Home » Lajme » Edhe pse reshjet o borës tani më kanë pushuar , erërat janë ato të cilat po e bartin borën dhe po i zënë rrugët

Edhe pse reshjet o borës tani më kanë pushuar , erërat janë ato të cilat po e bartin borën dhe po i zënë rrugët

 Megjithatë situata në komunën tonë po vëzhgohet 24 orë nga shtabi i mbrojtjes civile. Komandanti i shtabit Ragmi Mustafa çdo mëngjes mbledhë ekipin e tij për të marrë informacione për ngjarjet në teren por edhe për tu konsultuat se si të menaxhohet pastrimi i rrugëve.

Pas analizave të sotme është konstatuar se nuk ka lokalitete të izoluara. Kompanitë për pastrimin e borës edhe gjatë mbrëmjes me intensitet të shtuar kanë bërë pastrimin e rrugëve , pasi erërat vazhdimisht kanë bartur borën, duke penguar qarkullimin e lirë. Pasi shtabi republikan i mbrojtjes civile kishte urdhëruar që të shtohet edhe një kompani për pastrimin e rrugëve, ajo po sot ka ndarë 5 tonë karburante për komunën tonë. E kryeshefi i fondit Burhan Emërllahu bashkë me kryeshefin e shtabit të mbrojtjes civile nga ora 6 e mëngjesit kanë inspektuar të gjitha rrugët , ku dhe është intervenuar në disa vendbanime. Një rast i tillë i mbulimit të rrugës nga ana e borës ishte në lagjen e Jakajve në Tërrnavë ku bora kishte arritur gjatësinë prej 2 metra. Sipas kryeshefit Emërllahu në teren po punohet me ekskavator adekuatë, ku gjatë ditës së sotme është intervenuar në Karadak të Preshevës, dhe në disa fshatra si rrugës në drejtim të Miratocës, në Sllavujevc dhe Svinjishtë. Komandantit të shtabit të mbrojtjes civile Ragmi Mustafa apelon tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjes , por dhe njëkohësisht sipas mundësive të tyre të bëjnë pastrimin e borës para vendbanimeve të tyre. Në këtë dimër të ftohtë që edhe më të vjetrin ka kohë që se kishin përjetuar , duhet të gjithë qytetarët të jenë mobilizuar që kjo situatë të tejkalohet pa ndonjë aksident. Fenomeni i Reshjeve të borës dhe i bllokimit i rrugëve në masë më të rrezikshme po paraqitet edhe në shumë vende të rajonit duke shënuar dhe viktima.
———————-
Me pastrimin e borës gjatë ditës së sotme komunikacioni në gjithë komunën tonë është zhvilluar normalisht. Përveq ditës së djeshme që autobusët nuk kanë mundur të qarkullojnë për në disa fshatra pasi që rrugët kanë qenë të bllokuara nga bora, ditën e sotme autobusët dhe taksiit janë kthyer në linjë normale në drejtim të të gjitha fshatrave të komunës së Preshevës dhe jasht saj. Riza Ramadani, shef I punëtorëve në stacionin e autobusëve Jedinstvo për Radio Televizionin Presheva deklaron se gjatë tërë kohës që ka mbizotëruar mot I keq autobusët kanë pasur linjë të rregullt përveç ditës së djeshme që ka pasur ndërprerje të disa linjave për në fshatrat e komunës së Preshevës. Ndërkaq z.Kadriu thekson se stacioni u autobusëve nuk ka qenë I ngarkuar këto ditë, arsye kjo ndërprerja e procesit mësimor. Gjithashtu edhe angjensinoni Veli Trans I cili ka linjë të rregullt me autobus për në Gjilan dhe Prishtinë gjatë ditëve me mot të ftohtë nuk ka pasur vështirësi kalimi me autobus për në Kosovë. Edhe agjensioni Mimoza 93 e cila ka linjë të rregullt me autobus për në fshatin Bilaç dhe Tërrnoc poashtu edhe në Evropë përveç ditës së djeshme që ka pasur ndërprerje një të linjës, ditën e sotme udhëtimi me autobus ishte I lirshëm. Pritet që ditëve në vazhdim rrugët të jenë të hapura dhe komunikacioni të zhvillohet normalisht.
—————
Për shkak të kushteve të këqija, ministria e energjetikës sugjeron që të vazhdohet edhe më tej pushimi i jashtëzakonshëm nëpër shkolla. Nëse ky propozim miratohet nga qeveria, atëherë nxënësit do të kthehen në bankat shkollore pas datës 16 shkurt. Pushimi i jashtëzakonshëm për shkak të kushteve të këqija, ka mundësi që fillimi i mësimit të shtyhet, ka paralajmëruar sot sekretari shtetërorë për energjetikë Dushan Mrakiq. Sic ka thënë Mrakiq, Ministria do të sugjerojë që pushimi në shkolla të shtyhet dhe të bashkohet me festën shtetërore që është javën e ardhshme ku nuk punohet 2 ditë, gjegjësisht shkolla të mos punojë edhe javën e ardhshme. Kjo praktikisht do të thotë se shkollat nuk do të kenë mësim deri me 17 shkurt, mirëpo pasi festa shtetërore serbe është me 15 dhe 16 shkurt dhe për këto dy ditë nuk punohet dhe 17 shkurt është ditë e premte, mësimi do të fillojë me siguri me 20 shkurt.
———————
Siç ka njoftuar instituti hidrometeorologjik i Serbisë, nesër në mëngjes, me datë 09 shkurt pritet që temperaturat të bien deri -25 gradë celsius, çka konsiderohet si mëngjesi më i ftohtë që është shenuar në vitin 2012. Sipas këtij instituti, edhe 7 ditët e ardhshme do të jetë shumë ftohtë, ditën e premte në jug dhe jugperëndim, ndërsa më vonë edhe në pjesët tjera. Në Serbi nga acari kanë dekur dymbëdhjetë persona, njofton Tanjugu.
——————–
Ky është bilanci më i ri i të ftohtit që ka përfshirë Serbinë
Në kuadër te aktiviteteve që po i zhvillon Qendra Solidaritetitit dhe Avancimit në Preshevë, gjatë ditës së sotme ata bënë ndarjen e një gjeneratori në stacionin e zjarrëfiksave pran stacionit të policisë në Preshevës. Qëllimi i ndarjes së këtij donacioni në këtë institucion është për ti dalë në ndihmë shumë qytetarëve në raste specifike për shpëtim të jetës, thekson kështu koordinatori i Qendrës Humanitare Solidaritetit dhe Avancimi në Preshevë Liridon Fejzullahu. Sipas zotit Fejzullahu, këtë donacion e ndihmoi një shoqatë humanitare nga gjermania. Përndryshe kjo qendrës humanitare ndihmon shumë familje nevojtare për ti dalë në ndihmë në këto ditë të vështirë në këtë krizë ekonomike që ka mbërthyer thuajse tërë globin.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch