Home » Sport » Editorial: Reali dhe Barca në top-formë para El Classicos

Editorial: Reali dhe Barca në top-formë para El Classicos

Rikthehemi edhe një herë për të bërë një analizë të shkurtër para ndeshjes më të madhe në planet, Real Madrid – Barcelona dhe shikojmë formën me të cilën do të futen këto dy skuadrat në këtë takim.

Data më e madhe në futbollin spanjoll është afruar shumë ndërsa tani kanë mbetur vetëm edhe disa ditë për ndeshjen më të madhe në planet. Të dy klube janë në një formë briliante para këtij takimi i cili pritet të jetë deçiziv për rrjellën e këtij kampionati.

Reali ka mposhtur Sporting Gijonin me rezultat të pastër prej 3-0 ndërsa në Camp Nou Barcelona dhuroi spektakël duke e mposhtur Levanten me rezultat 5-0.

Të rikthehemi dhe të futemi në thellësi të këtyre dy takimeve. Po nëse Reali do ta kishte humbur ndeshjen kundër Gijonit atëherë nuk do të ishte lider në La Liga, ndërsa nëse Barcelona do të mposhtej kundër Levantes atëherë ata nuk do të kishin shumë besim në vetën e tyre në ndeshjen kundër Realit dhe për fat të mirë asnjë klub nuk ka lënë vend për gabime dhe ndeshja e 10 Dhjetorit është për tu shijuar e cila pritet të jetë plotë me emocione.

Kjo ishte fitorja e 14 rradhazi e Realit në të gjitha garat në këtë sezon dhe ky fakt tregon se Reali i këtij sezoni është shumë më i fortë sesa ai i sezonit të kaluar por të njëjtë gjë nuk mund të themi për Barcelonën e cila në këtë sezon është duke u treguar jo ekip stabil në ndeshje si mysafir ku ka pësuar një humbje dhe ka barazuar në shumë takime tjera.

Barcelona ka humbur vetën dy pikë në Camp Nou në këtë sezon pasi barazoi 0-0 kundër Sevillas ndërsa në këtë stadium ata kanë shënuar plotë 39 gola duke mos pranuar asnjë të tillë.

Para El Classicos të dy takime do të jenë në aksion këtë mesjavë pasi kanë për të zhvilluar ndeshjet e Ligës së Kampionëve ku Reali takohet me Ajaxin ndërsa Barcelona me BATE Borisov.

Sidoqoftë, këta ndeshje nuk kanë shumë rëndësi të madhe pasi të dy klubet tashmë kanë siguruar vendet e para në grupet e tyre përkatëse.

Kjo ishte një analizë e shkurtër rreth formës së Realit dhe Barcelonës para El Classicos? Çka mendoni për këtë takim? Si do të jetë rrjedha e tij? Shprehuni në hapësirën për komente…

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch