Home » Lajme » Edita Tahiri, e ka thyer heshtjen disa javore

Edita Tahiri, e ka thyer heshtjen disa javore

Shefja e delegacionit të Republikës së Kosovës për dialogun teknik në mes të Prishtinës dhe Beogradit, Edita Tahiri, e ka thyer heshtjen disa javore. Në këtë intervistë për “Epokën e Re”, Tahiri Tahiri ka deklaruar bindshëm se Serbia s’do të mund t’i mbajë zgjedhjet lokale në Kosovë, as nuk do të ketë status special për serbët e veriut. “Beogradi nuk do të mund t’i mbajë zgjedhjet në Kosovë. Në bazë të të gjitha bisedave që i kam zhvilluar deri më tash, kam parë një seriozitet dhe vendosmëri të diplomatëve perëndimorë, që t’ia bëjnë me dije Serbisë se nuk mund të ketë standarde të dyfishta të politikës së jashtme, në një anë proevropiane karshi Evropës, në anën tjetër antievropiane karshi rajonit, veçanërisht Kosovës”, theksoi Tahiri. Kryenegociatorja u shpreh se sa i përket zgjedhjeve serbe, por edhe temave të tjera nga Cooper dhe diplomatë të tjerë me të cilët është takuar pas përfundimit të raundit të fundit, ka kërkuar mos mbajtjen e tyre, përkatësisht pengimin e Serbisë për t’i mbajtur në Kosovë.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch