dhe në disa raste tjera.

Dyshimet tona në paanësinë e Gjykatës Kushtetuese na u përforcuan edhe më tepër nga fakti se gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit 2014, në fushatë ishte inkyçur në mënyrë të drejtëpërdrejtë edhe një gjyqëtar i saj.
Fjala është për gjyqtarin Kryeziu, i cili u fiksua nga kamerat dhe fotografia e tij nga pjesëmarrja në fushatën e Partisë Demokratike të Kosovës, u publikua në medie.

Kurse, Gjykata Kushtetuese akoma nuk është prononcuar lidhur më këtë veprim të papranueshëm dhe inkopatibil të gjykatësit në fushatë. Sigurisht se i njejti duhet shkarkuar nga pozita e gjykatësit dhe duhet ndëshkuar sipas Ligjit.

Sigurisht se ky mosveprim i Gjykatës Kushtetuese ndaj gjykatësit Kryeziu na i shton edhe më tepër dyshimet në paanshmëri dhe objektivitet e drejtësi tek ky tempull më i lartë i drejtësisë në Kosovë.

Ndërkaq, obstruksioneve të Qeverisë në ikje dhe të Kryeministrit në detyrë, Hashim Thaçit, iu ka bashkëngjitur edhe Presidentja Jahjaga, duke kërkuar përgjigje nga Gjykata Kushtetuese për çështjet më banale, vetëm që ta zhagisë proçesin e mandatimit të z.Haradinaj për mandatar të qeverisë së re, si kandidat i Koalicionit LDK-AAK-Nisma, duke rrëshqitur kështu në shërbim të një opcioni politik, dmth. të PDK-së dhe Hashim Thaçit.

Edhepse situata nuk na duket fare e thjeshtë, megjithatë na mbetet të shpresojmë se gjithçka do të shkoj mirë në skenën politike të Kosovës dhe se do të konstituohen me kohë Kryesia e Kuvendit dhe do të formohet me kohë Qeveria e re e Kosovës, duke respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, e cila do t’i përmbahet betimit për gjykim të drejtë dhe të paanshëm për të gjitha çështjet që i dërgohen për shqyrtim, duke i kontribuar kështu mbarëvajtjes së skenës politike të Kosovës, si dhe mirëqenies dhe prosperitet të gjithmbarshëm zhvillimor, ekonomik e politik të vendit.

Jam thellësisht i prirur të shpresoj se nuk do të ketë nevojë për kurrëfarë hapash të tjerë, përpos atyre konform vendimit  të Gjykatës Kushtetuese, pa marrë parasysh se çfarë do të jetë ai.

Kështu do ta respektojmë pavarësinë institucionale të pushteteve, duke respektuar vendimin e pushtetit të gjyqësorit dhe duke mos lejuar interferimin dhe ndikimin e pushtetit ekzekutiv (Qeverisë), si dhe atij Legjislativ (Kuvendit) mbi gjyqësorin.

Vetëm respektimi i devotshëm i kushtetutshmêrisë dhe ligjshmërisë, si dhe  pavarësisë së pushteteve ( legjislativ, ekzekutiv e gjyqësor) Kosova ka shansë t’i bashkëngjitet familjes së madhe të demokracive të avancuara dhe të zhvilluara në botën bashkëkohore.
Në këtë mënyrë do t’i respektonim edhe sugjerimet dhe këshillat e miqëve tanë ndërkombëtarë, e sidomos ato të Ambasadores së SHBA, zonjës Jacobson dhe të tjerëve.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch