Home » Lajme » Edi Rama: Aktakuza e Gjykatës Speciale është e padrejtë dhe paraqet sprovë të natyrës kombëtare

Edi Rama: Aktakuza e Gjykatës Speciale është e padrejtë dhe paraqet sprovë të natyrës kombëtare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha sot në përfundim të vizitës dy ditore në Kosovë se aktakuza e Gjykatës Speciale për presidentin Hashimn Thaçi dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës  (PDK), Kadri Veseli, është e padrejtë dhe paraqet sprovë të natyrës kombëtare.

Në një konferencë për media, ai e quajti aktakuzën si fletërrufe të ngjashme me komunikatat e revolucionit kinez , shfaqje që janë jetuar në Shqipërinë e diktaturës.

“ Kjo fletërrufe është e pashembullt dhe e kombinuar me momentin e publikimit mund të thuhet se funksionimi i Gjykatës Speciale nisi të shkruhet me një akt që abortoi një proces politik  që lidhet me paqen. Takimi në Shtëpinë e Bardhë përben një moment të rëndësishëm dhe është vijim i një përpjekjeje me shumë stacione por edhe një mundësi për ta quar procesin në një nivel të ri me mbështetjen e drejtpërdrejtë të SHBA-së”, tha Rama.

Ai u quajti të verbuar nga mllefi të gjithë ata zëra që pas aktakuzës thane se kjo ishte fillimi i ç’kapjes së shtetit të Kosovës.

“ Ata që thanë se kjo është fillimi i ç’kapjes së shtetit ose janë naiv ose të verbuar nga mllefi. Kjo ngjarje nuk lidhet as me simpatinë e as me kundërshtinë politike të natyrës zgjedhore, por lidhet me një prej vlerave me të rëndësishme që ka krijuar kombi shqiptar që është lufta për liri e Kosovës pjesë e së cilës është Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, tha kryeministri shqiptar.

Rama u shpreh i bindur se edhe pas kësaj beteje, Kosova do të ketë mundësi për t’i treguar botës se ajo ishte viktima e jo agresori gjatë luftës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch