Home » Lajme, PDK » Edhe kësaj i thonë lëvizje e lirë: VËLLAI-VËLLA KOSI ME PARE

Edhe kësaj i thonë lëvizje e lirë: VËLLAI-VËLLA KOSI ME PARE

Reagim

 

Edhe kësaj i thonë lëvizje e lirë

VËLLAI-VËLLA KOSI ME PARE

 

Lajmi se së shpejti do të aplikohen tarifat plicore kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, me pagesë, ka shokuar shqiptarët e Kosovës Lindore.

Polisat e sigurimit me të cilat do të pajisen qytetaret e Serbisë në rast se hyjnë në Kosovë do të kenë periudhe vlefshmërie jo më pak se 15 ditë, për arsye të lehtësimit të qarkullimit të qytetarëve të Kosovws Lindore, ndërsa periudha e vlefshmërisë për qytetarët e Kosovës që hyjnë në Serbi do të jetë më së paku 1 muaj. Tarifa me afat prej 15 ditësh për autovetura do të kushton 60 euro.

Automjetet që hyjnë në Kosovë për 15 ditë do të paguajnë policë kufitare 60 euro, kamionët 145 euro, minibusët 120, autobusë 145 euro, motoçikletat 15 euro. Ndërsa nëse paguhen për një vit për automjete shuma është 603 euro, për kamionë dhe autobusë 1680 euro.

Me këto tarifa pagesore goditen vetëm shqiptarët e Kosovës Lindore, ngaqë ata kanë nevojë të qarkullojnë mes kufijve Serbi-Kosovë, më shumë se sa serbët kosovarë.

 

Në vend që Kosova për bashkëkombësit e vetë të kujdeset që tua lehtësojë qarkullimin e lirë, ajo edhe më shumë i shtrëngon ata të integrohen në Serbi, madje edhe të asimilohen kombëtarisht.

 

Si mund ta ruajnë shqiptarët e Kosovës Lindore identitetin, kur atyre u gjobiten paratë në emër të kalimit kufitar, për tu takuar me të afërmit e tyre, për tu shkolluar e për të zhvilluar biznes.

 

Me këto veprime Qeveria e Kosovës po e vështirëson komunikimin me vëllezërit e saj në krahun e saj lindor, duke i lënë ata, matanë kufirit në mëshirën e ligjeve të Serbisë dhe kamxhikut financiar nëse hyjnë në shtetin e dytë të tyre amë Kosovën.

 

Prishtina nuk mundet si Beogradi për të bërë për bashkëkombësit e saj. Beogradi është në gjendje t’i financojë serbët në Kosovë, por edhe tua lehtësojë qarkullimin e lirë qoftë edhe me pagesë, por nuk dimë nëse Kosova e bënë një gjë të tillë, reagon Nexhmedin Saqipi, kryetar i PDK-së për Kosvën Lindore.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch