Home » Lajme, Ndërkombëtare » Ekskluzive: Pikat e implementimit të marrëveshjes

Ekskluzive: Pikat e implementimit të marrëveshjes

Pas dy ditë diskutimesh në nivel të ekspertëve, pala evropiane e ka prezantuar një draft të planit të zbatimit, i cili nuk mori miratimin e menjëhershëm të të dyja palëve. Pala serbe është ajo e cila ka kërkuar kohë shtesë për konsultime të mëtutjeshme.

Pika e planit të implementimit:

1. Asociacioni i Komunave do të themelohet pas zgjedhjeve lokale.

2. Do te themelohet një grup përgatitor nga Qeveria e Kosovës ku do t’i përcaktohen detyrat në përgatitjen e statutit dhe themelimin e asociacionit.

3. Grupi përgatitor do të ketë afatin e veprimit deri në zgjedhjet lokale.

4. Do të shpërbëhen strukturat ilegale të sigurisë përfshirë MUP, BIA dhe Mbrojtjen civile dhe do të mbyllen objektet e tyre

5. Policia e Kosovës, pjesëtarët serb të saj, do të kenë një afat kohor për t’u deklaruar se nuk marrin rrogë nga Qeveria e Serbisë dhe për ketë Qeveria e Serbisë duhet të ketë një vendim transparent.

6. Qeveria e Kosovës do të hap vendet vakante sipas procedurave e ligjeve të Kosovës dhe mund të aplikojnë ata që nuk kanë evidenca kriminale.

7. Pas këtyre, MPB e Kosovës do të emërojë komandantin rajonal të policisë.

8. Do të ndalet puna e gjykatave dhe prokurorive paralele.

9. Lëndet e gjykatave dhe prokurorive paralele do të dorëzohen përmes EULEX-it.

10. Institucionet e Kosovës KGJK dhe KP do të hapin vendet vakante për gjyqtar, prokuror dhe staf administrativ sipas ligjeve dhe procedurave të Kosovës.

11. Pas kësaj do të caktohet nga Gjykata e Apelit në Prishtinë paneli sipas natyrës së rasteve dhe divizioni në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

12. Zgjedhjet lokale në komunat në veri do të mbahen njëkohësisht në tërë Kosovës, sipas ligjeve të Kosovës dhe me lehtësim të OSBE.

13. Do të mundësohet lëvizja e lirë duke hequr barrikadat.

14. Do të themelohet grupi mbikëqyrës i implementimit të marrëveshjes i përbërë nga dy kryeministrat dhe Ashton.

15. Do të themelohen grupe punuese profesionale për implementim të secilës çështje të marrëveshjes, në veçanti për polici, drejtësi, asociacion, zgjedhje lokale.

16. Takimi tjetër pritet të mbahet në nivel kryeministrash dhe do të caktohen afatet kohore dhe do të nënshkruhet plani për implementim.
(RTK)

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch