Home » Lajme » Ekskluzive: Lista e martirëve të vrarë në Prishtinë që më dekada ishte top sekret

Ekskluzive: Lista e martirëve të vrarë në Prishtinë që më dekada ishte top sekret

Ndertesa e ish-gjykates PrMijëra qytetarë kanë frekuentuar dhe kanë kaluar afër ndërtesës së ish gjykatës komunale në Prishtinë dhe të rrallë e dinë historinë e kësaj godine. Në këtë godinë e cila kishte qenë burg u kryen krimet më të rënda të cilat deri më tani ende nuk janë zbardhur në tërësinë e tyre. Pikërisht nga kjo godinë, që asokohe ishte burg, ka qenë një tunel i cili ka qenë i shtrirë deri te përmendorja e trekëndëshit ku qysh para luftës së dytë botërore ku ishte çarshia e qytetit. Një pjesë e saj edhe mund të jetë dëmtuar apo mbuluar. Por e tërë ajo është njohur si tuneli famëkeq të cilën e mbajnë mend prishtinasit e vjetër. Një rrëfim të tillë paraprakisht ma kishte treguar babai im (Shukriu) i cili shpjegon ndjekjet që janë bërë ndaj personaliteteve të njohura kombëtare prishtinase. Ata që kanë hyrë në këtë tunel më nuk kanë dalë të gjallë. Janë qindra e qindra njerëz të cilët nga aty janë përcjellë për pushkatim me siglën tejet sekret, që nga koha e mbretërisë dhe me një ritëm edhe më të lartë gjatë luftës së dytë e deri në përfundim të saj. Ky tunel ishte ndërtuar enkas që pas “terapisë” ushtarake e policore të arrestuarit, pa u vërejtur nga qytetarët të kalonin në anën tjetër nën rrugë deri tek objekti tjetër prej nga shumica do të dërgoheshin në pushkatim. Enigmatike për shumë kë mbetet dyqani në çarshinë e vjetër, e cila më nuk ekziston, me të cilën lidhej ky tunel.

Se cilat kanë qenë përmasat e vrasjeve flet edhe një listë e siguruar e emrave të së paku 381 personave, pjesa dërmuese e të cilëve shqiptarë. Pikërisht në muajin nëntor mbushen 71 vjet nga, siç e quajnë historianët “Nëntori i Përgjakur në Prishtinë”. Fjala ishte për figura të njohura kombëtare. Deri më tani nuk dihen varrezat e fshehta ku ndodhen mbetjet e të pushkatuarve nga viti 1944. Por vendi ku u pushkatuan ishte Strelishta në fillim të Tauk Bahshqes por edhe tek kazerma në Tauk Bahshqe. Zakonisht këto akte kryheshin në orët e mbrëmjes. Ka dyshime që edhe aty të jenë varrosur. As familja e vjetër prishtinase e Stak Mark Mirdita bashkëveprimtar i Shyqri begut dhe Mustafa Agushit, sot e kësaj dite nuk i di varret e më të afërmeve të tyre që u masakruan nga pushteti popullor-kriminal ushtarak serb, pesë muaj pas themelimit të OZNA-së. Nga të dhënat konsullore serbe mund të shihet qartë se Stak Mark Mirdita, në prag të Kryengritjes së Përgjithshme Shqiptare nën udhëheqjen e Hasan be Prishtinës (5 maj-18 gusht 1912), ishte njëra ndër lidhjet e hershme të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

Masakrimet e mëdha

Masakrimi i tyre siç theksonte historiani Muhmet Pirraku do të shërbejë si promovim për krimin e njohur si “Nëntori i Përgjakur ’44”, e që do të pasojë edhe gjatë dhjetorit të atij viti dhe janarit e shkurtit të vitit 1945, për martirizimin në Prishtinë të mbi shtatë­dhjetë personaliteteve shqiptare – veprimtarë të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës si pjesë e pandashme e Shqipërisë Etnike. Siç përshkruante ngjarjen historiani Pirraku më 21 nëntor pjesëtar të uniformuar të OZNA-së e marrin Stak Mirditën nga shtëpia dhe e dërguan në burg. Meqë natën mbretëronte “ora ushtarake” që lejonte të vritej secili shqiptar që mund të gjendej në rrugë, Staka do të sillet në furrën e bukëpjekësit serb, Sava Vitkoviq, në rrugën e sotme “Iljaz Agushi”. Ishte nata e 23/24 nëntorit 1944. Godina në kat e asaj furre është edhe sot, pikërisht ndërtesa ku gjendet “Barnatorja e Bujqësisë”. Lokali i sotëm i kësaj barnatoreje ka qenë lokali i “Furrës së Sava Vitkoviqit”.

Sadistët serbë e skuqën furrën më shumë sesa për të pjekur bukë dhe të gjallë e futën në furrë martirin e kombit shqiptar, Stak Mark Mirditën. Nga kjo familje janë vrarë 6 persona. Nomenklatura komuniste jugosllave me dekada ka fshehur dhe relativizuar krimet e saj.

Lista
Lista

Derisa shumë vende të rajonit, përmes trupave të veçantë, kanë filluar të zbardhin numrin e saktë të pushkatuarve dhe varrezat e tyre, në Kosovë përveç një nisme nuk është bërë ndonjë hap për zbardhjen e kësaj masakre. Pjesa dërmuese e dokumentacionit që mban siglën sekret është në arkivat e BIA –së të Serbisë dhe arkivave tjera në Serbi, ku një komision i veçantë për varreza sekrete të të vrarëve pas 12 shtatorit 1944, tashmë ka hapur disa nga dosjet që përfshijnë edhe Kosovën. Këto varreza të viktimave të vrarë ende nuk janë hulumtuar nga asnjë institucion i vendit. Thuhet se më shumë se 90 për qind janë pushkatuar pa gjykim. Nuk ka qytet në Kosovë në të cilën nuk janë varrosur kryesisht civil, viktima të regjimit të komunizmit, të vrarë pa gjykim, ku dënimi ende vazhdon, sepse nuk kanë të drejtë rivarrimi. Kjo histori e dhimbshme ka filluar që nga mbretëria Serbo-kroate-Sllovene e deri më 1944. Serbia vite më parë ka hequr siglën e sekretit nga listat e personave të vrarë pa gjykim. Ka qenë një urdhër me numër 1235 nga 18 maji i vitit 1945 të cilën ministria e brendshme e asaj kohe e Jugosllavisë federative, ku thuhej se lokalitetet e të gjitha varrezave të “armiqve të popullit” të mbesin sekret.

12312052_10205889415778079_16063836_nStaka Matrk MIRDITASipas dokumenteve, pushkatimet kanë qenë të planifikuara, sipas direktivave dhe vendimeve të kreut të atëhershëm ushtarak dhe partiak me ekzistimin e listave të detajuara të personaliteteve që i konsideronin armiq politik dhe klasor që duhet likuiduar. Realisht politika e pushtetit popullor ka pasur një vijimësi të planeve Mbretërisë jugosllave. Dr. Stevan Moljevac anëtar i komitetit qendror të Jugosllavisë i cili ishte në krahë të Drazha Mihaloviqit në qershor të vitit 1941 ka hartuar projektin e “Serbisë së madhe”. Në atë projekt kërkohet që të spastrohet Serbia nga Shqiptarët, myslimanët , boshnjak, kroat. Më pas ishte platforma antishqiptare serbe e LANÇJ së, e dëshmuar në Elaboratin: “Problemi i pakicave në Jugosllavi” të ministrit në qeverinë e Serbisë, akademikut Vasa Çubriloviq, të 3 Nëntorit 1944, ishte jo vetëm opinion politik, shoqëror e ushtarak i LNAÇ së Serbisë Jugosllavisë, por ishte synim i qartë për vazhdimin e gjenocidit serbomadh mbi shqiptarët.

Urdhri
Urdhri

Nga dokumentet e asaj kohe thuhet se njësitet e drejtpërdrejta që janë marrë me kryerjen e likuidimeve dhe më së tepërmi është OZNA, e diku edhe korpusi i mbrojtjes popullore të Jugosllavisë. OZNA ka funksionuar jashtë kornizave kushtetuese dhe ligjore. Vitet e pasluftës së dytë mbesin të shënuara me shkronja të zeza në historinë e Kosovës. Nomenklatura komuniste jugosllave me dekada ka fshehur dhe relativizuar krimet e saj. Në arkivat e BIA-s serbe ekziston një listë e të vrarëve cila përmban emrin, mbiemrin, profesionin, datën e lindjes dhe vdekjes, rrethanat por jo edhe lokacionin ku janë ekzekutuar. Teksa në shumë vende të ish Jugosllavisë procesi i gjetjes së varrezave të fshehta ka përfunduar ose është në përfundim, në Kosovë ende mbeten mistike lokalitetet ku janë varrosur. Në këtë listë figurojnë një pjesë e martirëve të Shqipërisë etnike. Pas ekzekutimeve, familjarëve nuk u është tregua se ku i kanë dërguar. Varr i përbashkët i të gjithë këtyre konsiderohet “Strelishta” (vend i pushkatimeve) krye parkut “Tauk Bashqe”. Aty janë pushkatuar edhe pjesëtarët e ONDSh në krye me Ukë Sadikun-Gjon Sereqin më 1947. Për më keq për martirët e terrorit deri më tani asnjëherë nuk është konkretizuar nisma për ngritjen e një përmendore, ku disa nga familjarët e kontaktuar të tyre janë shprehur se janë të gatshëm vet të investojnë.

Përmendorja e munguar

Kolë Stakaj thotë se për ironi të kohës së paku të ngrihej një përmendore në shenjë kujtimi për gjithë atë kontributin që kanë dhënë martirët e kombit. “Deri më tani ka pasur një nismë në komunën e Prishtinës por që nuk u realizua. Edhe vetë do të financonim një përmendore për të gjithë të rënët e saj kohe”, thotë ai teksa kujton katrahurat nëpër të cilat ka kaluar familja e tij.

Fehmi Bahtiari thotë se pas luftës kanë ardhur njerëz në moshë dhe kanë vizituar oborrin e ish burgut duke u ndalë te një plep i madh. Fehmiut i kishin treguar 5-6 njerëz se në këtë plep kanë qenë të vendosur dy hallka në të cilat u lidheshin të burgosurve duart dhe pa prekë me këmbë në tokë rriheshin me dru ahu. Vetë Fehmiu thotë se deri para luftës i ka parë këto hallka të cilat ishin zënë nga degët. Ai tregon edhe një gjë shumë interesante. Pak para përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, plepin qindra vjeçar e kishin prerë. “Nuk ka shkuar larg dhe mu në mes të këtij druri ka lulëzuar një trëndafil me tri lule të kuqe, që asnjëherë në jetë nuk kisha parë diçka të tillë”, thotë ai duke përmendur një thëni se aty ku derdhet gjaku dalin edhe lulet e kuqe. Pas atyre që ka dëgjuar nga njerëzit, ai kishte mbjellë një pemë që të mos harrohet ai vend.

Në vend të pamës ishte plepi, ku lidheshin të burgosurit dhe rriheshin
Në vend të pemës ishte plepi, ku lidheshin të burgosurit dhe rriheshin

Gjykimi i të arrestuarve dhe dalja para gjykatave ushtarake ishte formale dhe një farsë. Pavarësisht shkallës së fajësisë, janë dënuar me vdekje derisa në shumicën e rasteve mungojnë çfarëdo shkresa nga proceset gjyqësore. Shërbimi i OZNA-s famëkeqe ka likuiduar mijëra civilë para përfundimit të luftës së dytë botërore. Të pushkatuarit ishin veprimtarë të çështjes kombëtare dhe të cilët i kundërviheshin sistemit të atëhershëm. Sipas një liste të siguruar, vetëm në Prishtinë janë vrarë rreth 380 persona ku pjesa më e madhe 280 janë shqiptarë. Por ky numër është i vogël në krahasim me vrasjet që janë bërë. Të gjithë të pushkatuarve në regjistër u mungon vend varrimi. Me një shkresë të datës 18 majit 1945 të lëshuar nga Ministria e Brendshme thuhet se të gjitha varret e individëve apo varreza kolektive (që i quanin fashiste) të asgjësohen dhe të fshihet çdo gjurmë e mundur.

Libri me listën e personave të ndjekur
Libri me listën e personave të ndjekur

Edhe pse ka shumë gabime në emra dhe mbiemra dhe toponime nuk kemi ndërhyrë por e kemi plasuar listën ashtu siç është. Kjo listë për herë të parë botohet dhe është një listë që mund të jetë e mangët në raport me gjithë ato vrasje dhe zhdukje që janë bërë. Në listë janë disa nga emrat e spikatur si Gjon Serreci, Stak Mark Mirdita dhe bashkëluftëtarë të Shaban Polluzhës.

Ilir KRASNIQI

3. Xhemaili Memet lindur më 1919 në Barilev, bujk, data e pushkatimit nuk figuron

  1. Bejtullah Beqiri nga Marevci, pushkatuar më 13.01.1945
  2. Xhem Isufi nga Goleshi, i pushkatuar më 30.12.1944
  3. Zeqir Xhema nga Goleshi, i pushkatuar 30.12.1944
  4. Shabanoviq Muharrem nga Prishtina, i pushkatuar 27.11.1944
  5. Mehmet Ismajl nga Prishtina pushkatuar 26.11.1944
  6. Rushit Ismet? Nga Prishtina pushkatohet më 27.11.1944
  7. Bislimi Shaban nga Hajvalia, pushkatohet më 01.12.1944
  8. Megjuani Ibraim nga Prishtina,pushkatuar më 26.11.1944
  9. Mustafa Ajdin nga Prishtina, pushkatuar më 27.11.1944,
  10. Shuqri Ramadan nga Prishtina pushkatuar më 27.11.1944
  11. Sefedin Usein nga Prishtina, pushkatuar më 27.11.1944
  12. Zubeir Raif, nga Prishtina, pushkatuar më 26.11.1944
  13. Haxhi Hysein Daka, Prishtinë, pushkatuar më 27.11.1944

52 . Sylca Salih, Prishtine, pushkatuar më 26.11.1944

  1. Fami Domanik, Prishtine, pushkatuar më 26.11.1944

54, Alim Qerimi, Prishtine, pushkatuar më 27.11.1944

  1. Bahtiar Ibrahim, Prishtine, pushktuar më 29.11.1944
  2. Memet Iljaz, Prishtine, pushkatuar më 02.12.1944

58, Zenel Aqip, Prishtine, pushkatuar më 22.12.1944

  1. Idria Rrustem, pushkatuar më 01.12.1944
  2. Bajram Islam, Prishtine, pushktuar më 19.12.1944
  3. Tefik Ismajl. Prishtine, pushkatuar më 05.12.1944

62 Beqiroviq Ismajl, Prishtine, pushkatuar 05.12.1944

63, Jahir Alit pushktuar më 05.12.1944

64.Memedoviq Shefer, Prishtine, pushkatuar më 05.12.1944

  1. Asan Alil, Prishtine, pushkatuar më 14.12.1944
  2. Sherifoviq Ali, Prishtine, pushktuar më 22.12.1944

67 Bajram Muarrem, Prishtine, pushkatuar më 27.12.1944

  1. Lebibovic Ajrullah, pushktuar më 05.01.1945

69, Suljmanovi Alia, Prishtine, pushktuar më 22.12.1944

70.Markovic Markush, Prishtine, etnia e panjohur, pushkatuar më 22.12.1944

71.Markoviq Mikel, Prishtine , etnia e panjohur, 22.12.1944

  1. Ferovic Shaban , Mali i Zi, Plav, nuk saktësoht data por thuhet pasluftës
  2. Amet Fuad, Prishtine, 27.11.1944, Prishtine,
  3. Kadrijeviq Zeqir, Prishtine, I pushkatuar 05.12.1944

78 Beljuli Ahmet, nga Dazhevica, I pushkatuar në 05.12.1944

79.Megush Rama , Sharban, pushkatuar në 05.12.1944

  1. Rrustem Emin, Prishtine, pushkatuar 05.12.1944
  2. Kadri Sherif, Prishtine, pushkatuar më 05.12.1944

82.Sait Rrushit, Sharban, pushkatuar më 22.12.1944

  1. Ahmtoviq Muharrem, Prishtine, pushkatuar 22.12.1944
  2. Sadikoviq Zenel, Prishtine, pushkatuar 14.12.1944
  3. Alijeviq Shaban, Prishtine, pushkatuar më 14.12.1944
  4. Shukri Sherif, Prishtine, pushkatuar më 22.12.1944

87.Marku Staka, Prishtine, pushkatuar më 22.12.1944

  1. Xhabir Fari, Prishtine, pushkatuar më 25.12.1944
  2. Ajdar Feta, Prishtine, pushktuar më 26.12.1944
  3. Rahman Siman, Prishtine, pushkatuar më 26.12.1944
  4. Shuquri Ragip, Prishtine, pushkatuar më 22.12.1944
  5. Jakup Kadri, Prishtine, pushkatuar më 22.12.1944
  6. Imerovic Ali Haki, Prishtine, pushktuar më 22.12.1944

94 Imroviq Ali Ahmet, Prishtine, pushktuar më 22.12.1944

95 Abdulovic Kadrija, Prishtine, pushkatuar më 22.12.1944

  1. .Urshid Lebib Beg, Prishtine, pushkatuar më 05.01.1945

97.Qollak Sadik, Prishtine, pushkatuar më 05.01.1945

98.Krushka Memet, Prishtine, pushkatuar më 30.12.1944

99.Abdulla Ram, Busi, pushkatur 05.01.1945

101.Kacura Ismajl, Prugovc, pushkatuar 11.01.1945

  1. Jahil Kajtaz, Besi, pushkatuar më 08.01.1945
  2. Rifat Asan, Prugovc, pushkatuar më 11.01.1945

104, Rexhep Bajram, Prugovc, pushkatuar më 11.01.1945

  1. Idriz Bajram, Prugovc, pushkatuar më 11.01.1945

106, Eminovic Asan Sushic, pushkatuar më 11.01.1945

107, Abazovic Aljush Leban, pushktuar më 11.01.1945

  1. Abazovic Sejdi Prapashtice, pushkatuar më 11.01.1945
  2. Shaban Isen Hajvali, pushktuar më 11.01.1945
  3. Rexhepovic Murat Prishtine, pushkatuar më 11.01.1945
  4. Jair Uka, Prishtine, pushkatuar më 11.01.1945
  5. Danim Jusup Prishtine, pushkatuar më 11.01.1945
  6. Maliq Qazim Hajkobil, pushkatuar në nëntor 1945
  7. Berisha Latif Rifat, lindur 1908, kryetar i Gjykatës ne Prishtine, pas 1945. I pushkatuar më 17. 05. 1949
  8. Berisha Latif Ismajl, 1904 Berisha, Prishtine, pushkatuar më 17. 05. 1949116, Berisha Latif Mustaf 1896 Prishtine, pushkatuar 17. 05. 1949
  9. Berisha Ismajl Ibrahim, 1923, pushkatuar më 17. 05. 1949
  10. Nezir Osmani lindur 1908 Bujanac BH, pushkatuar 23. 12. 1949
  11. Asan Alia, lindur në BH më 1910 me vendbanim Ribar, pushkatohet 1945
  12. Tahir Mustafa Krushiq Prishtine, lindur ne Kroci, pushkatohet më 1944
  13. Alia Murat Rexhep lindur më 1921 në Drvar BH, pushkatoht më 1944
  14. Alia Ferat Rexhep, lindur më 1918 në Drvar të BH, pushktohet 1944
  15. Ademi Mustafa Halil, lindur më 1927 në Dërvar të BH, , pushkatohet më 1944
  16. Asani Qelim , Prishtine, pushkatohet më 1945
  17. Avdulla Rama, nga Busia, pushktohet më 1944
  18. Alim Xhemail, nga Davidovci, pushkatohet më 1944
  19. Aqim Zenel Prishtine, nuk tegohet viti
  20. Alili Akim, Prishtine, pushkatoht më 1945
  21. Aslani Sali Bajram lindur më 1915 Drvar, pushkatohet më 1944
  22. Alil Husein, Prishtinë, etniciteti I panjohur, pushkatohet më 1945
  23. Alimi Emin Alim, Tërstenik, Prishtine pushkatohet më 1944
  24. Aliti Milazim Ajet lindur më 1903 Trestenik, pushkatohet më 1944
  25. Asani Havo Asan, lindur më 1922 Prishtine, dita e pushkatimit nuk tregohet

134 . Ajeti Nush Ajet 1909, Trestenik, pushkatoht më 1944

  1. Ајеti Mehmet Ajet, lindur më 1918 Trestenik, pushkatohet në 1944
  2. Beqirti, Bajram Beqir, lindur 1889 Trestenik, pushkatoht më 1944
  3. Bislim Shaban, Hajvali , pushkatohet në 1944
  4. Batalai Kadri Jakup , Prishtine, pushkatohet pas clirimit
  5. Bicko Mustafa, Elbasan Prishtine, pushkatohet më 1944
  6. Bashali Ashim Asan lindur më 1917 Prishtine, pushkatohet më 1944
  7. Binaka Hamid, lindur më 1913 Vukmanovc, Prishtine, pushkatohet pas clirimit
  8. Brahimi Jusuf Braim, lindur më 1909 Trestenik, Prishtine, pushktohet më 1944
  9. Beluli Islam lindur më 1908 Pasom, Prishtine, pushkatohet më 1944
  10. Vili Aleja, Prishtinë, pushkatohet 1945
  11. Shaqir Elmi Rashinc, Prishtine, pushktohet në janar 45
  12. Milaimi Tair Rashinc, Prishtinë, pushkatohet janar ‘ 45
  13. Idriz Shaif , Ashinc, Prishtinë, pushkatohet në janar ’45
  14. Selamani Adem Memet, Bujnce -Prishtinë, pushktohet ‘46
  15. Baftia Xhema Alim Prishtinë, pushktohet nëntor ‘44
  16. Aziri Sali Adem Plitkovic, Prishtinë, pushkatohet në shkurt’ 45
  17. Ramatushi Zequir, Bandulic, Prishtinë, pushktohet janar ‘45
  18. Avdulla Azir Sali, Bandulic Prishtinë, pushktohet janar ‘45
  19. Durmishi Murrem Prishtinë, pushkatohet me 1944, podujeve
  20. Sali Shiqan, Prishtine,kafexhi, pushktohet 1944 s
  21. Ashul Jarka, Prishtine, pushktohet pas clirimit në Podujevë
  22. Remzi Shufta, Prishtine , pushktohet 1944
  23. Murat Bajraktari , lindur më 1864 Prishtine, pushkatohet pas clirimit ne Podujeve
  24. Met Govori, lindur 1904 në Prishtinë, pushkatohet 1945
  25. Shefqet Caka, lindur 1917, Prishtine, pushkatohet në fillim te 47
  26. Gergur Fazlija , lindur më 1911 Prishtine, pushkatohet shtator ‘46
  27. Sereci Gjon, lindur më 1916 Ferizaj, vdes qershor te ‘46 Podujeve (Mënyra e vdekjes nuk tregohet)
  28. Efendi, Sudi Enver, lindur më 1921 Prishtine, pushkatohet 1944 Podujeve
  29. Hasani Jahija sheh Turbetar lindur 1890, turk Prishtine, pushkatohet 1945
  30. Mehmet Agush Mehmti, tregtar, lindur më 1878 Prishtine pushkatohet pas clirimit
  31. Matarola Shaban Ramadan, Prishtine , pushkatohet tetor ‘45
  32. Sabri Sali Sula, lindur më 1912 Prishtine, pushkatohet ‘ 44
  33. Rusit Lebis lindur 1878 beg Prishtine, pushkatohet pas clirimit
  34. Femi Domanik Sukrija, lindur më 1905 Prishtine, pushkatohet pas clirimit
  35. Sylejman Xhemail, beg lindur më 1912 Prishtine, pushkatohet pas clirimit
  36. Dalip Jusuf, bujk lindur më 1916 Prishtine, pushkatohet ’44
  37. Ali Ahmet Imer, bujk lindur më 1923 Prishtine, pushkatohet pas luftës
  38. Hasan Musa bujk lindur më 1909 Prishtine, pushkatohet pas clirimit
  39. Alim Miksic, Prugovc , kryetar komune, pushkatohet pas clirimit
  40. Mustafa Ali bujk Prishtine, pushkatohet pas clirimit
  41. Ibraimi Kadri, kopshtar lindur më 1927 Prishtine, pushkatohet pas clirimit
  42. Ibraimi Alija Sherif lindur më 1907 Prishtine , pushkatohet ’44
  43. Ibraimi Shuqri Sherif lindur më 1922 Prishtinë,

190 . Usein Faik Ramadan, kepuctar lindur më 1912 Prishtine

  1. Sadik Sulja lindur më 1902 Prishtine, kulak, pushkatohet ‘44
  2. Mustafa Agushi Ismail lindur më 1904 Prishtine, kulak, pushkatohet pas clirimit
  3. Bajram Muharrem lindur më 1904 Prishtine, tregtar, pushkatohet pas clirimit
  4. Sadria Sherif bujk lindur 1924 Prishtine, pushkatohet më 1945
  5. Shuqurija Sherif pushktohet pas clirimit
  6. Alija Sherifе Prishtine, pushkatohet më 1945
  7. Shaban Muharrem bujk Prishtine, pushktohet pas clirimit

198 . Budec Sadik Tafik bujk, Prishtine, pushkatohet pas clirimit

  1. Aqir Zejnel, bujk Prishtine, pushkatohet më ‘ 1945

200 . Eshref Shuqri, kafexhi Prishtine, pushkatohet më 1944

  1. Husein Bunlari Rexhep, bujk, Prishtine, pushkatohet pas clirimit
  2. Ismajl Beqir Mula, karrocier, Prishtine, pushkatohet pas clirimit
  3. Rexhelar Hysein Seladin, lindur 1896 Prishtine, kopshtar, pushktohet ‘ 44
  4. Muharrem Ahmet, lindur më 1919 Prishtine, kasap, I ekzekutuar pas clirimit
  5. Svirca Mustafë,bujk, Prishtine, I ekzekutuar ‘44
  6. Ismet Sali , kafexhi, Prishtine, I vrarë pas clirimit
  7. Kadrija Remzi , Prishtine, pushktohet pas clirimit
  8. Shukri Ramadan Beg, Prishtine, i ekzekutuar pas clirimit
  9. Fat Ahmet, peme shites Prishtine, pushktohet pas clirimit
  10. Mustafa Krushkalar, Prishtine, pushktohet pas clirimit,
  11. Zeqir Bajram punëtor Prishtine
  12. Memet Kumnova, tregtare Prishtine, pushkatohet pas clirimit
  13. Farija Sylejman Ahmet, Prishtine, pushkatohet pas clirimit
  14. Memet Karaman Krushka, Prishtine, pushktohet pas clirimit
  15. Tefik Isa lindur më 1920 Prishtine, pushkatoht në ’45
    220. Krasniqi Asan Ajet lindur me 1906 në Sllovaki, m vendbanim Makovce
  16. Rexha Ashim Rexha lindur më 1909 në Тerstenik, pushktohet në ‘45
  17. Goshan Xhema Gosha lindur më 1859 në Terstenik pushkatohet ‘45
  18. Ram Rexhepi Rexhep 1859 Terstenik, pushkatohet ‘45
  19. Salia Feta Salia lindur në Terstenik, pushkatohet ‘45
  20. Ashim Milazim Ashim lindur më 1890 në Terstenik , pushkatohet më ‘45
  21. Kukiq Hamit lindur më 1910 Trstenik -Shqiperi, pushkatohet në ‘45
  22. Mema Arif Mema bujk lindur 1924, Terstenik, pushkatohet ‘45
  23. Asan Salihi Asan, lindur 1909 Trestenik Shqiperi, pushkatohet ‘45
  24. Fazli Abib Fazlia, lindur 1910, Trestenik Shqiperi, pushkatohet ‘45
  25. Tahir KadrijaTahir, lindur 1925,Trestenik Shqiperi, pushkatohet ‘45
  26. Tahir Hamit Tahija, lindur 1925 Trestenik Shqiperi
  27. Ahmet Behi Ahmet , lindur më 1917 Trestenik Shqiperi, pushkatohet ‘45
  28. Rama Sula Rama, lindur më 1909 Trestenik Shqiperi, pushktoht më 45
  29. Xhemajl Rexhep Xhemajl, lindur 1889 Trestenik Shqiperi, pushkatohet në ‘45
  30. Rexhpi Sali, lindur 1918 Trestenik, pushktaohet në’ 45
  31. Rexhepi Selim , lindur më 1917 Trestenik, pushktohet në ‘45 nën akuzën renegat
  32. Zenuni Memet , lindur më 1885 Trestenik, pushkatohet më ’45
  33. Reshit Feriz , lindur më 1905 Trestenik , pushkatohet ’45
  34. Osmani Xhemo, lindur më 1911 BH, gjeometër, pushktaohet më 25.12.1944
  35. Osman Ajdar , 1917 Lapovc Kroaci, pushkatohet më 29.12.1944
  36. Memet Sherif Shaban, lindur më 1922 nëBurnic , pushktohet më ‘ 45
  37. Murseli Qerim Ramiz , lindur më 1927 Okllap, pushkatuar më 1945 në Gadimlje
  38. Maliqi Shuqrija , lindur më 1927 Prishtinë, pushkatohet janar 45
  39. Avdi Sherif Amet, lindur më 1912 Banjic ,pushkatohet ‘ 45
  40. Ajvazi Selim Xhemail 1899 Dobranje Hrvatska, pushktoht shkurt ‘45
  41. Beqiri Braim Asan lindur më 1910 Banjice, pushkatuar më ‘45
  42. Iseni Zenel lindur më 1913 Ribar I Madh, pushkatuar në dhjetor ‘44
  43. Alili Kadri Beba lindur 1885 Ribar I Madh ,pushkatuar ‘ 47 Prishtine,
  44. Ademi Shefqet Rexhep 1927 Carevo Selo Maqedoni, pushkatuar janar ‘45
  45. Shabani Nazif lindur 1905 Petrovo Selo , pushktuar maj ‘45
  46. Sadiki Rexhep lindur më 1911, Petrovo Selo , pushktuar maj ‘45
  47. Shaqiri Sadik lindur 1913 Petrovo Selo Maqedoni, pushktuarnë maj 45
  48. Munishi Xhemail lindur më 1909 Prishtinë, pushkatuar në maj ‘45
  49. Muslia Bajram lindiur më 1910 Petrovo Selo Maqedoni, pushkatuar në maj ’45
  50. Asani Vesel lindur 1919 Babush ,pushkatuar më 1945
  51. Sadiki Ceci lindur më 1909 Babush, pushktuar më 1945
  52. Agushi Hasan lindur më 1912 Gadime, pushktuar më 1945

267.Аlia Covani Prishtine , pushktuar pas clirimit

  1. Akil Bajrami, Prishtine , pushktuar më pas clirimit
  2. Azem Simnica, Prishtine , pushktuar më 1945
  3. Abaz Shaban , Prishtine , pushkatuar më 1945
  4. Aziri Alim , Prishtine , pushkatuar më 1945
  5. Asan Adem , Prishtine , pushktuar më 1945
  6. Bajrush Ramushi , Prishtine , pushkatuar pas clirimit
  7. Bajram Jetuja , Prishtine , pushkatuar pas clirimit
  8. Beqiri Bislim , Prishtine , pushkatuarpas clirimit
  9. Berisha Imer , Prishtine , I pushkatuar pas clirimit
  10. Ismajl Gashi , Prishtine , I pushkatuar pas clirimit
  11. Idriz Berisha, Prishtine I pushkatuar pas clirimit
  12. Idriz VIsoka, Prishtine , I pushkatuar pas clirimit
  13. Jair Kajtaza , Prishtine , I pushkatuar pas clirimit
  14. Musa Alija , Prishtine, I pushkatuar pas clirimit
  15. MIsim Aziri, Prishtine , I pushkatuar pas clirimit
  16. Nuha Avdyl, Prishtine, I pushkatuar pas clirimit
  17. Osman Sula , Prishtine, I pushkatuar pas clirimit,
  18. Ram Aziri , Prishtine, pushkatuar më 1945

 

286, Rexhep Visoka , Prishtine , I pushkatuar 1944

  1. Rasim Bajram , Prishtine , I pushkatuar 1944
  2. Selim Alim , Prishtine , I pushkatuar 1944
  3. Sadik Qerim , Prishtine, I pushkatuar 1944
  4. Smajl Kacuri , Prishtine , I pushkatuar më 1944
  5. Smajl Pllana, Prishtine, I pushkatuar 1944
  6. Sejdi Rama , Prishtine, I pushkatuar pas clirimit
  7. Smajl Ajeti , Prishtine, I pushkatuar 1944
  8. Sali Bajram, Prishtine, I pushkatuar 1944
  9. Sali Ismajl , Prishtine, I pushkatuar 1944
  10. Sejdia Gani, Prishtine, I pushkatuar më 1944
  11. Sadria Bajram, Prishtine, pushkatuar më 1944
  12. Sinani Liman , Prishtine, pushkatuar më 1944
  13. Qerim Berisha, Prishtine, pushkatuar më 1944
  14. Ferati Zenel , Prishtine, pushktuar më 1946
  15. Fazlia Isin, Prishtine, I pushkatuar pas clirimit
  16. Halit Avdullah, Prishtine, I pushkatuar pas clirimit,
  17. Hasan Hoxha , Prishtine, I pushkatuar pas clirimit
  18. Shaban Gashi, Prishtine, pushkatuar më 1945
  19. Xhemail Xhorak Prishtine, pushkatuar 1945
  20. Staku Marku, Prishtinë vrarë më 1944
  21. Geda Ashadin Hasan lindur më 1921 Prishtine,
  22. Doruti Bajram Doruti lindur më 1908 Prishtinë
  23. Xhemail Rasim Xhemail lindur 1900 Sjenicë
  24. Xhabiri Halim, Prishtine, pushkatuar pas clirimit
  25. Zenel Sadik, Prishtinë, pushkatuar pas clirimit
  26. Zeqiri Hala Zeqiri, Prishtinë, pushktuar pas clirimit

317.Shuquri Ramadan, Prishtinë, pushkatuar pas clirimit

  1. Ramadan Muharrem lindur 1893 Prishtine, pushkatuar 1945
  2. Alush Jarka, lindur 1910 Prishtine, pushkatuar 1945
  3. Grguri Ajet, lindur 1910 Prishtine, pushktuar shtator 1946
  4. Zeqiri Etem lindur 1901 Bërnic e Epërme, pushkatuar pas clirimit
  5. Akif Bajram, Rimanishta , pushkatuar 1945
  6. Baftir Dubnica, Prishtine, pushkatuar 1945
  7. Zeneli Ramadan Zenel indur 1899 Trestenik
  8. Ismajl Memet , Prishtinë, pushkatuar 1944
  9. Ibrahimovic Mustafa , Hajvali, pushktuar pas clirimit
  10. Ismajl Tehik, Prishtine, pushkatuar pas clirimit
  11. Ismak Jak 1895, Prishtine, pushktuar pas clirimit

331.Ibrahimovic Osman Ibrahim, lindur 1907 Prishtine, pushkatuar pas clirimit

  1. Berisha Vsel Ajdar, lindur 1908 Grashtic, pushkatuar 1945
  2. Krasniqi Xhafer Mustafa lindur 1903 Grashtice, pushkatuar 1945
  3. Krasniqi Ibush Bajram lindur 1912, pushkatuar 1945
  4. Shapjan Rexhep Muarem lindur 1907 Grashtice, pushkatur 1945
  5. Krasniqi Murat Asim, lindur 1921 Grashtice, pushkatuar 1945
  6. Granoran Avdi Nimon lindur 1915 Radoshevc, pushktuar 1945
  7. Berisha Ajrullah Alia lindur 1913 Radoshevc, pushkatuar 1945
  8. Berisha Sylejman Vedrija,lindur 1915 Radoshevc, pushkatuar 1945
  9. Berisha Rifat Azir, lindur 1923 Radoshevac, pushkatuar 1945
  10. Berisha Anefi Bajram, lindur 1923 Radoshevac, pushkatuar 1945
  11. Ismajl Xhafri lindur 1919 Grashtice, pushkatuar 1945
  12. Xhema Xhurak, lindur 1915 Sllatina e Madhe, pushktuar 1945
  13. Shulic Xhemail, lindur 1925 Mramor, pushktuar 1945
  14. Amdi Jetulla lindur 1899 Mramor, pushktuar 1945
  15. Isen Bajrami lindur 1927 Mramor, pushkatuar 1945
  16. Isuf Bejta 1900 Keqikoll , pushktuar 1945
  17. Abazi Ahmet , Keqikoll, pushktuar 1945
  18. Berisha Jusuf Adem lindur 1926 Hajvali , pushkatuar 1945
  19. Krasniqi Sejdi Muslia lindur 1906 Llukar, pushkatuar 1946
  20. Krasniqi Asan Alia lindur 1915 Grashtice, pushktuar ne fund të 1945
  21. Lushi Selim lindur 1917 Prishtine, pushktuar pas clirimit
  22. Lushti Smajl Azim, Prishtine, pushktuar pas clirimit
  23. Mustafa Qamil , Prishtine, pushktuar pas clirimit
  24. Memetovic Shefer, Prishtine, pushkatuar pas clirimit
  25. Rashiti Ramaris Rashit lindur 1889 Trestenik, pushkatuar 1944
  26. Rexhpi Sheremet, lindur 1909 Trestenik, pushktuar 1944
  27. Rrahmoni Sinan , Prishtine, pushkatuar 1944
  28. Rauf Zymber, Prishtine, pushkatuar 1944,
  29. Ejupi Sylejman lindur 1917 Prishtine, pushkatuar 1944
  30. Beqir Eshref Shukri, lindur 1920 Prishtine, pushkatuar 1944
  31. Bajrami Atif Rimanishta, 1908 Rimanishte, pushktuar 1944
  32. Osman Ibraim –Solid lindur 1907, pushktuar 1944
  33. Isen Klinan Emin, lindur Svrcak, pushktuar 1945 Vushtri
  34. Muslia Sadria, lindur 1905 Cumush, Prishtine, pushkatuar 9 gusht 1945
  35. Ramadan Kadri Ramiz, lindur 1896 Gjugjevac, pushkatuar 9 gusht 1945
  36. Luis Marku, orëtar, lindur 1912 Prishtine, pushktuar 1945
  37. Ferim Shaban, lindur në 1887 Marevc, pushkatuar 1945
  38. Kluna Iftan, lindur në 1916 Gllogovc, Mysliman vdqi më 20.08.1952 në Goli Otok
    Vendi ku dyshohet për varreza masive
    Vendi ku dyshohet për varreza masive
    Ish strelishta
    Ish strelishta

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch