Home » Opinione » E DOMOSDOSHME QEVERIA ME SHUMICË SHQIPTARE

E DOMOSDOSHME QEVERIA ME SHUMICË SHQIPTARE

Nehat Hyseni-1Shkruan: Nehat Hyseni

E meta apo defekti më i madh i qeverisjes së PDK-së dhe Hashim Thaçit si kryeministër i Kosovës, ishte fakti se Qeveria e tyre ishte formuar nga pakica shqiptare, duke e lënë jashtë mazhorancës qeveritare shumicën shqiptare: LDK-në, AAK-në, VV, et.
Pikërish ky defekt dhe kho e metë e saj, përcaktoi edhe karakterin e qeverisjes Thaçi, e cila karakterizohet me degradimin e plotë dhe rrënimin e dhimbshëm të sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës, meqë politika e tij varej nga vullneti politik dhe nga vota e minoriteteve, e posaçërisht nga votat e minoritetit serb.
Këtu, pra, edhe qëndron shpjegimi i veprimit dhe performansës antishqiptare të qeverisjes Thaçi.
Prandaj, këtë gabim nuk guxon kurrësesi ta përsërisë Koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-Nisma, duke krijuar mazhorancën qevetitare prej 47 deputetëve shqiptarë dhe 20 votave të minoriteteve, prej të cilëve dhjetë deputetë janë serbë dhe dhjetë të tjerët janë joserbë.
Pra, kjo mazhorancë qeveritare do të krijonte shumicën prej 67 deputetëve, por do të linte jashtë qeverisjes shumicën shqiptare: PDK-në me 37 deputetë dhe VV me 16 deputetë, dmth gjithsej 53 deputetë do të mbeteshin jashtë qeverisjes dhe vetëm 47 deputetë shqiptarë do të ishin pjesë e qeverisjes.
Ndoshta edhe të gjitha dështimet e qeverisjes Thaçi burojnë nga varshmëria e votës së serbëve, duke prodhuar një politikë thellësisht antishqiptare në çdo pore të qeverisjes, e deri te nënshkrimi i Marrëveshjes abtishqiptare të 19 prillit 2013 në Bruksel.
Prandaj, Lëvizja VV duhet të këndellen dhe t’i bashkëngjiten Koalicionit paszgjedhor, pa asnjë hezitim dhe pa vendosur kushte shtesë. Gjithësesi, Dialogu i Brukselit do të ishte mirë, për shumë arsye, t’i lihet në dorë kësaj partie.
Shlja dyfytyrëshe e Albin Murtit, i cili fillimisht pati deklaruar se do ta votojnë kandidatin e Koalicionit, pa marrë parasysh se a do të jenë pjesë e Qeverisë së ardhëshme dhe ndryshimi i mendjes, duke mos e votuar në mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës, më 17 korrik 2014 Isa Mustafën për kryetar, e kompromiton rëndë
këtë subjekt politik para shqiptarve të Kosovës dhe opinionit të gjërë.
Konsideroj se cinizmi i Albin Kurtit nuk i sjell kurrëfarë të mire askujt.

Sepse, inferpretimi tendencioz i votave të Glauk Konjufcës për nënkryetar të Kuvendit, i cili mori gjithsej 83 vota, prej të cilave 30 ishin të LDK-së dhe pa ato ai nuk do të mund të zgjidhej me 53 votat e të tjerëve.
Kurse, siç e dijmë, VV nuk ia dha votat Isa Mustafës, edhepse ai edhe pa votat e VV u zgjodh me 65 vota.

Ku qëndron arsyeja e cinizmit dhe mossinqeritetit të Albin Kurtit?

Pikërisht në sjelljet e pavendosura të tij, e sidomos arriti kulmin me deklaratën e tij ashiqare të pavërtetë dhe cinike, kur deklaroi se Glauk Konjufca është më i miri, prandaj i mora votat e të gjithëve, duke harruar se po të sillej në të njejtën mënyrë edhe Isa Musrafa me partinë e tij, atëherë Glauku jo vetëm që nuk do të ishte më i miri, por as nuk do të zgjidhej nënkryetar.
Duke dashur që me çdo kusht t’i hedhë hi syve të opinionit me interpretimet e tij të pasakta dhe fyese për publikun, me qëllim që partinë e vet dhe veten e tij ta paraqesë si “idealë” dhe “hyjnorë”, kurse të tjerët të pavlerë, Albin Kurti êshtë duke bërë “yrysh” për pushtet, shpeshëherë si i pa kokë, i pa siqertë dhe në dëm të
interesave dhe kauzës sonë kombëtare.

Natyrisht se ne e kuptojmë borxhin e VV lidhur me votat e dhëna të PDK-së për Shpend Ahmetin, për kryetar të komunës së Prishtinës, pa të cilat vota ai nuk do të fitonte atë post. Por, gjërat duhen thënë dhe faktet duhen pranuar me sinqeritet.
Gjithësesi, mund të konkludojmë se VV duhet të këndellet dhe t’i lejë anash teprimet bajate dhe me vendosmëri, me guxim të plotë dhe pa dilema e hezitime naive e bajate, të hyjë në Qeverinë e re dhe të bëhet pjesë e Koalicionit LDK-AAK-Nisma, duke krijuar kështu mazhorancën qeveritare nga shumica shqiptare prej 63 deputetëve
shqiptarë.

Sepse, sado që mund t’i duken ndokujt nga lojrat e pafund të tyre me vuarjen e pafund të kushteve shtesë, sjellja e tillë nuk i sjellë asgjë të mirë shqiptarve dhe Kosovës, e jemi të bindur se nuk do t’i sjellë as Lëvizjes VV.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch