Home » Lajme » Dyshohet për varrezë masive në Medvegjë

Dyshohet për varrezë masive në Medvegjë

Ekspertë të EULEX-it nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore (DML) kanë qenë në një vend të dyshuar për varrezë masive në rajonin e Medvegjës në Jug të Serbisë, për të observuar lokacionin, ndërkaq nuk japin detaje tjera lidhur me këtë rast, me arsyetimin se kumtimi i rezultateve i
takon autoriteteve të Serbisë.

Në njoftimin e EULEX-it thuhet se informacioni i pranuar nga Komisioni për Persona të Zhdukur i Qeverisë së Kosovës, pretendon se një numër i panjohur i shqiptarëve të Kosovës, viktima të konfliktit të viteve 1998-1999, mund të jenë Medvegjë, 9 shtator / AIK-Presheva jonë arrosur aty, njofton Telegrafi Alan Robinson, bashkëkryesues i EULEX në DML, ka thënë “Ne kemi dërguar një ekip të gjerë të ekspertëve të mjekësisë ligjore në lokacionin e supozuar. Roli i tyre është shumë i qartë: të veprojnë si observues dhe të sigurojnë se metodologjia e duhur e mjekësisë ligjore është duke u aplikuar gjatë zhvillimit të operacionit në terren”.

Më tej thuhet se EULEX-i/DML është angazhuar aktualisht në hulumtimin dhe vlerësimin e disa lokacioneve potenciale për të qenë varreza masive në Vushtrri, Mitrovicë, Gjakovë dhe Prizren.Deri më tani në 2011, mbetjet mortore të 51 personave të zhdukur më parë iu janë dorëzuar familjeve të tyre.

Medvegjë, 9 shtator / AIK-Presheva jonë

This video gives an overview of write papers for money his findings

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch