Home » Sport » Emocionet e Botërorit rikthehen më sfidën Brazil-Kili

Emocionet e Botërorit rikthehen më sfidën Brazil-Kili

Brazil v Kili Brazil v KiliEmocionet e Kupës së Botës ‘Brazili 2014’, rikthehen sonte më përballjen ndërmjet Brazilit dhe Kilit.

Brazilianët dhe kilianët do të sfidohen në kuadër të tetës së finales së këtij Botërori, garë kjo që tashmë ka hyrë në fazën me të ‘nxehtë’.

Tashmë kthim mbrapa nuk ka. Skuadra që humbet rikthehet në vendlindje. Futbollistët e Brazilit të përkrahur nga 200 milion njerëz do të kërkojnë fitore kundër Kilit, kombëtare kjo që nuk dorëzohet lehtë.

Trajneri i Brazilit, Luiz Felipe Scolar gjashtë muaj më parë kishte deklaruar se ekipi amerikano-jugor, të cilit i druhet më shumë është Kili, dhe pikërisht këta të fundit do t’i gjejë përballë në raundin e 1/8.

Statistikat flasin së Brazili nuk eliminohet në fazën e 1/8 që prej botërorit të 1990, kur u mund 1-0 nga Argjentina, ndërkohë që Kili nga ana e tij nuk arrin të kalojë 1/8 që prej botërorit të vitit 1962, kur shkonte deri në gjysmëfinale në kompeticionin që organizoi në shtëpi.

Në 12 nde shjet e fundit, Brazili ka fituar 10 dhe ka barazuar 2 dhe pritshmëritë janë të mëdha për takimin që do të luhet në ‘Mineirao’, e që nis në orën 18:00.

Ndërkohë, nxehtë pritet të jetë edhe në përballjen e dytë të 1/8 e finales mes Kolumbisë dhe Urugait.

Urugai në këtë sfidë do të ketë pa yllin e tyre, Luis Suarezin, i cili larguar nga Brazili për shkak të dënimit që mori nga FIFA pasi kishte kafshuar Chiellinin e Italisë.

Ballafaqimi mes Kolumbisë dhe Urugait nis në orën 22:00.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch