Home » Intervistë, Lajme » ENVER CAMAJ ISHTE DHE MBETI ATDHETAR I PA LUHATSHËM I ÇËSHTJES KOMBËTARE PËR PAVARËSINË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

ENVER CAMAJ ISHTE DHE MBETI ATDHETAR I PA LUHATSHËM I ÇËSHTJES KOMBËTARE PËR PAVARËSINË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Është fakt i pamohueshëm se Enver Camaj, ishte dhe mbeti njëri ndër veprimtarët më të dalluar, sidomos në mbarëvajtjen e Fondit të Republikës së Kosovës Trepërqindëshi për Suedi. Shikuar nga këndi i veprimtarisë së tij, mund të themi se ai ka arritur përmbushjen e obligimeve që t’a mbështes njëqindpërqind vijën institucionale të Republikës së Kosovës të udhëhur nga Presidenti Ibrahim Rugova.

Sa herë që përmendet Fondi i Trepërqindëshit në Suedi, nuk mund të anashkalohet emri i ndritur i Enver Camajt. Janë të shumta aktivitetet e tij me vepra humane, kulturore dhe politike, i të cilave Enveri ishte mburoj e fuqishme dhe e pethyeshme kur ishin interesat e çështjes kombëtare shqiptare. Me kontributin e tij të madh, tanimë ai ka krijuar historinë e të kaluarës së tij të begatë. Tashmë kur është duke u vlerësuar puna dhe verimtaria e tij, sidomos nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, në Suedi, përgjithësisht ka rezultuar se puna e tij qenësore, funskioni i tij prej një intelektuali brenda një rrethi të gjërë shoqëror në Suedi, rezulton se është njëri ndër veprimtarët më të dalluar në Suedi, i cili ka reflektuar dashuri të madhe ndaj Kosovës dhe çështjes kombëtare shqiptare.

Duhet thënë se veprimtaria e z. Camaj, ka qenë e dalluar në përcaktimin e punës së tij, si në planin ideor të grumbullimit të ndihmave për Kosovën ashtu edhe në planin politik për sensibilizimin e çështjes së Kosovës dhe ate shqiptare.

Nëse e marrim parasysh kur Kosova ishte në ditët më të vështira, Enver Camaj, prioritet të pashmangshëm kishte interpretimin e organizimit të grumbullimit të ndihmave për Kosovën për të ndihmuar popullatën dhe arsimin në veçanti. Komunikimi i tij me veprimtarët shqiptarë, ishte këmbëngulës në vlera kombëtare. Megjithatë, kanë qenë disa elemente konstante te Enver Camaj që e bëjnë autentik dhe atdhetar të madh të çështjes kombëtare, e që njëra ndër më kryesoret ishte përkraja dhe realizimi i shtetit të Republikës së Kosovës. Mirëpo duhet thënë edhe kjo se Enver Camaj, kishte cilësi të pastër dhe aftësi intelektuale kur është fjala e rrugës së ineteresave të popullit Shqiptar.

Ne shoqëria dhe bashkëveprimtarët e tij në Suedi, e kujtojmë me shumë dashuri dhe nostalgji, kohën dhe veprimtarinë që e zhvilluam së bashku.

Asnjëherë nuk e kemi harruar dhe as nuk do ta harrojmë, përkundrazi, ai do të vlerësohet dhe çmohet nga historia që do ti kushtohet shqiptarëve në Suedi e pse jo edhe në Gjermani sa kishte qëndruar dhe vepruar.

 

E kujtojmë me mall mikun tonë të dashur duke u lutur që Zoti ta bekon  veprimtarinë e atdhetarit Enver Camaj, për çështjen shqiptare dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës.

 

Nga bashkëveprimtari i tij. Z. Hysen Ibrahimi,

Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë

”Papa Klementi XI Albani”, Suedi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Kosovalindore · Powered by KosovaLindore