Home » Lajme, Opinione » Edhe dy ditë nga shembja e regjimit të korrupsionit dhe të trafikimit të drogës, votës e të trojeve shqiptare

Edhe dy ditë nga shembja e regjimit të korrupsionit dhe të trafikimit të drogës, votës e të trojeve shqiptare

Nga Skënder Sadri KAPITI

Edhe dy ditë na ndajnë nga 25 Prilli, Dita kur verdikti popullor do ta shëmbë regjimin e korrupsionit dhe të krimit, të trafikimit të drogës, të shitblerjes së votës dhe  të pazareve me trojet shqiptare , të detit dhe të ndarjes së Kosovës.

25 Prilli  dita e triumfit të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, si dita  shëmbjes së regjimit të Edi Ramës regjimi më  i keq në historinë e shqiptarëve pas regjimit  të komunizmit, e ndoshta edhe me i keq se ai.

Atë ditë sytë dhe shpresat te zgjedhjet në Shqipëri janë jo vetëm nga shqiptarët e Shqipërisë ,por edhe të  shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë, Preshevës, Malit të Zi, Sanxhakut dhe të diasporës.

Shqiptarët janë përballë dhe duhet të votojnë e të zgjedhin  alternativën  e ndryshimit, pasi në të kundërt rrezikohet e ardhmja e shqiptarëve, e   rinisë shqiptare dhe perspektiva e vetë Shqipërisë.

Me 25 Prill shqiptarët duhet ta ndëshkojnë regjimin autokratik, korruptiv dhe kundërproduktiv e antiintegrues, në mënyrë  që Shqipëria të dalë nga bataku dhe rruga e errët plot me rreziqe e pengesa ku e ka futur rilindja socialiste. Shqiptarët me 25 Prill do të ndahen nga tranzicioni, dhe do të jetë dita e fillimit të besimit dhe e kthimit të  shpresës për punë, për drejtësi, për mirqënie, për prosperitet, për zhvillim e punësim, si dita kur do fillojë që të ndërpritet eksodi dhe shpopullimi i Shqipërisë.

Shqiptarët me 25 Prilll do ta ndëshkojnë regjimin hibrid korruptivo-komunist që e instaloi rilindja e së keqes e Edi Ramës, regjim i cili për intersa pushteti nxori në pazar edhe interesat kombëtare dhe trojet shqiptare.

Prandaj shqiptarët do t’ia besojnë ndryshimni Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës,  alterntiva e cila do t’i japë fund epokës së errët të tranzicionit në Shqipëri dhe regjimit korruptiv e antikombëtar të rilindjes të së keqes dhe të Edi Ramës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch