Home » Lajme, Vendore » Edi Rama të kërkoj me ngulm rrespektimin e të drejtave kombëtare dhe njerëzore për shqiptarët e Kosovës Lindore

Edi Rama të kërkoj me ngulm rrespektimin e të drejtave kombëtare dhe njerëzore për shqiptarët e Kosovës Lindore

Vatra levizjaVizita e Edi Ramës është një vizitë historike për politikën Ballkanike, sepse  pas 6 dekadash po ndodhë një vizitë e tillë.

Gjendja e shqiptarëve në Kosovën Lidnore është shumë e vështirë. Dhe pikërisht kjo vizitë, nga autoritet shqiptare duhet të shfrytezohet  për të kërkuar, që në mënyre urgjente  të ndalohet  diskriminimi i shqiptarëve nga  pushteti  serb në komunat e Kosovës Lindore  (Preshevë, Bujanoc  e Medvegjë).

Lëvizja “Vatra”  ka hartuar disa kërkesa  që ndimojnë në zgjidhjen e problemve në Kosovën  Lindore, të cilat kërkesa , Kryeministri  Rama, duhet t’i diskutoj  dhe njëkohesisht të kërkoje me ngulm  të zbatohen, nga homologu i tij serb, (sadoqë edhe këto janë minore me ate çka i takon kësaj pjese.

 

Serbia duhet  të garantojë zhvillimin e barabart ekonomik të Rajonit të Kosovës Lindore duke nxitur  punësimin e shqipëtarëve e mbi të gjitha  punesimin e të rinjve, ngase  kjo pjesë  është  ndër  më të varfërat në gjithë kontinentin e  Evropës. Këtë e dëshmojnë  statistikat  zyrtare të vet Serbisë. Këto statistika tregojnë se në pjesën e Serbisë pa Kosovën Lindore, të papunë janë vetëm 15 % të qytetareve,  kurse në Kosovën Lindore, ku shumica janë shqiptarë, të papunë  janë 95%.

Serbia t’i ndal arrestimet  politike të bazuara në akuzat e fabrikuara  e të montuar nga kuzhinat e pushtetit serb.

Të ndalet  ndjekja  dhe maltrtetimi   i ish-ushtareve të  UÇPMB-së që po vazhdon tash  e 13 vjet.

Të bëhet  çmilitarizimi i menjëhershëm i Kosovës Lindore dhe heqja e  bazave ushtarake siç është : Kampi ushtarak i Cepotini, kampi në fshatin Ramabuqe dhe Kampi ushtarak në lagjen Litesh në Zarbicë, e tjerat të vendosura në Kosovën Lindore, sepse po  përhapin frigë te banorët, që ndikon direkt në moskthimin e tyre.

Të zbardhet vrasja enigmatike e Komandant “Lleshit” Ridvan Qazimi.

Të filloj implementimi i merrveshjës së Konçulit dhe të zbatohet vullneti i përfaqësusëve politikë  i dal nga  platforma politike e tre kuvendeve  të komunav shqiptare në vitin 2006. Të garantohet lëvizja e lire e qytetarëve dhe e mallerave  nga Kosova e  Shqipëria.

Të mundesohet kthimi i menjëhershëm e të dëbuarve nga Kosova Lindore, të cilët  forcat serbe i dëbuan me dhunë mbi 20.000 shqiptarë nga shtëpitë e tyre në vitin 1999-2000, të cilët sot e kësaj dite nuk janë lejuar të kthehen  mbi 15.000 banorë. Njëkohësisht t`u garantohet siguri në pronat e veta dh endërtimin e shtëpive të shkatrruara nga ushtria e Shtetit serb.
Të lejohet hapja e univerzitetit në gjuhen shqipe në Kosovën Lindore.

Të lejohet përdorimi i simboleve dhe të respektohet dy gjuhesia, të  lejohet që në Kosoven Lindore të punohet me plan program arsimor të Shqipëris dhe Kosovës

Të lejohet perdorimi i gjuhes Shqipe ne aspekt zyrtare.

Të kthehet lapidari menjëher në qendër të Preshevës.

Me 08.11.2014                                                                           Kryesia e Lëvizjes”Vatra”

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch