Home » Lajme » EDHE NJË DEFILIM I RRADHËS DHE PARAQITJE PARA KAMERAVE TELEVIZIVE

EDHE NJË DEFILIM I RRADHËS DHE PARAQITJE PARA KAMERAVE TELEVIZIVE

Zyra për zhvillim ekonomik lokal e komunës së Bujanocit, dikur krenaria e Shaip Kamberit !   Me kalimin e kohës na doli se ishte vetëm një fars dhe instrument i mashtrimit të popullatës, së bashku me ndihmën dhe involvimin nga Beogradi për qëllime e prapavijë të caktuar politike.

Mësoni se cka thuhej në një kronik të përgaditur nga redaksia e lajmeve të RTV-Spektrit më 03.04.2011 dhe po e njejta u publikua në ëeb-faqet:  kosovalindore.com  dhe bujanoci.net  më 04.04.2011.           kronika në vazhdim:

 

 

–GJENDJA EKONOMIKE E RËNDË, PAPUNËSIA E MADHE ME RRETH 70%  TË POPULLSIS QË PO NDIKONË DREJTËPËRSËDREJTI NË SHKUARJEN MASIVE TË RINIS NGA LUGINA E PRESHEVËS, SJELLIN MINSTRITË MË EMINENTE NË KOMUNËN TONË…

–Zyra për zhvillim ekonomik lokal e Komunës së Bujanocit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka ftuar Trupin bashkërendues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe Ministrin për ekonomi dhe zhvillim regjional që së bashku të bëjnë  prezantimin e Fondit për zhvillim ekonomik dhe projektet të kësaj Ministrie.

Prezantimi do të mbahet të enjten më 07. prill 2011 nga ora 12:00 në Shtëpinë e kulturës në Bujanoc dhe se në të do të marrin pjesë:

Nënkryetarja e Qeverisë së Republikës së Serbisë Verica Kallanoviq,

Ministri për ekonomi dhe zhvillim regjional Nebojsha Qiriq,

Ministri për të drejtat e njeriut dhe të pakicave, administratë shtetërore dhe vetadministrim lokal, Millan Markoviq.

Drejtoresha e Fondit për zhvillimin e Republikës së Serbisë, zonja Sllagjana Backoviq

Me këtë rast zyra për zhvillim ekonomik lokal fton të gjitha subjektet dhe organizatat ekonomike nga komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të cilat janë të interesuara për shfrytëzimin e mjeteve nga fondet e lartpërmendura, të marrin pjesë në prezantim dhe të njihen me mundësitë e reja të investimit në prodhimtarinë vetanake.

Nikoqir i këtij takimi do të jetë kryetari i Komunës së Bujanocit Z.Shaip Kamberi.

 

Rtv-Spektri

04 Prill 2011

B u j a n o c.

 

Nga premtimet e këtij takimi deri në ditën e sotme azgjë nuk është realizuar.

Ishte ky njëri ndër mashtrimet më serioze që bënë këtë vit së bashku pushteti aktual Lokal dhe disa organe shtetërore nga Beogradi ndaj subjekteve dhe organizatave të ndryshme vendore.

Pushteti i Bujanocit dhe ai qendror republikan të koordinuar vetëm në mashtrime ndaj popullatës!

Connect with individuals and organizations in https://homework-writer.com/ your community and around the world who are doing meaningful work and having tangible effects, recommends lehrer

7 Responses

  1. blero thotë:

    Me duket se ne ate kohe ka qene edhe Nagipi pa u perca me Shaipin edhe ja paska shti ner mend se duhet publikuar kete lajm te mirepritur ne mediumin e juaj qe eshte me i shikueshmi ne regjion bile edhe me gjere.Me kete shkrim ju dhe partia e juaj do te fitoni 35.5% te elektoratit ne komunen e Bujanocit.Bravo ide e mire vazhdoni.

  2. Arbeni thotë:

    pvd posht ne humner me gjithe rrjetin e droges ne bujanoc qe po na prish rinijen o shokt e ngusht te shaipit , e ata dihet kush jane…

  3. Qani Salihu thotë:

    Me sa po e kuptoj unë, ju të spektrit dhe të tjerët keni pritur shumë më shumë nga Zyra për zhvillim ekonomik Lokal të Bujanocit. Po jua bëj me dije se gabim e paskit pasur, duhet ta dini se këtë zyre e udhëheq një gjysëm shqiptare gjysëm serbe me emrin Fazilla Azemovic, e cila jeton në Vranj dhe nuk ka familje e as që është e martuar në moshën afër 50 vjecare. Ajo në mbrëmje në qytetin e Vranjës takohet me ata të sigurimit shtetror dhe mer instrukcione se si duhet shkatrruar Bujanocin, kurse këtu në Bujanoc ka përkrahjen e Shaip Kamberit, kjo është bër dhe caktuar me qëllim.
    Shkruan Qani Salihu ish kryeshef i drejtoratit për urbanizëm, e tani koordinator i punëve të terenit pran Direkcionit për ndërtim të Bujanocit.

  4. toni thotë:

    ooo nagip arifi nuk e ke mooo shefket muswliun met bo kryetar jo ,,, nje her te ka bo kryetar mo kurrr jo , e pse te ka met omel ate e dijm krejt , karriera jote ka perfundu moo mos mendo se qytatart po hajn kasht e nuk pot njofin se qfar hajduki je ti bashk me do shok tut ,,,,

  5. blero thotë:

    Per Qani Salihun
    Mire shume qe e ke zbuluar kete takim te kesaj zonjes apo zonjushes se spo e njoh edhe duhet ta publikosh gjithmone,edhe nese ke mundesi cdo takim te sajin ta publikosh,se keshtu don populli ta dim se kush qka bene.Te lumte per kete pune vetem vazhdo me publikime e keni perkrahjen e popullit.
    Ju faleminderit per mirekuptim.

  6. Rexhep thotë:

    Eselamu alejkum
    Ata që po pretendojnë(pushtetin), bëjnë çmos vetëm të arrijnë në karrigë(PD-ja),turp, turp, turp…
    selamat, rexhep@ch

  7. Abdylazizi thotë:

    A edhe ti Rexh kundra PD.s a, nuk po besoj!

    Abdylazizi nga Konculi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch