Home » Lajme, Vendore » Elvis Naçi refuzoi 100 mijë euro nga një serb

Elvis Naçi refuzoi 100 mijë euro nga një serb

Elvis Naçi për fondet e tërmetit deklarohet se nuk pranon donacion nga serbët: “Më kujtohet gjaku i kosovarëve në luftë”.

Mbrëmë në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, Elvis Naçi ka bërë një rrëfim në News24. Ai është shprehur se ka refuzuar dy donacione nga shtetas serbë.

Bëhet fjalë për një donacion para tërmetit për fondacionin “Firdeus” në shumën e 100 mijë eurove dhe një tjetër pas tërmetit, sërish nga një shtetas serb, në shumë 5 mijë euro.

“Kam refuzuar 100 mijë euro për fondacionin Firdeus para tërmetit të 26 nëntorit nga një shtetas serb. Pas tërmetit më erdhi një donacion 5 mijë euro po nga një shtetas serb. Unë nuk paragjykoj asnjë, por sa herë kujtoj gjakun e vëllezërve në Kosovë, nuk mund ta bëj. Nuk do pranoj asnjëherë asnjë fond nga shtetas serbë”, tha Elvis Naçi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch