Home » Lajme, Vendore » Edhe për kundër apeleve të NP “ MORAVICA” , gjer tani nuk ka shlyerje të borxheve

Edhe për kundër apeleve të NP “ MORAVICA” , gjer tani nuk ka shlyerje të borxheve

Edhe për kundër apeleve kundrejt qytetarëve për shlyerjen e borxheve ndaj NP “ MORAVICA” , deri më tani asnjë qindarkë nuk është derdh në arkën e kësaj ndërmarrje. Këtë informacion e ka konfirmuar drejtori i këtij institucioni Naser Sadiku i cili edhe kësaj radhe ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët ,që në afat sa më të shkurtër të shlyejnë borxhet e tyre. Borxhi qytetarë tani ka arrit afro 4 milion dinarë , një shumë e cila po të inkasohej do të rimëkëmbte këtë ndërmarrje. Ndër borxhlinjtë më të mëdhenj janë personat juridik ku borxhliu më i madh është deri në 400 mijë dinarë. Por megjithatë drejtori i këtij institucioni po shkon drejt humbjes së durimit dhe pas këtij lajmi ai është zotuar se në vazhdim do të publikojë emrat e çdo borxhliu. Një pa përgjegjësi qytetare po shndërrohet në ankth duke dëmtuar shumë familje të cilat varen nga pagat në këtë ndërmarrje. Drejtori Sadiku gjithashtu ka potencuar se edhe punonjësit e kësaj ndërmarrje tani duhet të përgatiten për stinën e dimrit si çdo qytetarë tjetër. E një fakt tjetër interesant që vjen nga ana e qytetarëve është se një ditë po të mos mblidhen mbeturinat apo të mungojë uji për një javë ata ngrehin zërin e ankesës edhe duke qenë të vetëdijshëm se nuk kanë paguar faturat për shërbimin kryer.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch