Home » Kulturë » Ekzpozita botërore e kukullave (në qytetin Higashigawa në Japoni shtator-tetor 2013)

Ekzpozita botërore e kukullave (në qytetin Higashigawa në Japoni shtator-tetor 2013)

“Kjo ekspozitë kukullash është një rast për të mësuar për kulturat e
tjera dhe për të rritur ndërkuptimin popullor” theksoi gjatë fjalimit të
tij ambasadori i Polonisë në Japoni z. Cyryl Kozacxewski, në
ceremoninë e hapjes së ekspozitës së tretë botërore të kukullave,
këtë vit, kushtuar Polonisë dhe që po mbahet tani në qytetin
Higashigawa.
Vëmëndje të veçantë te të pranishmit dhe mjetet masive të
komunikimit pati fakti që bashkëshortja e ambasadorit polak dhe dy
vajzat e tij qenë veshur me kostume tradicionale polake.
Në hapje morën pjesë guvernatori i Kagawa-s, z. Keizo Hamada,
kryetari i bashkisë së Higashigawes, z. Hideki Fujii dhe autoritete të
tjera të kulturës dhe turizmit të rajonit. Një ambasadore kukull e
ardhur nga Polonia, znj. Agnieszka Mozer, e ftoi ngrohtësisht
publikun ta vizitojë ekspozitën, qe do vazhdojë gjer më 6 tetor.
Koleksioni, i krijuar falë ndihmës së esperantistëve nëpër botë,
përbëhet nga 800 kukulla që mbajnë kostume tradicionale. Nga ato,
20 kukulla janë shqiptare dhe paraqesin pjesërisht ndryshimësinë e
madhe të kostumeve dhe traditave në Shqipëri.
Ekspozita e kukullave është një ngjarje e përvitshme që organizohet
nga Shoqata e Re Turistike në qytetin Higashigawa (Kagawa, Japoni)
http://www.hnt.or.jp
dhe mbahet në selinë e saj në Hiketa (Izutsu Yashiki, 769-2901
Higashigawa, Hiketa 2163, Japoni; tel + 81 879 238557). Këtë vit ajo
shpreson në mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe të Trashëgimisë2
Kombëtare të Republikës së Polonisë, ambasadës së Polonisë në
Japoni dhe të provincës polake Lubushi.
Etsuo Miyoshi- Bardhyl Selimi
Kryetar Perkthyes dhe kontribues me kukulla shqiptare

Kukullat - 1Kukullat - 2Kukullat - 3Kukullat - 4

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch