Home » Lajme » EFEKTET E PARA TË FUQISHME TË SEANCËS SË JASHTËZAKONSHME -Komunikimi i Orhan Rexhepit me përfaqësues relevant Nërkombëtar

EFEKTET E PARA TË FUQISHME TË SEANCËS SË JASHTËZAKONSHME -Komunikimi i Orhan Rexhepit me përfaqësues relevant Nërkombëtar

Më 23 Qershor 2011 u mbajt Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit komunal të Preshevës në bazë të EULEX-Dokumentit për hulumtimet në Liqenin e Livoçit, sipas të cilit nuk janë gjetur fare mbetje mortore aty edhe pse nëntë djemtë Shqiptarë të Preshevës, më 21 Janar 2011, u dënuan me 101 vjet burgim së bashku, se kinse të gjithë “të maskruarit” i paskan hedhur pikërisht në këtë Liqe.

Konkluzionet e kësaj Seance iu dërguan një morie të faktorëve Ndërkombëtar, dhe reagimet e para do të jenë së shpejti.

Dear Mr Rexhepi,

thank you very much for the conclusions of the Municipal Assembly of Presevo from 23rd of June 2011.

I fully support the whole resolution. Next week in Strasbourg, I will inform my relevant colleagues in the European Parliament and Commissioner Füle about this. If you want, please inform all relevant international, national and local institutions and the press about my reaction and the initiatives we will bring up in the European Parliament.

With kind regards, Yours sincerely,

Bernd Posselt Member of the European Parliament, Deputy

I nderuar Z. Rexhepi,

faleminderit shumë për konkluzionet e Kuvendit Komunal të Preshevës nga 23 Qershori 2011.

Unë mbështes plotësisht tërë rezolutën. Javën e ardhshme në Strasburg, do të informojë kolegët e mi të rëndësishëm në Parlamentin Europian dhe Komisionerin Fyle në lidhje me këtë. Nëse ju dëshironi, ju lutem informoni të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare, kombëtare dhe lokale si edhe ato të shtypit në lidhje me reagimin tim dhe iniciativat që do ti paraqes deri edhe në Parlamentin Europian.

Përshëndetje të përzemërta,

Juaji sinqerisht,

Bernd Posselt
Deputet i Parlamentit Evropian
(President i Unionit Gjerman-Paeuropian,
Subjekti më i madh në Parlamentin Europian)

 

We’ve seen a growing demand in recent years as more students become aware of the impact that personal https://college-homework-help.org/ finance education will have on their lives

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch