Home » Histori, Kulturë, Lajme » EDUKIMI I TË RINJVE DHE TRASHËGIMIA KULTURORE

EDUKIMI I TË RINJVE DHE TRASHËGIMIA KULTURORE

/Me rastin e realizimit të projektit : : ” Edukimi i të Rinjve nëpërmjet Trashëgimisë kulturore dhe prezantimi i vlerave të trashëgimisë kulturore”/

Shkruan : Xhemaledin SALIHU, profesor

Projekti: ” Edukimi i të Rinjve nëpërmjet Trashëgimisë kulturore dhe prezantimi i vlerave të trashëgimisë kulturore” u realizua gjatë shtatorit të vitit 2020, ndërsa përmbyllja e tij ndodhi më 29 shatot 2020, në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë kulturore.

Në javën e parë të shtatorit 2020 filloi realizimi i projektit: “Edukimi i të rinjve nëpërmjet trashëgimisë kulturore dhe prezantimi i vlerave të trashëgimisë kulturore” në financim të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, me themelimin e Ekipit të Ekspertëve: Xhemaledin Salihu, përgjegjës i projektit, ligjërues, Sami Agushi, profesor i gjeografisë, ligjërues, Agim Arifit, mësimdhenës i artit, asistent i projektit dhe përgjegjës i punëtorisë së artit dhe Bardh Mehmeti, fotograf.

Ekipi i Ekspertëve mbajti tri mbledhje, ku u bë themelimi i tij dhe u bisedua lidhur me realizimin e projektit,takimet ndodhën më 2,5 dhe 14 shtator 2020.

Gjatë javës së dytë të shtatorit shtypim një pllakatë në formë të njoftimit të nxënësve dhe të rinjve si dhe qytetarëve të Preshevës lidhur më organizimin e aktiviteteve në realizimin e projektit të përmendur, të cilin e shpallëm në disa vende në qytet, te Zyrja për të Rinjtë dhe në shkollën fillore “Selami Hallaçi” në Rahovicë.

Pllakatin e dytë të reklamimit të Ekspozitës së Fotografive dhe Punimeve të nxënësve të shkollës së përmendur dhe Zyrës së të Rinjve e shpallën disa ditë para organizimit të Ekspozitës në shkollën fillore të Rahovicës.

Ligjëruesit : Xhemaledin Salihu, profesor, njohës i mirë i trashëgimisë kulturore dhe Sami Agushi, profesor i gjeografisë, para nxënësve të shkollës fillore “Selami Hallaçi” të Rahovicës dhe të Rinjve të Zyrës së të Rinjvë të Preshevës  mbajtën më shumë se 10 ligjërata në natyrë, mësim në natyrë mbi lëndën e trashëgimisë kulturore, mbi konceptet themelore të saja, mbi ndarjen e saj dhe mbi objektet dhe vendet e trashëgimisë, të cilët objekte dhe vende i vizituam brenda dy ditëve, më 19 e 20 shtator 2020.

Ligjëratat në natyrë, mësimi në natyrë zgjoi interesim të dukshëm tek nxënësit dhe të rinjtë, sepse ishte mësim konkret dhe demonstrues mbi vlerat e trashëgimisë kulturore.

Më 19 dhe 20 shtator 2020 u organizua vizita objekteve dhe vendeve të trashëgimisë kulturore në disa vendbanime të komunës së Preshevës.

Më 19 shtator 2020 vizituam Kishën në Raincë, Lisin e Çarrit, Manastirin, vendbanimin e Mirashecit dhe Kacipupin e Rahovicës.

Më 20 shtator 2020 u vizituam Kodrën e Dautit në Geraj, Ujëndarsen-Kërrusjen në Çukarkë,  lokalitetin Cërkvishta në Zhunicë dhe Vorrezat e Krushqëve dhe Nekropolen në Bukuroc.

Më 22 shtator 2020, punëtoria e parë u organizua me nxënësit e shkollës fillore “Selami Hallaçi” të Rahovicës, ku grupi i nxënësve në mbështetje të perceptimeve, ndjenjës, përfytyrimeve nga vizita e objekteve dhe vendeve të trashëgimisë kulturore vizatuan dhe pikturuan në fletoret e tyre, në mbikqyrje të mësimdhënësve të artit : Agim Arifit, përgjegjës i punëtorisë dhe Ismet Rexhepit.

Më 27 shtator 2020, u organizua punëtoria e dytë me të rinjtë e Zyrës së të Rinjve në Preshevë, ku poashtu të rinjtë vizatuan dhe pikturuan objektet dhe vendet e vizituara të trashëgimisë kulturore nën udhëheqjen e mësimdhënësit të artit, Agim Arifi.

Të martën, më 29 shtator 2020, në orën 13, në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë kulturore, në shkollën fillore “Selami Hallaçi” të Rahovicës organizuam hapjen e Ekspozitës së fotografive dhe punimeve të nxënësve dhe të rinjve të objekteve dhe vendeve të trashëgimisë kulturore të Preshevës. Ekspozitën e përgatitën mësimdhënësit e artit , Agim Arifi dhe Ismet Rexhepi.

Ekspozitën të hapur e shpalli Xhemaledin Salihu, bartës i projektit, para një numri të madh të mësimdhënësve  dhe nxënësve të shkollës fillore “Selami Hallaçi” të Rahovicës. Pati një interesim të madh lidhur me Ekspozitën, andaj edhe vendosëm që ajo të mbetet e hapur një javë në lokalet e shkollës.

Hapjen e Ekspozitës e përshendeti edhe drejtori i shkollës, Z. Amir Sylejmani.

Me rastin e hapjes së Ekspozitës së Fotografive dhe Punimeve të të nxënësve dhe të rinjve, Xhemaledin Salihu, bartës i projektit, para nxënësvë, të rinjve, mësimdhënësve të shkollës fillore të Rahovicës dhe të pranishmëve të tjerë theksoi:

“Zonja dhe Zotërinjë të nderuar,

I nderuar drejtor, Z.Amir Sylejmani, të nderuar mësimdhënës dhe nxënës të shkollës fillore “Selami Hallaçi” në Rahovicë dhe të nderuar të pranishëm të tjerë.

Përshëndetje për të gjithë, në emrin tim personal dhe të Stafit të projektit ju falemnderit për mundësinë që na dhatë ta realizojmë projektin: Edukimi i të rinjve nëpërmjet trashëgimisë kulturore dhe prezantimi i vlerave të trashëgimisë kulturore që ka për qëllim edukimin dhe mbushjen,nxitjen dhe motivimin me dashuri të rinisë, nxënësve tonë ndaj trashëgimisë kulturore, të cilën na lanë në besim paraardhësit tanë që ta ruajmë dhe mbrojmë edhe për gjeneratat e ardhëshme, në formë të objekteve, vendeve të trashëgimisë kulturore, në formë të objekteve sakrale fetare: xhamive, teqeve, tyrbeve, kishave, manastireve, vorrezave, në formë të objekteve të banimit: shtëpive, odave e kullave, në formë të objekteve publike:ndërtesave të vjetra, mullinjve, çeshmeve, haneve, urave, në formë të lapidarëve, busteve, përmendoreve, në formë shpellave, lisave, burimeve natyrore dhe në formë të artefakteve. Pra, ky project ka për qëllim edukimin, motivimin e të rinjve për ta dashur, mbrojtur, ruajtur trashëgiminë kulturore.

“Ata që nuk e njohin të kaluarën janë si foshnja – nuk dinë gjë!”
“Popujt, si dhe foshnja, kanë rritën e vet dhe kjo rritë bazohet në njohuritë dhe përvojat e fituara nga e kaluara, nga rrënjët individuale e kolektive. Këto rrënjë gjenden në trashëgiminë kulturore, të krijuar nga njerëzit dhe për njerëzit.”

Sot, këtu jemi tubuar për të hapur Ekspozitën e Fotove të trashëgimisë kulturore të komunës së Preshevës dhe punimeve të nxënësve të shkollës Tuaj, në kuadër të realizimit të projektit : Edukimi i të Rinjve nëpërmjet trashëgimisë kulturore dhe prezantimi i vlerave të trashëgimisë kulturore, të cilin projekt e financoi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës.

Punimet e nxënësve tuaj pasqyrojnë ndjenjën,përshtypjet, perceptimet, reagimet, dashurinë e tyre për objektet dhe vendet e trashëgimisë kulturore që i vizituan më 19 shtator 2020, si dhe të rinjve më 20 shtator 2020.

Realizimi i projektit filloi në fillim të shtatorit me themelimin e Ekipit të Eksperteve me ligjërues dhe përgjegjës të punëtorive.

Në kuadër të projektit organizuam dy grupe vizitash me të rinjtë e Zyres për të rinjtë e Preshevës dhe me nxënësit e shkollës tuaj, ku këta vizituan Lisin e Çarrit, Mirashecin, Manastirin dhe Kacipupin në Rahovicë dhe Kishën në Raincë .

Ligjëruan në natyrë-mësim në natyrë për trashëgiminë kulturore dhe objektet e vendet e trashëgimisë kulturore Sami Agushi, profesor i gjeografisë dhe Xhemaledin Salihu, profesor dhe kryetar i SHTKK-së.

Në këtë vizitë ishin edhe mësimdhënësit e artit Agim Arifi dhe Ismet Rexhepi, të cilët mbajtën edhe punëtorinë e vizatimit dhe pikturimit si dhe vendosën ekspozitën e sotme.

Sot, më 29 shtator 2020, është një ditë e madhe,  Dita Kombëtare e Trashëgimisë kulturore, ditë të cilën e festojnë e gjithë Shqiptaria.

Me këtë rast, më lejoni t’i shpreh falënderimet e sinqerta për realizimin e projektit: Z.Amir Sylejmanit, drejtor i shkolles, Sami Agushit, profesor i gjeografise, ligjerues, mësimdhënësve Agim Arifi, asistent i koordinatorit të projektit, përgjegjës i punëtorisë dhe i organizimit të ekspozitës, Ismet Rexhepit, e ndihmoi punëtorinë dhe  organizimin e ekspozitës, Bardh Mehmetin, fotografist, dhe të gjithë të tjerëve që ndihmuan realizimin e këtij projektit si dhe Altin Agron Boriçit, Zyrja e të rinjve në Preshevë.”

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch