Home » Sport » El Clasico – fakte interesante

El Clasico – fakte interesante

Sonte mbrëma me fillim nga ora 20:00, në tempullin mitik të futbollit botëror, folenë e katalanasve, Camp Nou, Barcelona ka një mision të vështirë – o gjithçka, o asgjë, ndaj një ekipi galaktik plot yje, është rivali Real Madrid që pas një kohe të gjatë ka në duar gjërat…i ka në duar Blaugranët.

A e dini se?

Barcelona ka një ecuri prej 11 fitoreve radhazi në La Liga, duke shënuar 33 gola dhe duke pranuar vetëm 8 gola.

Katalanasit kanë shënuar 167 gola në të gjitha garat këtë edicion, 15 më shumë se sa në tërësi sezonin e kaluar.

Ecuria e tanishme prej 54 ndeshjeve pa humbje në shtëpi e Barcelonës në të gjitha garat është ecuria e dytë më e gjatë në histori të klubit. Rekordi është 73 ndeshje pa humbje në Camp Nou në sezonet 1973 deri 1976.

Lionel Messi ka shënuar 29 gola në 16 paraqitjet e fundit për Barcelonën dhe kombëtaren argjentinase.

Real Madridi është po ashtu në një ecuri të jashtëzakonshme prej 18 ndeshjeve pa humbje (15 fitore, 3 barazime). Humbja e fundit e Los Blancos është pikërisht ndaj Barcelonës me rezultat 3-1 më 10 dhjetor.

Los Blancos ende janë në kërkim të fitores së parë në La Liga ndaj rivalëve të përbetuar që prej angazhimit të Pep Guardiolës në vitin 2008 (1 barazim, 6 humbje).

Në 14 ndeshje ndaj ekipit të Pep Guardiolës në të gjitha garat, Real Madridi ka 1 fitore, 4 barazime dhe 9 humbje, teksa fitorja e vetme është pas vazhdimeve në finalen e Copa del Rey.

Nëse Reali shënon të shtunën ndaj Barcelonës, atëherë ekipi do të thyejë rekordin prej 107 golave të shënuar në La Liga për një sezon, të vënë nga vet ekipi madrilen i John Toshack në sezonin 1989/1990.

El Clasico

Gjithsej janë zhvilluar 249 ndeshje El Clasico ku:

Real Madridi ka 90 fitore
Barazime janë 55
Barcelona ka 104 fitore

 

Në këto 249 ndeshje, në El Clasico janë shënuar 836 gola:

Real Madridi ka shënuar 404 gola
Barcelona ka shënuar 432 gola

Barcelona është klubi më i trofeshëm në Spanjë me 75 tituj zyrtarë të fituar, kurse Real Madridi ka 74 tituj zyrtarë të fituar në histori.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch