Home » Opinione » Ekstremizmi duhet luftuar nga koka e jo nga bishti!

Ekstremizmi duhet luftuar nga koka e jo nga bishti!

neha-hyseniShkruan: Nehat Hyseni

 

Në Ballkan çdo dukuri shoqërore merr kuptim specifik dhe shumë të veçantë.

Aty, fitohet përshtypja se edhe qielli është më i egërsuar, dielli më përcëllues , kurse shiu dhe breshëri janë më kërcënues, sidomos kur shoqërohen me bumbullimë dhe vetëtimë që sivjet bënë kërdinë, duke vrarë rrufeja reth 170 dele dhe duke e plagosur rëndë bariun, edhepse kishte qenë shumë larg deleve.

Kësaj vere, përveç motit me rrebeshe të shpeshta shiu dhe me bumbullima, jemi

dëshmitarë edhe të debatit tejet të nxehtë reth ekstremizmit islamik në Kosovë dhe burgosjeve spektakolare nga policia e Kosovës të personave me mjekrra karakteristike, në pothuajse tërë Kosovën.

 

Alarmin për rrezikun nga ekstremizmi islamik në Kosovë e dha xhihadisti nga rethina e Kaçanikut që aktualisht është duke luftuar në Siri, 24 vjeçari Lavdrim Muhaxheri, me skenat makabre të prerjes së kokës së një fë riu me thikë!

Këto skena lemeritëse ishin aq trishtuese dhe të tmerrëshme, sa që vështirë mund të shikohen, sepse ta bllokojnë trurin dhe të bëjnë të vjellësh.

E gjithë kjo nga një shqiptar nga Kosova, që ka shkuar në Siri për të luftuar “për

Allah”, duke e kompromituar kështu venindjen e vet Kosovën dhe kombin shqiptar si është më zi para botës. Lavdrim Muhaxheri, ky monstrum shqiptar,na i çeli sytë të gjithëve se të rinjtë shqiptarë nuk janë duke bërë shaka në Siri, Irak e gjetiu ku kanë shkuar për ta ndihmuar “luftën e shenjtë”. Sepse, atje ata kryejnë veprat më mizore në emër të fesë islame.

Indoktrinimi i tyre ka filluar në Kosovë, si duket nga shteti dhe diplomacia

kosovare, në krye me ministrin e punëve të jashtme, Enver Hoxhajn, dhe kryeministrin Hashim Thaçi, të cilët atëbot e pritën me shumë pompozitet opozitën siriane dhe premtuan mbështetje spektakolare.

Pastaj, ligjëratat në të gjitha xhamiat e Kosovës kishin si temë kryesore luftën e Sirisë dhe disa imamë radikalë, si puna e Shefqet Krasniqit në Xhaminë e madhe në Prishtinë, deklaronin në mënyrë teatrale dhe dramatike se si luftëtarët që kanë fatin të flijohen atje, ata janë “xhenetlinjë”!

Me aq pompozitet e patetizëm e deklaronin atë, sa që xhematit u ngriteshin flokët përpjetë, kurse të rinjëve u ngritej shpirti peshë, duke iu bashkëngjitur radhëve të luftëtarëve për Siri.  Madje, edhe Bashkësia Islame e Kosovës nëpërmes të birit të kryetarit Naim Tërnava ishte në krye të organizimit të shkuarjes së të rinjëve shqiptarë në luftën e Sirisë.

 

Pra, Qeveria e Kosovës para dy vitesh e deklaronte si obligim tonin mbështetjen e opozitës në Siri dhe pothuajse haptas deklaronte obligimin tonë për t’i ndihmuar ata, madje e theksonte si detyrë patriotike.

Kurse, imamët e xhamiave e deklaronin si obligim “hyjnor” ndihmën për luftën e Sirisë.

 

Kurse, tani Qeveria e Kosovës organizon spektakle burgosjesh të personave që dy vjet më parë vet i kishte nxitur dhe ftuar që t’i ndihmojnë luftës në Siri?!

 

Nga ana tjetër, të njejtit imamë të cilët me aq patetizëm thërrisnin për t’i

ndihmuar “vëllezërit myslimanë”, tani i gjykojnë ata!

 

Madje, pa fije turpi gënjejnë publikisht në media se kinse i paskan bërë thirrje të rinjëve për të mos shkuar në luftë në Siri?!

 

Pra, kemi të bëjmë me një “kameleonizëm” vrastar, të papërgjegjshëm dhe të turpshëm të politikës dhe të disa klerikëve myslimanë në Kosovë.

Prandaj, edhe përgjegjësia duhet filluar nga “koka”  e jo nga “bishti”! Sikur ta adresojmë me sinqeritet fajësinë, shumë më lehtë do ta kishim luftën kundër ekstremizmit islam tek ne.

Mjafton të gjurmojmë kanalet e financimit të BIK-ut, të shohim mënyrën se si, sa dhe nga kush finansohen dhe si menaxhohen shpenzimet e atyre donacioneve me (pa) adresë.

 

Vetëm një auditim profesional i BIK-ut mund të na qartësoj ndikimet e qarqeve

ekstremiste të islamit që synojnë ta shkatërrojnë islamin tradicional dhe tolerant e civilizues tek ne, me depërtimin kanceroz të ekstremizmit vehabist dhe formave të tjera, që me forma të ndryshme të korruptimit të kreut islam me shuma marramendëse parash, që as nuk deklarohen e as nuk kontrollohen nga askush, e blejnë lirinë dhe krijojnë hapsirë për të vepruar të papenguar nga askush.

 

Disa imamë na janë shndërruar në sheikë, me pasurinë marramendëse që kanë arritur, meqë askush nuk e ka marrë mundimin të hetoj burimet e pasurimit të tyre.

 

Vallë, a e kontrollon ndokush në këtë vend të bekuar Bashkësin Islame të Kosovës (BIK-un)?

 

 Apo imamët që janë bërë biznesmenë dhe profiterë me pasuri përallore, me konvikte private të tyre, duke shërbyer edhe si profesorë edhe si pronarë që fitojnë nga studentët dhe nxënësit e vet.

 

Ashtu si ështê bërë politika biznes dhe burim pasurimi për shumë politikanë të sotëm, që dikur nuk kishin “kryp në lakna”, edhe imamët janë kujdesur që të mos mbesin mbrapa politikanëve, madje edhe t’ia kalojnë.

 

Prandaj, tek shqiptarët politika dhe feja tek shumica e tyre shërbejnë jo si shërbim Zotit, publikut dhe ideologjisë, por si burim pasurimi.

 

Kjo i bie se politikanët deklarojnë parulla stereotipe, se luftojnë për të mirën e popullit, e vet pasurohen sa munden duke e vjedhur e keqpërdorur paranë e taksapaguesve kosovarë, ashtu si bëjnë disa hoxhallarë duke u deklaruar se punojnë e veprojnë “për Allah”,  duke i mbushur xhepat me haram dhe keqpërdorim të parasë publike që e përvetësojnë pa mëshirë.

 

 Kjo dukuri e shëmtuar, që aq shumë është e pranishme tek ne shqiptarët, flet për nivelin moral tonin dhe për (mos) gadishmërinë tonë për shërbim të sinqertë për Fé e Atdhé.

Prandaj, gjërat duhen spatruar së pari në politikën tonë, në BIK, ku sa duket janë problemet më të mëdha dhe aty duhet zgjidhur “lëmshi”, si dhe tek imamët e caktuar.

Nuk mund të veprohet në Kosovë, e cila pretendon demokracinë, duke praktikuar

rregullat e veprimit dhe ligjeve të shteteve arabe, pa i dhënë përgjegjësi shtetit, publikut dhe besimtarëve.

Duhet vënë rregull dhe rend në ligjëratat fetare të imamëve nëpër xhamia, të cilët deri më tani lanë vepruar në mënyrë stigike dhe pë pakontrolluar nga askush. Pastaj, krejt në fund, duhet të merremi me të rinjtë e manipuluar.

 

Prishtina si në Mesjetë!

 

Gjithashtu duhet rregulluar problemi i zhurmës së shfrenuar tê këmbanave, si dhe uzurpimit të qendrës së Prishtinës me objekte megalomane të krishtera, ku garojnë midis veti Kisha Ortodokse dhe ajo Katolike se cila më tepër do e uzurpoj kampusin universitar, si dhe rrënimin e ndërtesës shkollore të Gjimnazit “Xhevdet Doda”, për t’ia lëshuar vendin kishës katolike!

Dikur komunizmi rrënonte kisha dhe xhamia për të ndërtuar shkolla, kurse tani në Kosovë, e veçanërisht në Prishtinë, po ndodhë e kundërta: po rrënohen shkolla, për t’u ndërtuar kisha!

 

Por, për hirë të së vërtetës, nuk e di ndonjë rast në Kosovë të jetë prishur ndonjë shkollë për të ndërtuar ndonjë xhami, ashtu si është rasti me kishat?!

Edhe gjykatat i janë nënshtruar hijes së veprimit dhe autoritetit kishtar, meqë ankesën e Kishës Katolike “Nëna Tereze” të Prishtinës kundër komunës së Prishtinës e shqyrtuan në afatin rekord, duke dhënë aktgjykimin në favor të Kishës!

Ndërkaq, ankesa e Kuvendit komunal të Prishtinës i zhagit me vire nëpër sirtarët e Gjykatës.

 Pra, si duket, Kisha katolike është ngritur mbi shtetin e Kosovës!

 

Madje, sikur nuk mjafton kjo. Prishtina i është kthyer errësirës së Mesjetës, meqë nga mëngjezi në orën 7:00 e deri në mesnarë, në orën 24:00, qytetarët terrorizohen çdo pesëmbëdhjetë minuta me zhurmën e këmbanês së  Kishës Katolike!

 

Pra, Prishtina me 95% myslimanë, jep pasqyrë të shtrembëruar, meqë qendra e saj është uzurpuar nga kishat.

Në fund, mos të harrojmë, pa i spastruar “manipulatorët,” nuk mund të spastrohet situata me të “manipuluarit”.

Ndoshta gjërat duhet kapur për kokë, e jo për “bishti”, pa veçuar asnjë ekstremizëm fetarë, duke favorizuar tjetrin!

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch