Home » Lajme, Opinione » EKZISTENCA E KOSOVËS DHE ZGJEDHJET AMERIKANE

EKZISTENCA E KOSOVËS DHE ZGJEDHJET AMERIKANE

MA. AGIM ALIÇKAJ

Dëshiroj ta filloj këtë shkrim me vargjet e këngës së patriotit dhe këngëtarit folklorik legjendar Dervish Shaqa “ Pej qat sene qëo konHyrrjeti, ksej Kosove kurrë

 s’ju da gazepi”.

Dardania e lashtë ilire, Kosova e jonë e dashur dhe e shtrenjtëpo vuan dhe rënkon. Pret dhe kërkon nga bijtë e bijat më tëmirë të saj ta ndihmojnë dhe shpëtojnë nga shkatërrimi. I mallkon bijtë dhe bijat e saj të këqinj, politikanët e këqinj të Kosovës të cilët vazhdojnë ta lëndojnë, vazhdojnë ta rrjepin, të gatshëm edhe ta shesin për interesa të tyre të sëmura personale.Si është e mundur që populli i lashtë pellazgo-iliro-shqiptar, më i vjetri në Ballkan, me traditë dhe vlera të larta njerëzore, me mirësi dhe virtyte të thella, të katandiset në një gjendje kaq të mjerueshme?!

Serbia njështrigë e vjeter,simbol i urrejtjes, pamëshirës, grykësisë, shpirtëvogëlsisë dhe vlerave jocivilizuese, e përkrahur nga Rusia,vazhdon pandalë veprimet armiqësore ndaj Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar.Jo vetëm që nuk pendohet për krimet monstruoze, por gënjen, besondhe propagandon se ajoështëviktima. Si është e mundur që një shtet kaq primitiv dhe barbar të tolerohet dhe të përkëdhelet nga shtetet e civilizuara demokratike?!

Evropasi gjithmonë, e përçarë, e pavendosur dhe e paaftë për ta zgjidhë konfliktin e Kosovës me Serbinë,Gjermania, Britania dhe disa shtete të tjera të drejta mund ta përkrahin, por nuk mund t’i detyrojnë shtetet pro-serbe ta njohin Kosovën.

Amerika, vendi i demokracisë, drejtësisë dhe ruajtjes së rendit botërorë,është shpresa e vetme e forcimit, ngritjes, shpëtimit dhe ekzistencës sëKosovës.Duhet punuar shumë ta mbajmë dhe ta avancojmë miqësinë e popullit shqiptar me popullin amerikan. Dashuria dhe respekti për Amerikën janë të sinqerta. Interesat afatgjate strategjike i kemi të përbashkëta. Moskuptimet dhe pengesat eventuale me zyrtarë të ndryshëm janë tënatyrshme dhe nuk bën të na dëshprojnë, as të na dekurajojnë. Si në çdo shtet tjetër, edhe në Amerikëzyrtarët e përkohshëm mund të kenë interesa të përkohëshme.Dëgjueshmëria dhe nënshtrimi i plotë dhe pakushte ndaj kërkesave tëtyre, kur ato janë haptas kundër interesave të Kosovës, siç ishte rasti me Ambasdorin Grenell, janë të panevojshme,poshtëruese dhe plotësisht të gabuara.Këtë po e bëjnë politikanët e korruptuar, dembela dhe karrieristë të sëmurë për pushtet. Paraqiten si “pro-amerikanë” me qëllim të mashtrimit të popullit në interes tëmbajtjes me çdo kusht të pushtetit. Amerika nuk ka kohë as interes për t’i kryer punët tona. Ne duhet t’i bëjmë vetë shtetet tona dhe përkrahja nuk do të mungojë. Në rast mospajtimi,nuk është mirë qëzyrtarët amerikan të konfrontohennë mënyrë publike.Ata duhet ballafaquar me fakte dhe argumente, me respekt dhe në mënyrë diplomatike.Kritikat e hapura, edhe nëse janë të drejta, nuk janë frytëdhënëse. Këto kritika, në mbrojtje të interesave të Kosovës,duhet dhe mund t’i bëjnë votuesit shqiptaro-amerikanë të angazhuar nëorganizata të ndryshme në Amerikë, përfshirë ato partiake dhe lobiste.

         Deri me 3 Nëntor Amerikaështëe preokupuar plotësisht me zgjedhjete përgjithëshme dhe çdo gjëështë në funksion të tyre. Kandidatët për President dhe Kongres,kanë nevojë për vota dhe përkrahje financiare. Ata po mundohen tësigurojnë vota dhe përkrahje kudo qëështë e mundurdhe  në këtë moment nuk ju intereson asgjë tjetër. Këtëpo e dëshmon aktiviteti i Ambasadorit Grenell, i cili po bënç’mos të sigurojë vota edhe nga serbët edhe nga shqiptarët. Marrëveshja e 4 shtatorit, përfshirë edhe njohjen e Kosovës nga Izraeli, ishte 100% në funksion dhe për interesa të kampanjës zgjedhore të Presidentit Trump. Arsyeja pse ai po e favorizon Serbinëështë e thjeshtë dhe e qartë. Shovenistët serb i qiten vijat e kuqe duke ja bërë të ditur se nuk lejojnë kurrësesi të kalohen. Interesat shtetërore për ta janë të shenjta. Përfaqësuesit e Kosovës nuk paten vija të kuqe po vetëm të gjelbërta. Ata u treguan të gatshëm edhe ta shesin vendin e tyre për interesa personale.

Serbo-amerikanët dhe shteti serb janëshumë të organizuar dhe tëorientuar në përkrahje të kandidatit Trump. Atashpresojnë dhe besojnë se Trump do t’i ndihmojë në arritjen e qëllimeve të tyre për shkatërrimin e Republikës së Kosovës. Besoj dhe shpresoj se do të dëshperohen keq, edhe nëse fiton ai, sepse nëmandatin e dytë eventual, Trump nuk do të ketënevojëmëas për serbo-amerikanët, as për shqiptaro-amerikanët. Ai do të sheh interesin e Amerikës, “America first”. Qëllimi dhe interesi serb është i ulët, i padrejtë dhe kundër interesave strategjike amerikane. Kërkesat e tyre jan anti-njerëzore dhe të parealizueshme.Natyrisht, kjo varet edhe nga aftësia për veprim e lidershipit  të Kosovës, si dhe veprimeve lobiste në Washington.

Situata me mërgatën shqiptare dhe shtetet tona është krejt ndryshe. Ne jemi të paorganizuar dhe nuk kemi strategji veprimi të përbashkët kombëtar. Politikanët shqiptar nuk i respektojnë shtetet e tyre.Forca e jonë qëndron nëçështjen tonë të drejtë.Puna e jonë në Amerikë duhet të bëhet në dy drejtime, me të dy kandidatët për president dhe me të dyja partitë. Nuk është mirë ta shajmë njëri- tjetrin për përkrahje të njërit apo tjetrit kandidat. Më mirë  është të koncentrohemi në që vota jonë të ketë rëndësi.Shembull për këtëështë veprimi profesional i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane të udhëhequr ngaJoe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi. Liga e mposhti me turp Serbinë në Amerikë deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Nëse fiton Trump, ata të cilët e kan përkrahur dhe votuar, nuk bën të përulen për dukje dhe lavdata, por kanë obligim dhe përgjegjësi të kërkojnë nga Administrata e tij përkrahje për pavarësinë e Kosovës dhe çështjen shqiptare. Të tjerët, duhet të veprojnë dhe ushtrojnë presion në të nëpërmjet Kongresit Amerikan. E njejta gjë vlen edhe nëse fiton Biden. Meqë ai me dekada ka qenë përkrahës shumë i zëshëmdhe konsekuent ii Kosovës dhe e njeh shumë më mirë situatën në Ballkan, puna me administratën e tij logjikisht duhet të jetë më e lehtë. Sidoqoftë rezultati i favorshëm dhe fitorja përfundimtare varet nga ne.

Marrëveshja e Rambujesë ishte shumë e keqe për Kosovën. Pala kosovare nuk kishte rrugë tjetër pos ta nënshkruante sepse populli ishte i robëruar dhe në vuajtje të tmerrshme. Na ndihmoj fati që krimineli Milloshevic, i tërbuar nga urrejtja për shqiptarët,nuk pranoi ta nënshkruante, përndryshe Kosova do të mbetej përgjithmonë pjesëautonome  serbe. Marrëveshja e Presidentit Ahtisaari ishte poashtu e keqe por pranimi i saj ishte e vetmja mënyrë për të arritur deri te njohja e pavarësisë nga Amerika, shtetet demokratike evropiane dhe botërore. Me te u bënëkompromise  shumëtë dhimbëshme dhe më të mëdha të mundëshme. Nuk ka vend as mundësi as nevojë për kompromise shtesë ndaj Serbisë. Marrëveshja e Ambasadorit Grenell për kinse “normalizim ekonomik”është e favorëshme për Serbinë dhe nuk ka asgjë të mirë për Kosovën. Nuk mund të realizohet bashkëpunim ekonomik midis kriminelit i cili vazhdon të jetë kriminel dhe viktimës. Pritet të shuhet, sapo të përfundojnë zgjedhjet amerikane pa marrë parasyshë kush i fiton ato. Kosova nuk bënë tëpranojë  asnjë marrëveshje e cila e cënon pavarësinë, integritetin teritorial dhe sovranitetin e shtetit. Askush nuk ka të drejtë të nënshkruaj marrëveshje pa pëlqimin e popullit shumicë të Kosovës dhe nuk ka forcë në botë që mund ta detyron ate për ta pranuar kthimin e Serbisë në Kosovë.Më mirë është të mos ketë marrëveshje fare.

Populli i Kosovës është i lodhur nga gënjeshtrat, mashtrimet dhe dështimet, si dhe shumë i zemëruar nga veprimet e fundit jodemokratike të klasës së korruptuar politike. Vetëm zgjedhjet e lira mund ta qetësojnë, të krijojnë legjitimitet të vërtetë në qeverisje dhe ta shpëtojnë Republikën e Kosovës nga shkatërrimi.Besimi dhe shpresa është se populli shqiptar si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri do të votojë për ndryshime. Me dy shtete të forta demokratike, popull shtetformues në Maqedoninë Veriore dhe të drejta të plota nacionale dhe njerëzore në Serbi, Mal të Zi dhe Greci, e ardhmja e popullit shqiptar të bashkuar në kuadër të Evropës së bashkuar është e sigurt.

*Anëtar i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Këshillit të Vatrës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch