Home » Lajme » Emirates, sponsor i Real Madridit

Emirates, sponsor i Real Madridit

Real Madrid ka arritur marrëveshje pesëvjeçare me Emirates, për sponsorim, njofton klubi spanjoll përmes uebfaqes së vetë zyrtare.

Marrëveshja, e cila u konfirmuar në një konferencë për shtyp në stadiumin Santiago Bernabeu, e sheh kompaninë ajrore nga Dubai si partner zyrtar gjigantin ajror me klubin spanjoll.

“Jam i nderuar me këtë partneritet në mes të dy markave globale dhe liderëve në sektorët përkatës. Mendoj se jemi në fillim të një marrëdhënie të fuqishme, e cila do ta lidh klubin me miliona fansa, përreth botës”, deklaroi presidenti i Realit, Florentino Perez.

Deri tash, sponsor i madrilenëve ishte kompania e basteve, Bwin. Edhe përfaqësuesit e Emirates e shprehën kënaqësinë që do ta kenë mundësinë të bashkëpunojnë me klubin më të madh në botë.

Kjo kompani është sponsor edhe i klubeve të tjera të njohura evropiane si Milan, Arsenal e PSG.

If we’re going to break out of the obsolete model thats currently undermining teaching and learning, http://www.firstessaywritinghelp.com/ then we need to rethink everything

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch