Home » Lajme, Vendore » Edhe 104 vende të reja pune në Bujanoc

Edhe 104 vende të reja pune në Bujanoc

Stema e Bujanocit1Administrata lokale e Bujanocit, këto ditë,është duke u angazhuar fuqishëm në tre aktivitete të cilat kanë të bëjnë me punësime direkte si dhe me krijimin e kushteve për hapjen e vendeve të reja të punës.

Si rezultat i këtyre aktiviteteve priten të përfitojnë 104 qytetarë të kësaj komune të cilët do punësohen në sektorin privat dhe në atë publik.

“ Projekti i parë i përket “ Programit Praktik Profesional për vitin 2013-2014 në të cilën do të përfshihen gjithsejt 33 kandidatë. Nga ta 22 do të jenë shqiptarë dhe 11 serbë “, sqaron kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi. “ Sistematizimi i tyre do të bëhet kryesisht nëpër ndërmarrjet publike ku themelues është komuna, ndërsa disa tjerë do të radhiten në entet arsimore e që për themelues kanë republikën “, shton Arifi.

“ Në këtë drejtim, procedura e konkursit ka përfunduar dhe se procedurat administrative gjenden në fazën finale. Andaj pritet që kanditatët e përzgjedhur të fillojnë punën midis datave 10 dhe 15 tetor të këtij viti“, thotë ndër të tjera kryetari Arifi.

Projekti i dytë , sipas njeriut të parë të komunës së Bujanocit realizohet në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare.

“ Krijimi i mundësive të reja për punësim në Serbinë Jugore “ është emërtimi i projektit të cilin bashkërisht po e realizon komuna jonë me dy organizata të huaja, Caritas dhe Help”. Në këtë projekt do të përfshihen 31 kandidatë që do të përfitojnë grante në vlerë prej 1500 dollarëve amerikan e që për qëllim do të jetë krijimi i vendeve të reja të punës. Përfitues të projektit do të jenë 16 shqiptarë, 12 serbë dhe 3 romë. Edhe për këtë projekt procedura e zgjedhjes së kandidatëve është në fazën përfundimtare “, bënë të ditur kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.

Projekti i tretë titullohet  “Thirje Publike për hapjen e vendeve të reja të punës ” .

Sipas kryetarit Arifi, “ ky projekt realizohet ekskluzivisht me sektorin privat apo me bizneset e regjistruara në territorin e komunës së Bujanocit. Në të përfshihen 40 kandidatë, nga bizneset e ndryshme, që kanë mundësi të aplikojnë për subvencione të cilat ndahen nga buxheti komunal. Bizneset për punësimin e një kanidati do të fitojnë 120 mijë dinarë, shifër kjo e ngjashme me atë të dhjetorit të vitit të kaluar ku punësim gjetën 24 individë në 17 subjkte juridike të bizneseve.

Ky projekt gjendet në fazën e përgatitjes së konkursit dhe realizohet gjatë muajve tetor dhe nëntor “, përfundon sqarimin kryetari, Nagip Arifi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch