Home » Lajme, Vendore » EDHE WIKENDI BËHET DITË PUNE

EDHE WIKENDI BËHET DITË PUNE

Pushteti lokal i Bujanocit, në krye me Mr.Nagip Arifin, nuk zgjedhë ditët e javës, me rëndësi për ta është që qytetarët ti kenë kushtet e duhura, si ato ekonomike poashtu edhe ato infrastrukturore.

Gropat e hapura me muaj e disa edhe me vite nëpër rrugët e fshatit Tërrnoc që ishin bërë pengesë e përditshme e qytetarëve, disa prej të cilave në masë të madhe pengonin zhvillimin normal të komunikacionit, sot i kishte ardhur fundit.

Edhe pse ditë e shtunë, kryetari i komunës së Buajnocit Mr.Nagip Arifi kishte kërkuar nga kompania “Saba Bellqa” që sa më parë ti meremetonte gropat e hapura dhe rruga ti ngjante normales, ngaqë disa prej gropave nuk ishin shkaktuar nga veturat por ishin hapur kohë më parë dhe nuk ishin mbuluar fare, duke

 

shkaktuar probleme të shumta tek ngasësit e automjeteve.

Banorët e fshatit Tërrnoc, tashmë ndjehen të lumtur e veqmas ata të cilët para dyerve të tyre kishin pasur gropa të përmasave që nuk mund ti tejkalonte as automjeti.

Ata thonë se, edhe pse nuk është dashur shum punë, por është dashur që dikush ti koordinojë këto punë, e për fat të mirë tashmë kemi njeriun e duhur i cili pa kërkesë të qytetarëve e dinë mir se për qka kemi nevojë.

Duke patur parasysh se kjo është java e parë e punës së kryetarit të sapozgjedhur të komunës Mr.Nagip Arifit, qytetarët as që kishin bërë ndonjë kërkesë përmbulimin e gropave, kërkesat ishin të mëhershme.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Bujanoc, 16 qershorë


 

 


 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch