Home » Lajme » Edi po vjen, kto janë panfletat që do të shpërndahen qytetarëve Preshevar me rastin e vizitës së Edi Ramës

Edi po vjen, kto janë panfletat që do të shpërndahen qytetarëve Preshevar me rastin e vizitës së Edi Ramës

Me ftesë të Këshillit për të drejtat e njeriut  kryetari I  Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama do të qëndroj për një vizitë njëditore  të shtunën më 28 janar në qytetin e Preshevës. Vizitën e ka organizuar Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Luginë të Preshevës ku si qëllim është edhe promovimi I librit të tij Kurban para qytetarëve preshevar. Sipas kryetarit të Këshillit për të Drejtat e Njeriut, Belgzim Kamberi pritja e Edi Ramës do të bëhet në sheshin e qytetit të Preshevës ku më pas do të bëhët edhe promovimi I librit të tij, në sallën e kuvendit në Preshevë. Agjenda  e vizitës së Edi Ramës do të vazhdoj edhe më tutje me një takim dreke me liderët e partive politike në Luginë të Preshevës. Gjithashtu vizita e Ramës vazhdimin e saj do ta ketë një tribunë me temën qytetaria kundër dhe përballë diskriminimit” që do të mbahet në sallën e kuvendit në Preshevë, për të vazhduar më pas në një intervistë televizive me gazetarët lokal dhe në fund me një party në kafiterinë XL- Pub me rock grup nga Prishtina.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch