Home » Lajme, Opinione » ELITA POLITIKE NË SHQIPËRI KA DËSHTUAR

ELITA POLITIKE NË SHQIPËRI KA DËSHTUAR

Nga Skënder Sadri KAPITI

Gjëja më e sigurt, më e ditur, më e ekspozuar  dhe njëkohësisht më e diskredituara publikisht dhe ndërkombëtarisht është fakti se “elita”politike,  politika dhe politikanët shqiptarë kanë dështuar si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

Dështimin e tyre e verteton gjëndja që ka ardhur prej tyre,  dhe fakti se ku ndodhet realiteti shtetëror, ligjor, ai politik, diplomatik, ekonomik, demokratik  dhe ai i integrimit.

Ky dështim i madh i kësaj elite politike u ka shkaktuar pasoja të rënda sociale shqiptarëve si: papunësi, varfëri, stres , pasiguri ekonomike e juridike; humbje shprese dhe braktisje të atdheut.

Kjo elitë politike ka dështuar pasi as në Shqipëri dhe as në Kosovë politika nuk mundi që të ndëtojë një shtet ligjor e demokratik me standarde moderne; kjo elitë politike ka dështuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe kundër korrupsionit; kjo elitë politike ka dështuar në rrugën e integrimit europian. Ka dështuar elita politike shqiptare ,kjo sepse: ajo vetë është problemi shqetësues më i madh që kanë sot shqiptarët

Ligjin në shtet, në drejtësi dhe kudo në të gjitha sferat e jetës e bëjnë injoranca, ligësia,  krimi, ryshfeti e korrupsioni.

Kjo elitë politike  ka kapur shtetin dhe drejtësinë. Ajo  spekulon dhe manipulon me  krimin, korrupsionin, pushtetin e demokracinë.

Shteti dhe shoqëria, demokracia dhe ligji në Shqipëri e Kosovë keqfunksionojnë sepse funksionojnë korrupsioni, krimi, antiligji e antishteti.  Ky dështim i madh i politikës ka likujduar vlerat , lirinë dhe moralin politik.

Kjo elitë politike demokracinë dhe shtetin ligjor i ka kthyer dhe i përdor si mashtrime dhe  hipokrizi dogmatike. Kjo elitë politike ka dështuar sepse interesi vetiak, egoizmi i saj dhe i qeveritarëve të saj janë të   papërmbajtura, të liga dhe  të pangopura.

Kjo politike e sotme është armiku më i madh i interesit të qytetarit dhe të atij publik. Kjo elitë politike zgjedh dhe seleksionon në krye të vetes së saj  antivlerat, individë të padenjë e të patraditë, injorantë dhe të papërgjegjshëm para ligjit; zgjedh të korruptuarit dhe hajdutët. Kjo elitë politike e korruptuar  demokracinë dhe zgjedhjet demokratike i ka kthyer në regjim dhe në zgjedhë, në kular e kurth  demokratik.Kësaj elite politike nuk i intereson asgjë tjetër por vetëm pushteti, marrja dhe ruajtja e tij me cdo mjet.  

Prandaj kjo elitë politike ka dështuar dhe duhet ndëshkuar e larguar nga pushteti sa më parë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch