Home » Lajme, Opinione » Elita politike është manipulatorja dhe pronarja e korrupsionit

Elita politike është manipulatorja dhe pronarja e korrupsionit

Nga Skënder S.KAPITI

Nuk ka dhe nuk funksionon demokracia aty ku politika është  baraz  dhe identifikohet me korrupsionin.

Gjatë këtij tranzicioni  në Shqipëri kemi parë vetëm ndërrim pushtetesh apo më sakt ndërrim pronarësh politikë të korrupsionit, pasi korrupsioni as nuk u luftua dhe as nuk u ndëshkua por vetëm sa u rrit dhe u perfeksionua nga elita politike pavarësisht alternimeve  në pushtet të krahëve të saj, si të majtë dhe të djathtë, dhe pavarësisht premtimeve të  elitës politike për luftë kundër tij.

Kjo  vijoi kështu sepse të gjitha partitë politike shqiptare kanë si të përbashkët të tyre  faktin se: kryetarët dhe shpura e ngushtë servile rreth  tyre, pra establishmenti politik  janë të pasfidueshëm nga partia, nga shteti, nga ligji dhe nga demokracia.

Prej këtij realiteti  prandaj dhe vjen edhe  problemi më i  madh sot si në Shqipëri dhe në Kosovë  i cili është korrupsioni i jashtëzakonshëm dhe mosefikasiteti i luftës kundër tij dhe as kundër krimit të organizuar, problem i cili buron prej kësaj klase politike.Kjo gjëndje dhe ky realitet  është  bërë edhe problem ndërkombëtar te shtetet dhe vëndet perendimore ,te SHBA dhe në BE. Kjo ndodh sepse e gjithë elita politike kudoshqiptare, qoftë pozitë dhe opozitë ,i gjithë spektri politik shqiptar është i korruptuar, apo ai që quhet establishmeti politik i sotëm është i korruptuar.Si pasojë e këtij realiteti politika e sotme si ajo në Shqipëri dhe ajo në Kosovë  nuk ka dhe nuk ofron asnjë zgjidhje pasi nuk ka dhe nuk prodhojnë  alternartiva  zgjidhjeje politika e tillë  e korrupsionit dhe e kriminalizuar, si dhe ajo as nuk ka vullnet dhe as dëshirë për luftë kundër krimit dhe as kunder korrupsionit.

Elita politike shqiptare, korrupsionin, ajo e ka biznesin kryesor, sepse me korrupsion politika dhe politikanët shqiptarë janë bërë te pasur dhe pronarë të politikës, shtetit, të drejtësisë, të parasë publike dhe të posteve e të detyrave shtetërore dhe të ligjit. Me to ata bëjnë çfarë të duan dhe nuk përgjigjen dhe as nuk ndëshkohen. Elita politike e korruptuar shqiptare, establishmenti i sotëm politik kudoshqiptar ua kanë mbyllur rrugën njerëzve të rinj dhe  të aftë dhe potencialë për politikë dhe për integrimin e tyre  në politikë dhe në punët shtetërore  sepse edhe zgjedhja e tyre, e te rinjve behet sipas preferencës korruptive, injorante ,servile dhe nepotike  nga establishmenti politik  aktual i çdo partie politike. Kjo ndodh sepse elita aktuale politike shqiptare është mirëstrukturuar dhe ngritur mbi themele krimi dhe korrupsioni dhe funksionon po si krim dhe korrupsion. Mashtrimin më të madh kjo elitë politike e bën po në emër të luftës kundër krimit dhe korrupsionit, në emër të ligjit dhe të VETTING-ut në një kohë kur realisht kjo elitë është vetë krimi, korrupsioni dhe padrejtësia. Nuk  është me rëndësi miratimi i ligjeve të mira, miratimi i VETTING-ut ,por me rëndësi është korrektësia dhe zbatueshmëria e tyre, është përmirësimi dhe ndryshimi real dhe konkret.

Përmirësimi vjen vetëm kur zbatohet ligji dhe drejtësia.

Përderisa ligji dhe drejtësia janë deficitet më të mëdha si në Shqipëri dhe në Kosovë, ku ato të dyja kanë dështuar pothuajse tërësisht, atehere kjo do të thotë se një gjë e tillë ndodh vetëm atëhere kur politika është e korruptuar dhe e kriminalzuar.

Rrugë tjetër justifikimi nuk ka.

Ky është kontrasti më i madh sot në të dy shtetet shqiptare midis asaj se çfarë thuhet e shpallet dhe asaj se çfarë ndodh e nuk zbatohet. Jo vetëm elita politike shqiptare por në një gjëndje të paralizuar nga korrupsioni  janë edhe organizatat joqeveritare, shoqëria civile e mediat, të cilat duhet të kërkojnë dhe të jenë shumë hapa më përpara se pushteti  dhe opozita politike në luftë kundër krimit dhe korrupsionit, në emër të lirisë dhe të moralit e ligjit. Mirëpo  edhe ato janë konform dhe në sinkron  apo më sakt janë paralizuar nga servilizmi i krerëve  të elitës drejtuese dhe pronarëve të tyre, nga mercenarizmi dhe përfitimi personal i tyre, i sahanlëpirësve  politik të tyre ashtu sikurse edhe sistemi i drejtësisë. Gjatë këtyre 25 vite në Shqipëri janë para ndryshime shumë të vogla për në të mirë, por ndryshime të mëdha për në të keq, siç është p.sh. rritja dhe përkeqësimi vazhdimisht i krimit dhe i korrupsionit politik,i qeverisjes qëndrore e lokale; përkeqësimi me drejtësinë, me pronat, me varfërinë, papunësinë, eksodin etj. Elita politike shqiptare është e kriminalizuar dhe e korruptuar pasi ajo është e mbrojtuar nga pandëshkueshmëria ligjore dhe shtetërore, ata, asnjëri dhe asnjëherë nuk u vunë para drejtësisë. Dhe së fundi them se nuk është i mjaftueshëm vetëm presioni ndërkombëtar kundër krimit dhe korrupsionit të politikës dhe të politikanëve shqiptarë por duhet të lëvizë edhe brezi i ri dhe shoqëria civile shqiptare.

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.