Home » Lajme, Vendore » Edhe njëherë po dëshmohet se Serbia burgosjet e shqiptarëve po i bën për përfitime politike e për grabitje të tokave të tyre

Edhe njëherë po dëshmohet se Serbia burgosjet e shqiptarëve po i bën për përfitime politike e për grabitje të tokave të tyre

Siç lajmëron www.telegrafi.com dhe shumë web faqe tjera e media  elektronike, lajme të marra nga burime jo zyrtare të raportuara nga  INA, sot janë liruar 5 (Elhami Salihi, Sherif Abdyli, Mustafë Limani, Nadir Sefedini dhe Sevdai Emurllahi) nga 8 ish ushtarë të UÇPMB-së të burgosur, më 4 maj 2012 në komunën e Bujanocit. Të arrestuarit u mbajtën në burgun e qarkut në Beograd për qëllime politike dhe për urrejtje patologjike që ka pushteti serb dhe Daçiqi ndaj shqiptarëve. Edhe pse e dinë se këta shqiptarë nuk kanë kurrfarë faji, Serbia nuk kanë mund t’i lirojë të gjithë,  për të justifikuar kështu padrejtësitë e tyre që po i bëjnë ndaj shqiptarëve të pafajshëm, ndaj shqiptarëve autoktonë.

Këta 5 të liruar dhe tre të tjerë që po mbahen ende në arrest në burgun e Vrajës, ish ushtarë të UÇPMB-së, u arrestuan nën dyshimin për kinse krime lufte ndaj civilëve në luftën e armatosur në Kosovën Lindore gjatë vitit 2001. Mirëpo siç po shihet, (ashtu siç kanë qenë gjithmonë  shqiptarët  e pafajshëm) edhe këta ish ushtarë të UÇPMB-së edhe ata të “grupit të Gjilanit” nuk kanë kryer kurrfarë krime, por janë burgosë vetëm pse janë shqiptarë. Gjithashtu me këto arrestime e burgosje, Daçiqi i bëri për të fituar vota nga serbët e Kosovës e të Serbisë, e në anën tjetër për të frikësuar e detyruar të largohet nga trojet, nga pronat e shtëpitë e tyre qytetarët  shqiptar të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës. Por, siç u pa, Daçiqit, iu kthye bumerang tentim krijimi i një shumice artificiale, posaçërisht në komunën e Bujanocit, ngase shqiptarët nuk iu frikësuan kërcënimeve të tij, por dolën në votime  dhe fituan shumicën absolute në Kuvendin e Bujanocit dhe i treguan se aty janë e do të jenë gjithmonë  shumicë ashtu siç kanë qenë  në të gjitha periudhat historike, i treguan se shqiptarët nuk i frikësohen padrejtësisë e kriminelëve siç është Daçiqi, i treguan se për Atdheun dhe lirinë janë të gatshëm të sakrifikohen  si gjithmonë.

Megjithatë “Vatra” kërkon që të lirohen të gjithë të burgosurit shqiptarë që janë duke e vuajtur dënimin në burgjet e Serbisë pa kurrfarë faji  dhe apelon te faktori ndërkombëtarë që t’i bëjë vërtetë trysni pushtetit  serb, që këta të burgosur të lirohen sa më shpejt dhe të mos diskriminohet populli shqiptar në këtë rajon. Njëherit kërkojmë që rajonin e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës ta mbikqyrë një Forcë Ndërkombëtare apo të vendoset një protektorat për të ruajtur paqen, stabilitetin e për të shmangur ndonjë luftë, që si duket po e kërkon Serbia.

 

Gjilan, 29.3.2012

 

SHSHKL “VATRA”-Raporton Kushtrim Kadriu Kryetarë i rinisë “Vatrës”

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch