Home » Kulturë » E lëshon skenën për shkak se këndoi serbi, Zdravko Çoliq (VIDEO)

E lëshon skenën për shkak se këndoi serbi, Zdravko Çoliq (VIDEO)

Kenga e atdheut timPjesëmarrja e këngëtarit serb Zdravko Çoliq në festivalin “Kënga ime” ka bërë që këngëtari i muzikës së mirëfilltë shqipe, Hysni Klinaku, të heqë dorë nga pjesëmarrja në këtë festival.
“Jam njëri ndër këngëtaret pjesëmarrës të Festivalit ‘Kënga ime’ në TV Klan. Pas prezantimit të këngëtarit serb Zdravko Çolic si mysafir special në javën e kaluar, unë kam vendosur të mos jem pjesë e këtij festivali të këngës shqiptare”.

“Pse s’dua të jem në skenën e këngës shqiptare bashkë me Çoliqin i kam një mijë e nja arsye”, ka shkruar Klinaku në Facebook.

Prezantimi i Çoliqit para publikut të entuziazmuar shqiptar në Tiranë, ka nxitur reagime nga më të ndryshmet.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch