Home » Lajme » E djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë Etnike- kumtesa

E djathta shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë Etnike- kumtesa

Libri e djatha ne mbrojtje te shqiperise etnikePrizren 2013

Kumtesa nga Kuvendi i Shoqatës “Trojet e Arbrit”

 

f.198-199

Nga kumtesa “e Nasir Kabashit “Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877- 1878

 

Në Kongresin e Berlinit, Serbisë, megjithatë, nuk i jepet Kosova për të cilën ç’është e vërteta, ende nuk kishte filluar betejën propagandistike.. Sepse, në atë kohë, i kishte sytë në Bosnjë e Hercegovinë, por i njihet zotërimi i krahinave të Nishit, të Pirotit, të Prokuplës, të Vranjës dhe të Leskovcit, që në Shën Stefan i ishin dhënë Bullgarisë!

Në Kongresin e Berlinit, Serbia kishte hyrë me një sipërfaqe prej 34 mijë kilometrash katrore mirëpo prej tij, pas një muaji kishte dalë me një sipërfaqe prej 48700 km2 do të thotë 14700 km2 më tepër.

 

Në vilajetin e Kosovës u shpërngulën 100 mijë shqiptarë., 38 mijë në vilajetin e Manastirit dhe 26 mijë në vilajetin e Shkodrës.

 

Në një shënim të një mësuesi nga Leskovci (Josif Kostig), pos të tjerash thuhet:

Kanë qenë shumë shqiptarë, të cilët zdeshur e zbathur në dimrin më të madh të dhjetorit kanë ikur këmbë nëpër borë dhe, të cilët lanë shtëpitë e tyre përplot me mall. Në atë anë shumë fëmijë në qerre apo në krahët e nënave, në djepa, kanë vdekur nga të ftohtit. Derisa këto familje iknin dhë tërhiqeshin nëpër luginën e lumit të Moravës Jugore, nëpër të ftohtit më të madh, pranë rrugës nëpër Grykën e Gerlicës deri në Vranja dhe Kumonova, shiheshin fëmijë të hedhur të vdekur dhe pleq të ngrirë.

 

Golgota e shpërnguljes me dhunë e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit paraqet njerën nga tragjeditë më të mëdha kombëtare të filluara që nga koha antike e deri në ditët e sotme. Është procesi i mërgimit të popullit shqiptar nga trojet e veta shekullore, dhe më vonë i asimilimit nga vendosja nëpër pika të ndryshme hapësinore e gjeografike të Ballkanit, të Evropës, të Azisë, të Amerikiës e kontinenteve të tjera të botës.

 

f.411-413

Nuredin Ahmeti: “Hasan Prishtina mbi politikën greke kundrejt shqiptarëve”

 

Hasan Prishtina nuk përjashton faktin se në mesin e diplomatëve grekë të kohës ka pasur edhe nga ata që kanë dashur përafrim edhe me shqiptarët, por çështja e Epirit ka qenë, siç e quan ai, një “korent” që ata nuk i ka lejuar të dalin haptazi dhe t’i shprehin bindjet e tyre.

 

Qeveria shqiptare është tregue me vepra se është shumë tolerante kundrejt grekëve që banojnë në Shqipëri, e asnjë shqiptar muhamedan ose i krishterë nuk e preferon përpara këtyne; të tana të drejtate pakicave jua ka dhanë qysh me kohë: kanë shkolla në gjuhën e vet etj. etj.Pra dhe na kena të drejtë me lyp prej Greqisë sjellje reciproke për shqiptarët që banojnë në Greqi dhe sidomois për çamët. Duhet Greqia me dhanë edhe shqiptarëve të drejtat e pakicave sikundër që ua dha bullgarëve që banojnë në Greqi.

 

 

Në Ballkan gjinden dy kombe, që nga shumë pikëpamje, interest e tyre bashkohen edhe afrimi ndërmjet shoqi shoqit asht jo vetëm një çështje me shumë rëndësi, por një çështje vitale për të anët; sidomos për ekuilibrin e Ballkanit. Këto dy kombe janë shqiptarët dhe grekët.

 

Mblodhi Bardhyl Selimi, 19 gusht 2015

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch