Home » Lajme, Vendore » Edhe pas 26 viteve, Referendumi i 1 dhe 2 Marsit 1992 mbetet vetëm në letër

Edhe pas 26 viteve, Referendumi i 1 dhe 2 Marsit 1992 mbetet vetëm në letër

Rreth 97 % e shqiptarëve të Luginës së Preshevës respektivisht mbi 45 mijë shqiptarë me të drejtë vote, në 71 vendvotime, më 1 dhe 2 Mars të vitit 1992, patën votuar që Kosova Lindore (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), të shpallet Autonomi politike dhe territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën, verdikt i popullit ky që edhe pas 26 viteve nuk po jetësohet.

Para 26 viteve, 97 % e shqiptarëve të Luginës së Preshevës unanimisht,  përmes referendumit gjithëpopullor, vendosën për Autonomi politike dhe territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën.

Edhe pas mbi dy dekadave e gjysëm, përkundër ngritjes së shumë iniciativave protestave qytetare, luftës së fundit të ish UCPMB-së dhe pas saj edhe permes iniciativës së këshilltarëve shqiptarë të Tre Kuveneve Komunale të Luginës nga e ku dhe doli një Platformë Politike, referendumi mbeti vetëm në letër dhe në mendjen e populates kurse jeta e shqiptarëve në Luginë fatkeqësisht sa shkon e cënohet edhe më shumë.

Kryetari i kuvendit të referendumit të 1 dhe 2 mars të vitit 1992, Ibrahim Kadriu me rastin e 26 vjetorit ka thënë: përmes këtij akti shqiptarët kanë pasur për qëllim sensibilizimin e çështjes së Luginës të Preshevës. Por sipas tij pas më shumë se dy dekada  çështja e referendumit ka mbetur status kuo madje nuk është bërë asgjë.

26 vjet më parë shqiptarët  e Luginës së Preshevës në Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992 në mënyrë të unifikuar pa dallim moshe e gjinie, dhanë verditktin e tyre,  për “Autonomi politike dhe territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën” me 97 % të votave.  Sipas kryetarit të Kuvendit të Referendumit, Ibrahim Kadriu, partitë poltike nuk kanë bërë asgjë për jetësimin e referendumit por e kanë përdorur për ineteresat e tyre partiake.

Me gjithë atë ish kryetari i Kuvendit për Referendumin, përgjegjësi merrë edhe mbi vete duke thënë se referendumi nga ajo kohë e deri më sot mbeti arkiv.

Por ai megjithatë fajin kryesorë ia le partive politike, duke thënë se kanë ç’rrënjosur tërësisht vullnetit e kësaj popullate duke aluduar në platformën e vitit 2006 dhe Këshillin Nacional që nuk bënë asgjë për ta jetësuar ose së paku të kishte qenë bazë e ngritjes së cështjes së Luginës së Preshevës në cdo takim me faktorin kombëtarë e ndërkombëtarë, gjë që fgatkeqësisht nuk po vërehet se po ndodhë.  Në fund ai ka potencuar se lidershipi në Luginë duhet të riorganizohet dhe ti qëndroj besnik vullnetit të popullit, sepse në të kundërtën Lugina do të përjetoj fatin e shqiptarëve të Sanxhakut të Nishit që sot përmendet vetëm në libra.

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch