Home » Lajme, Vendore » Edhe një provokim i radhës së pushteti serb ndaj shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit

Edhe një provokim i radhës së pushteti serb ndaj shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit

Duke u bazuar në burimet e portalit www.titulli.com mësojmë se pushteti serb: Të rinjt shqiptar të komunave Bujanoc , Preshevë dhe Medvegjë kanë filluar të pranojnë ftesat nga Ministria e Mbrojtjes (MM) e Serbisë për t’u evidentuar në ushtrinë serbe”(www.titulli.com).

Këto ftesa nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes (MM) për të rinjtë shqiptar që të fillojnë të shkojnë  të kryejnë shërbimin ushtarak në ushtrinë serbe, është edhe një provokim i radhës i pushtetit të Serbisë, në vazhdën e shumë provokimeve që po i bënë ajo për çdo ditë. Të kujtojmë  vetëm burgosjen e 4 majit 2012 të qytetarëve të pafajshëm shqiptarë në mënyrë spektakulare, të kujtojmë ndërtimin e lapidarit të kriminelëve serb në Konçul e largimin e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së  në Preshevë. Të gjitha këto pushteti serb i ka bërë dhe po bënë për të mbetur kriminelët edhe më tutje në pushtet dhe në anën tjetër për të frikësuar shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit që të largohen nga shtëpitë e veta.

Thirrjet e të rinjve për t’u rekrutuar në ushtrinë serbe, për momentin është provokimi më i rëndë, përkatësisht tentim zbrazja e radhës së tri komunave nga të rinjtë shqiptarë, sepse Serbia e dinë se të rinjtë nuk do t’i përgjigjen këtyre thirrjeve dhe largimi i të rinjve nga Presheva Medvegja e Bujanoci është një zbrazje totale e shqiptarëve të këtij rajoni.

Jo fort larg të gjithë të rinjtë shqiptarë, në ish Jugosllavi, ku me pushtetin e saj dominonte Serbia, kanë përvojë shumë të hidhur, ngase shumë të rinj nga kjo ushtri ktheheshin në arkivole.

 

Prandaj, Bashkësi Ndërkombëtare,  është momenti i fundit që Serbisë t’i ndalen  këto provokime  ndaj shqiptarëve   për të krijuar paqe  e stabilitet në rajon. Po ashtu edhe  Institucionet e Kosovës e të Shqipërisë të duhet të ngrinin zërin, e të sensibilizojnë çështjen që të rinjtë shqiptarë të mos bëhen rekrutë të ushtrinë serbe, sepse mund të ndodh ajo që ka ndodhur në Kosovë në vitet e ’90-ta.

Gjilan, 21.03.2013

Shoqata “Vatra”

Kryetar, Sejdulla Kadriu

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch