Home » Lajme, Vendore » Ekspertë të bujqësisë këshilla për bujqit e komunës së Preshevës

Ekspertë të bujqësisë këshilla për bujqit e komunës së Preshevës

Ekspertë të bujqësisë kanë këshilluar bujqit e komunës sonë se rreth kujdesit për kulturat bujqësore. Trajnimi ishte organizuar nga Kooperativa Bujqësore  në bashkëpunim me entin për bujqësi dhe instituti për lavërtari dhe pemëtari nga Novi Sadi.

Sipas drejtorit të Kooperativës Bujqësore Qenan Daliu prodhuesit  janë njoftuar rreth riplenimit pranveror për kulturat bujqësore si dhe rreth farërave të ndryshme të misrit dhe kulturave tjera. Këshilluesja për bujqësi dhe kopshtari nga Vranja Nada Llazoviq Gjokoviq  ka këshilluar prodhuesit që të vizitojnë arat e tyre të mbjellura me grurë për të parë se çfarë plehra artificiale duhet të i  hidhet grurit në këtë fazë. Ndërsa Suzana Jerkiq këshilluese për pemëtari dhe vreshtari  ka udhëzuar bujqit se si duhet të konkurrohet për subvencione në ministrinë e Bujqësisë. Për disa vite rresht interesimi për zhvillimin e bujqësisë kishte rënë,kohëve të fundit  qytetarët kanë filluar ti përkushtohen bujqësisë. Pasi gjithmonë ekspertë të bujqësisë kanë konstatuar se vendi ynë ka potenciale për zhvillimin e këtij sektori.

 

 

RTP

 

 

 

 

 

RTP

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress