Home » Lajme » Emigrantët shkatërrojnë plakatete e SVP-së

Emigrantët shkatërrojnë plakatete e SVP-së

Emigrantët e huaj kanë demoluar dhe shlyer bilbordet dhe materialet propaganduese të partisë SVP në kantonin e Thurgau në Zvicër. 

Partia popullore zvicerane ka nisur një fushatë kundër emigrantëve, duke pasur në shënjestër emigrantët shqiptarë, të cilët u lidhën muajve të fundit me therrjen e një anëtari të kësaj partie, pas një incidenti të provokuar.

Por, SVP tani ka drejtuar kritika të ashpra kundër aksionit për demolimin e reklamave të tyre nëpër këtë kanton, ku drejtuesi i kësaj partie është bërë me mustaqe, duke simbolizuar Hitlerin.

“Ky është një vandalizëm i cili për secilën plakatë na kushton mbi 250 franga” shpjegon anëtari i SVP-së së Thurgaut Heinrich Frei.

Për këtë arsye, Frei ka shpallur në mediat zvicërrane se për kapjen e një personi i cili “Vizaton” apo demolon reklamat e kësaj partie do të merr një shpërblim prej 2000 frangave.

SVP me temat e saja kundër mërgimtarëve, veçanërisht kundër kosovarëve, përpiqet që kësaj radhe të fitoj sa më shumë vota në zgjedhjet e ardhshme. (A.Martini/INA)

Even better, have your students pro-homework-help.com/ make their own virtual field trip videos of your hometown to share with kids in faraway places

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch