Home » Lajme » E largojnë nga puna për shkak të shamisë, reagon lëvizja “Bashkohu”

E largojnë nga puna për shkak të shamisë, reagon lëvizja “Bashkohu”

Lëvizja “ Bashkohu “ përmes një komunikate për shtyp e kundërshtojmë ashpër vendimin e drejtorit të shoqatës humanitare që ofron shërbime mjekësore “ Love Bridge “ dega në Kosovë e njohur si shoqata “ Nëna “ për largimin nga puna të teknikes së mjekësisë Lindita Bajgora vetëm pse kishte vendosur të mbante mbulesën islame.

 

“Ne si lëvizje e cilësojmë këtë si rastin e radhës të diskriminimit në baza fetare të femrës myslimane që mbanë shami në Kosovë. Vendimi i drejtorit Gani Demolli për largimin nga puna të Lindita Bajgores  është një vendim arbitrar , i pashkruar dhe i pa arsyetuar që përbën shkelje të të drejtave të viktimës njëherit paraqet rast të urrejtjes dhe diskriminimit në baza fetare”,thuhet në reagimin e Lëvizjes “Bashkohu”.

Kjo lëvizje bën thirrje që ky vendim të anulohet dhe Lindita Bajgora të vazhdojë punën në këtë qendër ashtu siç kishte punuar deri në momentin kur kishte vendosur të mbante mbulesë islame.

“Ne njëherit e njoftojmë drejtorinë e kësaj shoqate dhe opinionin e gjerë se së shpejti do ti drejtohemi organizatës “ Love Bridge “ me seli ne Gjermani për ta njoftuar për rastin e Linditës dhe për të kërkuar nga ata që ajo të kthehet sa më parë në punë”, thuhet në fund të reagimit. (INA)

We’ve included a video that scan this site our organization created this year for the comal independent school district in texas 3

3 Responses

  1. agushi shba thotë:

    Hehehehe po.kemi.arrite more shume larg mos u habiteni se gjithe ata qe jan drejtore dikund kan fshkolle nga serbia.

  2. lule thotë:

    Po ne Kosovë nuk kanë punë më të mirë por,të miren me cështjen e mbulesës së femrës shqipëtare e pikërisht asaj muslimane .
    ZOTI I DENOFTË TË PAFETË cka i ia zuri rrugën mbulesa.TURP TURP TURP I QOFTË DREJTORIT GANI DEMOLLI PËR KËTË GJESTË QË E KA BËRË.
    ZOTI IA DHASHTË DENIMIN E MERITUAR…

  3. ademi thotë:

    ne amerik punojn shum gra te mbuluara edhe punojn neper shkolla banka e pun tjera publike te mbuluara por nuk i pengojn askujt me vjen keq per kosov

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch