Këshilli Kombëtar Shqiptar në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica”, në Preshevë ka organizuar ekspozitë ku pjesëmarrës me punimet e tyre ishin nxënësit e shkollave fillore dhe ata të shkollave të mesme të Luginës së Preshevës.
Ata kishin paraqitur punimet e tyre në këtë ekspozitë e cila mblodhi rreth vetes një numër të madhë të nxënësve, arsimtarëve , profesorëve , dhe qytetarëve të shumt.
Punimet e paraqitura në ekspozitë u vlersuan nga komisioni i cili përbëhej nga profesorët: Shezai Sahiti, Xhevdet Dula, Seude Selimi,Zija Amidi, Avni Zairi, Imran Shabani dhe Musa Gjymshiti .
Hapjen e kësaj ekspozite e bëri Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar z.Galip Beqiri i cili I falenderoi të pranishmit dhe shprehu brengën e mos pjesëmarrjes së disa shkollave në këtë ekspozitë.Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve vuri theksin në kontributin e paçmuar që japin arsimtarët shqiptarë në çdo shkollë të vendit. Ndërkaq, nxënësit I përgëzoi për punën e bërë dhe I dëshiroi suksese të mëtutjeshme. Sipas tij, Këshilli Kombëtar Shqiptar do të vazhdoj me aktivitete të tjera për nderë të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Fituasja e cmimit të parë nga shkollat e mesme Puhiza Hyseni shprehet e kënaqur me këtë çmim dhe thot se do të vazhdoj edhe më tutje të vizatoj e pikturoj që të merr pjesë në gara të ndryshme.
Zijah Amidi anëtar I komisionit për vlerësimin e punimeve më të mira, ndahet I kënaqur nga ky organizim si dhe me vizatimet dhe pikturat që kanë paraqitur këta nxënës të shkollave fillore dhe të mesme në Preshevë.
Në këtë ekspozitë janë ndarë shpërblime për fituesit. Nxënësit fitues nga shkollat e mesme janë: Puhiza Hyseni – gjimnazi Skenderbeu ne Presheve, vendi I pare dhe Vanesa Ramadani nga shkolla e mesme Sezai Surroi ne Bujanoc, vendi I dyte.
Nxenësit fitues të shkollave fillore janë: Lisina Dulaj nga sh.f.”Naim Frashëri”, vendi I parë, Fatime Shabani nga sh.f. “Abdulla Krashnica”, Miratoc- vendi I dyte, Edon Fazliu nga sh.f. Prof.”Ibrahim Kelmendi” – Preshevë, vendi I tretë. Ndërkaq u ndanë edhe dy shpërblime për nxënësen Shkurte Mehmedaliu nga sh.f. “Muharrem Kadriu”, në Ternoc dhe për Arta Veselin nga shkolla fillore “Desanka Maksimoviq” ne Bilac.
Punimet më të mira të shkollave fillore dhe të shkollave të mesme do të dërgohen në Ministrinë e Kulturës , në Tiranë. Ishte ky aktiviteti i radhës i Këshillit Kombëtar Shqiptar për nderë të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.