Home » Lajme, Opinione » Edi Rama te bisedoj për shkëputjen e Luginës nga Serbia e mos të kërcej si Ilir Meta valle

Edi Rama te bisedoj për shkëputjen e Luginës nga Serbia e mos të kërcej si Ilir Meta valle

Kushtrim KADRIUVizita e  paralajmëruar e kryeministrit të Shqipërisë z.Edi Rama për në kryeqytetin e Serbisë Beogradin më 22. tetor. 2014, është vizite  historike për politiken ballkanike, pas gjysme shekulli një kryeministër  shqiptar shkel kryeqytetin e Serbisë, gjatë kësaj  vizite, kryeministri shqiptar duhet ti tërheq vërejtjen për shkeljet e drejtave  bazike njerëzore të shqiptareve ne Kosovën Lindore  nga qeveria e Serbisë.

Kërkese bazike që duhet të dalë nga vizita e  z. Rama do të duhet te ishte diskutimi me  qeverinë e Serbisë për lirimin e tri komunave shqiptare të pushtuara nga ajo dhe  të kthimin  kufijve të  pas luftës se dyte botërore, kur këto komuna ishin pjesë të  Kosovës, e ku kjo zgjedhje është zgjidhja me e mire e mundshme, më e drejtë e cila njëherë mire do e zgjidhte problemin e shqiptareve dhe serbeve në Kosovën Lindore.

Kjo Kërkese e kamotshme e popullit shqiptarë që jeton në Kosovën Lindore, është e bazuar në referendumin e  vitit 1992 ku këta qytetarë ne  shumicë absolute kërkuan shkëputje nga Serbia dhe bashkim me Kosovën.

 

Uroje që kjo vizite të mos shkoj si ajo e para ca vitesh qe u realizua  nga ish-ministrit të punëve të  jashtme tё Shqipёrisё, z. Ilir Meta nё Serbi dhe Bujanoc e Preshevё, ku na dha njё pasqyrë jo reale pёr gjendjen e shqiptarёve nё kёto komuna.

Nё vend se tё bisedohej pёr arsyet e varfёrisё sё skajshme tё shqiptarёve, ndjekjet, arrestimet, gjykimin qё po u bёhet tё rinjve shqiptarё, denimet e njё pas njёshme, militarizimin e vendit, diskriminimin e shqiptarёve nё tё gjitha fushat e jetёs, mos investimet, kthimin e shqiptarёve tё ndjekur dhe shumё tё tjera, aty kёrciti daullja dhe u hodh vallja!! Krijohej përshtypja se shqiptarёt qenkan qytetarёt mё tё lumtur nё Serbi dhe se çёshtja e tyre qenka zgjidhur pёrfundimisht.      Serbisё  njё shёrbim shumё i mirё te faktori ndёrkombёtar, shёrbim tё cilin jo vetёm qё nuk e kishte pritur, por as qё do ta arrinin vetё asnjёherё. Si udhëheqësit e shqiptarëve, ashtu edhe faktori ndёrkombёtar, duhet ta kenё tё çart se zgjidhja me e mire dhe më e drejtë është bashkimi i Kosovës Lindore me Kosovën.

Kushtrim Kadriu

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress