Home » Lajme » Eksluzive: Shkëmbimi i territoreve gjithnjë e më i pranueshëm

Eksluzive: Shkëmbimi i territoreve gjithnjë e më i pranueshëm

Diplomatë të huaj konfirmojnë informacionet

. Po shqyrtohet ideja që Bujanocit t’i jepet statuti i Qytetit dhe ai të ndahet në dy komuna, në atë të Tërnocit dhe Banjës së Bujanocit. Ideja është që të formohen edhe dy komuna tjera, njëra në stacionin hekurudhor të Preshevës dhe tjetra në anën lindore të Koridorit 10-të.

 

Nga Jeton Ismaili

Deklarimet e hapura të ditëve të fundit të zyrtarëve serbë për ndarje të Kosovës në masë të madhe e kanë aktualizuar këtë çështje, e cila është e përfolur për një dekadë e më tepër.

Derisa Beogradi zyrtar e nxë në gojë vetëm se fjalën ndarje, faktori shqiptarë është i prirur të flas për shkëmbime territoresh. Deri më tash, disa nga politikanët e Luginës nëpër deklarimet e tyre iu referohen rezultateve të referendumit të marsit të vitit 1992, me anë të së cilit shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës ishin deklaruar për autonomi politiko-territoriale me të drejtë bashkimi Kosovës. Andaj çdo deklaratë e cila përcillet nga Beogradi për ndarje të Kosovës në Luginë riaktualizon referendumin në fjalë.

Madje edhe disa bartës të politikës në Kosovë kohëve të fundit kanë pohuar zëshëm se çdo shkëputje e një pjese të territorit të shtetit me automatizëm do të reflektohet në bashkangjitjen e Luginës në përbërje të Kosovës.

Të gjitha këto deklarata nuk janë lënë pa u përmendur edhe nga faktori ndërkombëtarë. Emëruesi i përbashkët i deklaratave të përfaqësuesve ndërkombëtarë vazhdon të jetë se “ çdo iniciativë për rikonfigurimin e kufinjëve do të ishte i dëmshmëm për rajonin “.

Por këto janë vetëm se deklarime publike, ndërsa siç merret vesh, ideja për këmbime territoresh është duke u diskutuar tej mase në kuloaret diplomatike, por edhe në qarqe shumë të rëndësishme në Beograd e Prishtinë.

Në këtë drejtim Rtv Spektri ka pasur qasje tek disa burime, e që janë zyrtarë të lartë të Bashkësisë Ndërkombëtare në Prishtinë.

Zyrtarët në fjalë, të cilët natyrisht se dëshirojnë të mbeten në kushte anominiteti kanë pranuar se shkëmbimi i territoreve nuk është më aspak tabu temë por një opsion shumë real për zgjidhjen e çështjeve Prishtinë- Beograd.

“ Gjithnjë e më shumë po vimë në përfundim se vetëm shkëmbimi i territoreve mund të shpie deri tek një zgjidhje e pranueshme për kontestin shqiptaro-serbë “, kanë pohuar burimet tona.

“ Me siguri keni qenë në veri të Kosovës, nga lumi Ibër e deri tek portat kufitare dhe keni vërejtur se ajo pjesë aspak nuk ngjanë me Kosovën. Askush nuk ka ide se si ta integroj atë në Kosovë. Edhe variantet ushtarake nuk pinë ujë. Nuk mund të bëhet fjalë për aksione të ngjashme si ai “ Oluja “ në Kroaci. Kroatët kanë pasur një alibi të fortë, ngase para luftës me përjashtim të Kninit shumica e zonës ka qenë e banuar me kroatë, kurse në veri shqiptarët jetojnë vetëm simbolikisht, andaj ky opsion as që shqyrtohet “, ka shtuar burimi ynë.

“ Duke pasur parasyshë se Serbia nuk do ta pranoj Kosovën, ndërsa të gjithëve po na ngutet për në Bashkimin Evropian, atëherë vetëm një shkëmbim territoresh do të ishte i parnueshëm si për shqiptarët ashtu edhe për serbët “, thonë burimet tona.

“ Me anë të kësaj zgjidhje asnjëra palë duk do të paraqitej si humbëse para popullit të vet. Beogradi këtë do ta paraqiste si fitore duke pohuar se arriti që pjesën dërmuese të popullsisë së vet ta kthej brenda integritetit territorial. Ngjashëm do të paraqitej edhe pala shqiptare për pjesët e përfituara në jug të Serbisë ”.

Kur jemi tek jugu i Serbisë, për momentin nëpër qarqe diplomatike në raport me Beogradin dhe Prishtinën problemin e vetëm e paraqet “ Koridori 10- të “, i cili për Serbinë paraqet një rëndësi të  madhe strategjike.

“ Për vendbanimet shqiptare në komunën e Medvegjës zyrtarët serb nuk kanë paraqitur asnjë vërejtje duke pohuar se ato territore janë të gatshme t’ia bashkangjesin Kosovës në çdo rast. Ngjashëm kanë pohuar edhe për anën perëndimore të komunës së Bujanocit e Preshevës, e që bien në krahun e djathtë të “ Koridorit 10-të “, kanë vazhduar të tregojnë burimet tona.

“ Në këtë rast, përveç koridorit rreth 20 për qindë e popullatës shqiptare do të mbetej jashtë territorit të Kosovës, por edhe popullata serbe nëpër enklava, në Kosovë, do të mbetej në pozitë të palakmueshme.

Megjithatë kohëve të fundit janë duke na hamendur disa ide, të cilat natyrisht se po diskutohen jashta syve të opinionit.

E para është që të arrihet një marëveshje për fazë kalimtare. Në këtë rast, Serbia, përveç veriut të Kosovës  do të kishte kontroll mbi kishat dhe manastiret në pjesën tjetër të saj, ndërsa edhe për jugun e Serbisë po shqyrtohen mundësitë për një zgjidhje kalimtare.

Po shqyrtohet ideja që Bujanocit t’i jepet statuti i Qytetit dhe ai të ndahet në dy komuna, në atë të Tërnocit dhe Banjës së Bujanocit. Ideja është që të formohen edhe dy komuna tjera, njëra në stacionin hekurudhor të Preshevës dhe tjetra në anën lindore të Koridorit 10-të, e ku do të bashkangjiteshin fshatra të cilat për momentin administrohen si nga Bujanoci ashtu edhe nga Presheva “, kanë pohuar burimet tona.

Sipas të njejtave burime ditëve të fundit ka ardhur edhe një ide shumë interesante nga ana e ministrit serb të punëve të jashtme.

“ Unë kam informacion se ministri ka thënë në një takim, vendin e të cilit nuk do ta them, se nëse Bashkësia Ndërkombëtare siguron mjete për një pjesë të autostradës dhe për modernzimin e hekurudhës në pjesën nga një bazë ushtarake në afrësi të Bujanocit e deri në kufi me Maqedoninë për të ndërtuar një autostradë të re, atëherë Serbia mund të jetë e gatshme që mos të krijoj komuna të reja, por që të hapen biseda për shkëmbim territoresh sipas vijat etnike “, kanë thënë ndër të tjera burimet tona.

Ndrëkohë, lidhur me mundësitë për shkëmbime territoresh pritet të diskutohet ditëve në vijim edhe ate me një agjendë të ngjeshur. Burimet tona assesi nuk kanë pranuar të tregojnë për vendin e këtyre bisedimeve, por as për mënyrën se si do të zhvillohen ato.

( Autori është drejtor i Rtv Spektri dhe korrespondent i Radios Dojçe Vele ).

Physically agressive bullying hitting, kicking, punching or otherwise free online phone tracker by mobile number at http://besttrackingapps.com/ physically hurting another person

3 Responses

  1. Preshevarja 65 thotë:

    E ne qka duhet te bejm ti qojm te fala ne Beograd se mexhet ai i ka te MOLLA E KUQE…
    Dhe mos te merzitet se nuk ka kufi me Maqedonin se ska problem na e lejojm me kalu me shku te dajt e vet …apo harrova qe shum ja do zemra gjitha anet me pas kufi mi mush xhepat e vet,skan faj se jon msu te shkrete TREPCA me punu e BEOGRADI me ndertu …po jo nuk shkon gjithmon kungulli permi uj jo…kurse bashkesin nderkombetare duhet meja tregu vendin e vet DHE MI TREGU SE JEMI NE ZOT TE KTIJ VENDI DEM BABA DEM…

  2. Rexhep thotë:

    Eselamu alejkum

    Fleni rahat se, nuk ka as ndarje e as shkëmbim, kto jan llafe masdarke në¨për kafiqe…

    selamat, rexhep@ch

  3. […] KosovaLindore – Portal Informativ » Eksluzive: Shkëmbimi i … Po shqyrtohet ideja që Bujanocit t'i jepet statuti i Qytetit dhe ai të ndahet në dy komuna, në atë të Tërnocit dhe Banjës së Bujanocit. Ideja është që të formohen edhe dy komuna tjera, njëra në stacionin hekurudhor të Preshevës dhe tjetra në … http://www.kosovalindore.com/ — Thu, 26 May 2011 10:48:56 -0700 […]

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch