Home » Lajme, Vendore » Edhe sot nuk pati kuorum të këshilltarëve për seancën e V-të- ligji nuk precizon qarte se sot është data e fundit e Kuvendit

Edhe sot nuk pati kuorum të këshilltarëve për seancën e V-të- ligji nuk precizon qarte se sot është data e fundit e Kuvendit

Edhe sot nuk pati kuorum të këshilltarëve për mbajtjen e seancës së pestë të Kuvendit Komunal në Preshevë.

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Preshevës Sami Salihu për Radio Televizionin Presheva ka theksuar se data 24 nuk është datë e fundit që përmbush kushtin e afatit tremujor mbi ligjin mbi administrimin lokal.
Seanca e pestë e Kuvendit të Komunal në Preshevë e cila ishte parashikuar të mbahej edhe ditën e sotme nuk u mbajt në mungesë të kuorumit të këshilltarëve. Kjo seancë ishte e treta me radhë që është tentuar për të kaluar pikat e rendit të ditës të parapara për punimet e kësaj seance. Në të kundërtën data 24 gusht nuk është data e fundit që përmbush kushtin e afatit tremujor mbi ligjin mbi administrimin lokal ka theksuar kështu Sami Salihu, kryetar i Kuvendit komunal në Preshevë. Sipas tij ligji nuk precizon qartë se sot është data e fundit e Kuvendit Komunal sepse kryetari i Kuvendit nuk njofton mbi shpartallimin e kuvendit por është qeveria e cila bje vendime të tilla.
Përndryshe për hapat e mëtutjeshme do të njoftohet i gjithë opinioni pas vendimeve të marra nga organet përgjegjëse.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch