Home » Lajme, Vendore » E dhuron truallin për ti siguruar ujë fshatit Rahovicë

E dhuron truallin për ti siguruar ujë fshatit Rahovicë

Nagip Bektashi nga fshati Rahovicë pasi bleu një truall në fshatin Ilincë në të cilin truall ndodhet një burim i madh i ujit të pijshëm, të njejtin ja dhuroi bashkësis lokale të fshatit Rahovicë. Pritet që nga ky burim i ujit të zvoglohen brengat e kahmotshme te qytetarëve të kësaj bashkësie lokale me mungesën e ujit të pijshëm.

Në ceremonin e dhurimit të truallit dje ishte e ftuar edhe kryetarja e komunës së Preshevës z.Ardita Sinani. Kryetarja Sinani, si e ftuar në këtë akt të lartë human, çmoi lartë veprën humane të z. Nagip Bektashit, të cilit i ofroi të gjithë potencialin e duhur të pushtetit lokal, në mënyrë që ky projekt të finalizohet me sukses. Përndryshe, Nagip Bektashi njihet edhe nga e kaluara për humanizmin e tij.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch