Home » Histori, Lajme » E vërteta e mashtrimit shekullor !

Para se të filloj shkrimin e kam një lutje drejtuar zotit që flet shqip:  “O zot kthjelloju mendjen shqiptarëve të humbur në mashtrimin shekullor!” e në besim të madh që një ditë të mirë do ta shohim realitetin  me sytë tanë, desha t`i sqarojmë disa gjëra.
Pse të jemi pjellë e mashtrimit që erdhi po nga ata të cilët mbi 620 vjet na mbajnë me shpirtin tonë të ngujuar në errësirën e pa fund.? Unë , kurrsesi nuk mund ta paramendoj sot një të ri shqiptar të lindur e të rritur në Europë ( Europë , jemi këtu ku jemi !) të jetë tërësisht i hutuar pas një ideologjie e cila është e gatuar në kuzhinat më armiqësore antishqiptare ?
Nëse robëria na kishte mashtruar , sot kush po e hedh helmin e vetshkatërrimit ?
Si është e mundur që sot  ,mu sot ku në çdo anë na mbysin rikujtimet e vrasjeve , përdhunimeve dëbimeve  që na kishin ardhur nga serbët të jemi aq të acaruar kur postohet ndonjë e vërtetë e miqve të Serbisë kundër shpëtimtarëve biblik të popullit shqiptar . E vërteta e shëmtuar është dhe ishte e tillë , e ne në shërbim të kujt jemi ?
“Ish-presidenti i Irakut Sadam Husein në kohën e luftës në Kosovë e i kishte quajtur qenë përfaqësuesit e UN-it dhe të NATO-s, i irrituar me sulmet ajrore që ata i kishin bërë Jugosllavisë. Këto deklarata Huesini i kishte bërë gjatë një takimi me zyrtar serb. Gjatë takimit me ish-zëdhënësin e parlamentit serb, Dragan Tomiq, Huseini kishte thënë se ata që sulmuan Serbinë ishin qenë, raporton  AP. Sadami asokohe kishte akuzuar Shtetet e Bashkuara se po shfrytëzonin fatin e myslimanëve kosovar si arsyetim për të dominuar botën. “
Dhe, me reagimin tonë  kundër çdo të bardhe shqiptare , pa dashas rreshtohemi në krahun e  Sadamit të dikurshëm në “mallkimet “ e tij kundër botës së civilizuar e në mbrojtje të serbëve .
“Ata që iu sulmuan juve ( serbëve , pra fxh )  janë qenë dhe ne nuk mund t’i justifikojmë shtetet që janë rreshtuar me qentë kundër jush” kishte deklaruar Sadam Husein gjatë transmetimit direkt në Televizionin Publik.
Po sot , qarqet e ndryshme antishqiptare nga vetë shqiptaret po e thonë pak më ndryshe se Sadami por në thelb janë 100 % të njëjtë me fjalët e Sadamit .
Më vjen shumë keq që një numër i madh të rinjsh dhe të moshuarish janë duke i mëshuar grusht vetvetes e me këtë edhe ardhmërisë sonë. Po ,ç`të kemi faj oj mbeturinë kombëtare që je pre e mafisë fetare antishqiptare? Pse të na e rrumbullakon ti kombin me vetveten , dhe na hedhë në humnerën e dikurshme e cila ende  tymosë helme kundër nesh ?

Të kthehemi pak nga e kaluara jo e largët “Serbia na dëboi nga tokat tona ! “ ( shikoni foton)Të shpjegojmë si duhet ; “Arsyetimi ” juridik” serb ishte se turqit rikthehen në Turqi .” ,Bota i shikonte ferexhet dhe iu besonte serbëve . Ferexhe , po ato me te cilat po mundohen të na i rimbështjellin edhe sot gratë tona. Foto të tilla janë bere nga serbet për te bindur boten . “
Dikush më tha se Europa e dinte se kush jemi , e vërtetë ; por në pyetjen e huaj ne përgjigjeshim “
“Turk elhmadyrila” ( Zoti faleminderit  që jam turk ) Në pazaret politike tereni përgatitet disa decenie përpara !!!

foto e vitin 1913
Shikoni foton tjetër , kështu jetonim ; foto e vitin 1913 . Ishte ende vazhdimësia otomane e prapambeturish ekonomike se për prapambetjen mendore , shkollore , civilizuese të mos flasim .
E keni menduar ndonjë herë pse na mbetur  kësi lloji ? -Sepse kështu  robëruesi deshi .

Struga 1913
Fahri Xharra,22.04.16 Gjakovë

One Response to “E vërteta e mashtrimit shekullor !”

  1. ENGJELL GISHTI 23/04/2016

    Prsh Fahri! Ne jemi nje komb ne nje krize te vertete identiteti. E ne kete krize fatkeqesisht disa po tregojne se kane sindromen e Stokholmit, pra ate qe kerkojne ti ngjajne vrasesit te tyre! Shkenca e njeh si semundje mendore! Ndodh kryesisht me ata qe sekuestrohen nga dikush per nje kohe te gjate. Ata “dashurohen” verberisht me sekuestratotin. Madje arrijne deri atje sa ta fajesojne edhe veten spse i dhane shkas tjetrit te behet sekuestrues. Me pak fjale keta behen hije e sekuestruesit ndaj te cilit perfundojne me nje lepirje te perjetshme! Ne kete rast, psikologet europiane e dine se duhet te bejne nje pune shumevjecare per ti sjelle ne normalitet keta njerez. E njejta sindrome duket se ka kapur edh shume mijera shqiptare qe po ridashurohen me vrasesist e te pareve te tyre. Te dashurohesh me Turqine e me fene qe ata sollen vetem me shpate eshte si te dashurosh Milloshevicin. Por fatkeqesisht shume shqiptare nuk e kuptojne se ishte ajo Turqi qe na shiti si derat tek serbet, ishin ata turq qe i vrane te paret tane e perdhunuan gjyshet tona! Nderkohe, dikush edhe ka dale serb apo magjyp, por per hater te kesaj ne nuk mund ta transformojme te gjithe kombin tone ne nje rruge kaq te gabuar! Shqiptaret duhet te clirohen nga sindroma e Stokholmit dhe ju i nderuar Fahri Xhara prej vitesh po beni punen me te lavderueshme si nje psikolog i popullit shqiptar! Faleminderit qe te kemi midis nesh i dashur mik!

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

© 2016 KosovaLindore – Portal Informativ · RSS · Designed by Kosovalindore · Powered by wordpress